Connect with Us

Real Madrid bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kur prezantohet Camavinga

Sport

Real Madrid bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kur prezantohet Camavinga

Publikuar

-

Eduardo Camavinga u transferua nga Rennes te Real Madrid. Klubi madrilen njoftoi pak më parë se prezantimi i futbollistit do të bëhet ditën e mërkurë. Afrimi i mesfushorit 18 vjeçar ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Ancelotti, i cili ka kohë që e ndjek atë.

“Real Madrid CF njofton se nesër, e mërkurë, 8 shtator, në orën 12:30, do të bëhet prezantimi i Eduardo Camavinga si një lojtar i ri i joni” – shkruan klubi.

Prezantimi i Camavinga mezi pritet nga tifozët e Realit të Madridit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Edin Dzeko vendos rekord të ri me fanellën e Interit

Publikuar

-

Nga

Edin Xheko është padiskutim njeriu lider dhe golashënuesi i momentit te Interi i cili me golat dhe paraqitjet e tij ka ndihmuar zikaltërit në këtë fillim sezoni.

Së fundmi bomberi boshnjak ka realizuar edhe mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë ndaj Juventusit në stadiumin “Giuseppe Meazza” e cila përfundoi me rezultatin 1-1 dhe si gjithmonë me polemika.

Sipas faqes së njohur së statistikave, “OPTA Paolo”, Edin Xheko ka realizuar 5 gola në 4 ndeshjet e tij të para në ndeshjet shtëpiake në këtë kampionat.



Në epokën e 3 pikëve vetëm dy lojtarë zikaltër kanë bërë më mirë: Mauro Ikardi në sezonin 2017/2018 dhe Marko Branka në sezonin 1995/1996 ku kanë realizuar 6 gola të dy.

Aktualisht numri 9 i Interit në 9 ndeshje në këtë sezon në Serinë A ka realizuar 7 gola në 9 ndeshje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohet numri i biletave të shitura deri tani për derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në “Air Albania” dhe ky stadium do të jetë 30% i hapur për tifozët.

Zyrtarisht po, por nuk duket kështu. Kjo, pasi “Panorama Sport” shkruan se janë shitur mbi 10 mijë bileta dhe me stadiumin që ka kapacitet 22 mijë vende, praktikisht janë shitur 50% e vendeve dhe biletat vazhdojnë e shiten.



Ditën e djeshme nisi shitja edhe për biletat në katin e dytë të tribunave dhe në derbin e kryeqytetit pritet një stadium i mbushur plot

LEXO TE PLOTE

Seria A

Moviola, penalltia e Juventusit ndaj Interit ishte e saktë

Publikuar

-

Nga

Vetëm një moment vendimtar në Inter-Juventus. Minuta e 87-të në vijën e zonës së rreptësisë zikaltër, ka një situatë të dyshimtë pasi Dumfris godet Aleks Sandron. Në pamje të parë duket gjithçka normale, por ndërhyn VAR-i që i kërkon kryesorit Mariani të konsultojë pamjet. Nga to duket qartë se holandezi i Interit godet mbrojtësin juventin mbi vijën kufizuese të 16 metrave.

Rregullorja flet qartë: Vija është pjesë e zonës dhe për arbitrin është penallti e cila transformohet në gol nga Dibala. Ndërkohë, Simone Inzagi përjashtohet me karton të kuq pasi hodhi një jelek në fushë në shenjë proteste për penalltinë e dhënë.



LEXO TE PLOTE