Connect with Us

Porti i Durrësit nyje konkurruese për narkotrafikun ndërkombëtar

Kronika

Porti i Durrësit nyje konkurruese për narkotrafikun ndërkombëtar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm duke e kthyer portin e Durrësit në një nyje konkurruese të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet në kohë Shqipëria rrezikon të kthehet në një narko-shtet.

Autoritetet shqiptare kapën sot në port rreth 7.7 kg kokainë në kontejnerin e një tjetër porosie të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në tre muajt e fundit kjo është hera e katërt që porositë e kësaj kompanie kanë kokainë në kontejnerë. Dy vite më parë asaj iu kapën edhe 137 kg të tjera.

Duke komentuar këtë rast, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha për Euronews Albania se situata është alarmante.

“Ajo që është alarm shumë i madh, është se porti i Durrësit është bërë nyje e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta,” – tha Karamuça.

Karamuça e konsideroi paradoks faktin që kompania e importit të frutave vijon të faturojë aktivitet ekonomik pavarësisht asaj i janë kapur disa herë sasi droge në kontejnerë.

Ai tha se fuqizimi i grupeve kriminale ka rreth 20 vite që vijon duke përfituar kryesisht nga përgjumja e strukturave shtetërore. Për këtë eksperti kritikoi qasjen e autoriteteve shqiptare që, sipas tij, nuk vihen në pararojë edhe kur prokurorë të njohur të antimafies italiane paralajmërojnë forcim të mëtejshëm të grupeve kriminale.

LEXO EDHE:  Droga e fshehur në gomat e makinës/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Karamuça tha se bandat shqiptare janë forcuar dhe po konkurrojnë në tregun evropian për transportin, magazinimin dhe shpërndarjen me çmime disa herë më të lira.

“Malli që niset nga Bolivia, Kolumbia, Meksika e Peruja, niset me çmim 4-7 mijë dollarë [për kilogram] dhe mbërrin te grosistët 24 mijë dollarë, këta më pas e nxjerrin në treg 30-40 mijë dollarë,” – tha Karamuça duke theksuar fitimet e majme të grupeve kriminale.

Eksperti tha për Euronews Albania se aktualisht rreth 10-15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë vjen si rrjedhojë e narkotrafikut. Ai paralajmëroi se nëse kjo përqindje do të rritet dhe do të shkojë sa çereku i prodhimit të përgjithshëm, atëherë Shqipëria “do të jetë narko-republikë”.

“Ky do jetë rrezik jo vetëm për struktura të veçanta të korruptuara të policisë, por për gjithë shoqërinë tonë,” – theksoi Karamuça./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zbardhen detaje nga plagosja e 24 vjeçarit në Shkodër/ I riu, i afërm me vëllezërit që dyshohet se ekzekutuan Ridvan Ramazanin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Detaje të reja janë zbardhur rreth plagosjes në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Shtetasi I.M , 24 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri teksa po hidhte mbeturinat. Sipas Report Tv, 24 vjeçari dyshohet se është qëlluar në distancë të largët. Zona ku ka ndodhur ngjarja është e pabanuar.



Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Qeverinë/ “Eksportoni drogë dhe importoni plehra’

LEXO EDHE:  Shokon këngëtarja e njohur: Mamaja më bëri ta filloja drogën

Mësohet se I. M është i afërm i Duel e Hydajet Mehmedaj , të cilët janë të dyshuar për vrasjen e Ridvan Hysenit (Ramazanit), i cili u ekzekutua me 28 Nëntor 2020 në fshatin Mushan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konfliktohen me hajdutët/ Plagosen me thikë babë e bir

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku babë e birë janë paraqitur në spital të plagosur me thikë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 180 bimë narkotike, që dyshohet se kultivoheshin nga babë e bir.

Policia ka zbardhur detaje duke treguar se dy shtetasit janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.



LEXO EDHE:  Iu gjet droga në lavatriçe/ Gjykata kthen në burg 50 vjeçaren, Vera Preka

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e viktimave

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve“, njofton policia./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I parkuar në oborrin e shtëpisë/ Gjendet i djegur mjeti në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Kamenicë të Korçës, rreth orës 01:00, është djegur një mjet.

Sipas policisë mjeti ka qenë i parkuar në banesën e një shtetasi i cili nuk rezulton problematik ndërsa ende nuk dihet nëse flakët që kanë përfshirë mjetin janë shkaktuar në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme.



Ekspertët ndërkohë po bëjnë këqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE