Connect with Us

Përplasjet në PS/ Gjiknuri kapet mat nga gazetarët

Politikë

Përplasjet në PS/ Gjiknuri kapet mat nga gazetarët

Publikuar

-

cna lajme politik

Kryeministri Edi Rama, ka thirrur sot sekretariatin e ri të Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i pyetur nga gazetarët për përplasjet brenda PS,  është gjendur në vështirësi dhe në këto situatë është justifikuar, duke thënë se këto  janë anektoda.

Brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, PS ka kaluar prova që të mbajë ekuilibrat e e nevojshëm dhe të nxjerrë më të mirat”, është shprehur Gjiknuri.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Ja kush bën emërimet e punonjësve në administratë

Më tej gazetarët e kanë ngacmuar  edhe në lidhje me zëvendësimin e Taulant Ballës.

Por, sipas tij,  alla sërish ka një detyrë të rëndësishme, kështu që ndarja është bërë në riorganizimin më të mirë të partisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Po me atë “Lulin” tjetër si do t’ia bëjnë?  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Astrit Patozi 

Përpiqem t’i kuptoj ata demokratë apo ish-demokratë të mërzitur, që janë ngazëllyer aq shumë dhe kanë nisur të ndjehen gjallë nga rikthimi në fushë i doktorit. Edhe adrenalinën apo motivimin e fortë, që prodhon idea e hakmarrjes për shumicën e tyre, se më në fund po afrohet dita e shpagimit për “besëprerin” Lulzim Basha.

Por e zemë për një çast se do t’u plotësohet ëndrra, ndonëse nuk ka ndonjë shenjë që kryetari me letra i PD ta çojë nëpër mend të dorëzojë çelësat, edhe sikur takimet e Berishës t’i shkojnë në oborrin e selisë.



Puna është se çfarë do bëjnë me atë “Lulin” tjetër, që do vijë pasi ta heqin këtë “liderin e thyer” peng të Edi Ramës. Mbase do ta presin edhe nja 12 vjet të tjera, derisa të binden se ai nuk do ta tradhtojë kurrë doktorin.

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit/ Ruçi nuk harron Metën

LEXO EDHE:  Reformë rrënjësore në PS/ Çfarë do të ndodhë pas mbledhjes së Asamblesë

Me sa duket, 31 vjet pluralizëm në Shqipëri nuk kanë mjaftuar për të mësuar se në një vend demokratik duhet të bësh një herë partinë dhe pastaj të zgjedhësh kryetarin. Këta duan të zgjedhin një herë kryetarin, që ai pastaj t’u rregullojë apo t’ua bëjë ndoshta nga e para partinë.

Dhe për shkak të këtij keqkuptimi i kanë rënë shkurt, u janë falur të gjithë foltores, njësoj si ata të pafatët në bashkëjetesë, që pasi i provojnë të gjitha, martohen prapë me gruan e parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri zbulojën “cirkun” Rama-Basha/ Çfarë kërkon të fshehë kryeministri

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend dhe krizën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama po bën “cirk”, që njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive.

Sipas Manjani, në këtë “lojë”, po i vjen në ndihmë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, për të cilin thotë se “bën numra shpejtësie me Vulën e PD”.

Gjithashtu Manjani thekson se plani I Qeverisë është të rrisë me 40% çmimin e energjisë, dhe jo me 18% sikurse ka deklaruar Rama.

Arrestimi i Thoma Gëllçit dhe kopaçet që këput Bosi në TV me çmimin e hashashit janë cirk.

Cirku Rama që ofrohet si shfaqje për të bërë njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive!



LEXO EDHE:  Vajza e Bashkim Finos pjesë e PS/ Braçe: Krenohu me Megin, mik

LEXO EDHE:  Ministri i Ramës i filmuar duke i dhënë para Habilajt

Pjesë e kësaj shfaqje cirku është padyshim dhe partia e Lulit. Ky i fundit bën numra shpejtësie me Vulën e PD…

Nuk e di ç’ka bërë Thomai, por çfarëdo të ketë bërë nuk është ai që thau kaskadën e Drinit dhe burimet financiare të KESH dhe OSHE.

Meqë ra fjala, keni dëgjuar ndonjë

krizë në botë që të ketë një datë fillimi dhe një datë fikse mbarimi?!! Se cirku Rama do të na fshijë edhe memorien. Do të na shpërlajë trutë para se të rrjepë paratë..

Dhe çmimi kërkohet të rritet me të paktën 40%, jo 18% sa ç’tha Bosi.

Sa më spektakël cirku aq më e madhe fshehja!”-shkruan Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri denoncon megavjedhjen shtetërore/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, dhe të Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2”, ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit për krizën energjitike.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se nuk ka krizë energjitike, por sipas tij kjo është megavjedhje shtetërore.

Po ashtu, Vasili i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë SPAK, të cilit i kërkon të veprojë, dhe të mos fshihet.

SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krizë energjitike, por megavjedhje shtetërore!!!

Faktet ulërijnë!!!

S’ka krizë energjitike, por korrupsion të tmerrshem dhe maskarellëk të qeverisë.

Qeveria do të rrisë çmimet e energjisë, për të mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, qe i ka bërë arkës së shtetit, qe është bosh!

Qytetarët nga varfëria e tyre u dashka të paguajne hajdutërinë e qeverisë.

Gjendja energjitike këtë vit ka qënë nga më të mirat.

Prodhimi vendas i energjisë i bollshem si asnjëherë.



LEXO EDHE:  Miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri: Nuk jemi aq të trashë, s’kemi bërë asnjë gabim

LEXO EDHE:  Ministri i Ramës i filmuar duke i dhënë para Habilajt

Fierza ka qënë në nivele nga më të lartat në gusht.

Qeveria në vend të blente energjine, qe prodhohet në vend dhe ka çmim mjaft të lirë, blinte dhe blen energji nga jashtë shume herë më të shtrenjtë, qe te vidhte dhjtera milione euro me tenderat e energjise.

SPAK faktet kanë dale sheshit i dinë të gjithë!

SPAK duhet të ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH!

SPAK boll u fshehe!

SPAK boll mbylle sytë!

SPAK duhet të kuptosh se po rendon shume poziten tende me mosveprimet ndaj qeverise!

SPAK që nuk vepron po kthehesh në bashkëfajtor me Ramën dhe qeverinë dhe është vendosur kundër qytetareve në krah të hajduterisë qeveritare!

SPAK po punon vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërinë e qeverisë!”-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE