Connect with Us

Penguan konferencën e Gjykatës Speciale/ Lirohet bashkëshorti i ish-ministres Shahini

Kosova & Rajoni

Penguan konferencën e Gjykatës Speciale/ Lirohet bashkëshorti i ish-ministres Shahini

Publikuar

-

cna lajme rajon

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe aktivistët e tjerë të kësaj partie janë liruar në procedurë të rregullt pas arrestimit mëngjesin e sotëm. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Hetuesit policor të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen. Si pasojë të gjithë aktivistët e arrestuar sot nga policia, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Borovci.

LEXO EDHE:  Manovra të rrezikshme me motor uji mes pushuesve/ Gjobë dy të rinjve

Kujtojmë se ata u arretuan pas aksionit për pengimin e konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. Ngjarja ka ndodhur para Hotel Sirius në Prishtinë, aty ku pritej të fillonte konferenca e paralajmëruar në orën 10:00./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ 30 raste të reja me Covid 19, asnjë viktimë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme,

Situata pandemike në Kosovë duket se është qetësuar. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja me Covid 19 dhe asnjë viktimë.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se nga sëmundja janë shëruar edhe 94 pacientë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 1.676.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në kanal

LEXO EDHE:  Gjendet i vdekur një bari/ Ja dyshimet e para të policisë



Në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit. Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapet Kutia e Pandorës në Malin e Zi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Kabineti i Gjukanoviçit  i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se publikimi është përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.



Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme  nga kompetencat e tij  për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga  rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS  thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi  jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”.  Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë  të cilët kanë përvojë kur janë çështje  komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

LEXO EDHE:  Kryeministri Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

LEXO EDHE:  Manovra të rrezikshme me motor uji mes pushuesve/ Gjobë dy të rinjve

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë  kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç  i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë  bankare nuk i ka hapur në vend,  por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit.  Nga ana  tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit  të Malit të Zi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova pret liberalizimin e vizave/ Kurti: BE mbaj fjalën e dhënë!

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit u shpreh se: “Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave”, dhe se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tanë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi”, ka thënë Kurti.



LEXO EDHE:  Gjendet i vdekur një bari/ Ja dyshimet e para të policisë

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në kanal

Kurti ka ftuar edhe 5 vendet e tjera anëtare te Unionit, t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE