Connect with Us

“PD duhet të ndahet e shkuara”/ Dritan Shano këshillë Bashës: Bëhu kryetar dhe merr një vendim!

Politikë

“PD duhet të ndahet e shkuara”/ Dritan Shano këshillë Bashës: Bëhu kryetar dhe merr një vendim!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qëndrimi i Berishës në parti e vendos këtë të fundit në pozicion anti-amerikan. Kështu deklaroi në ‘Log’ eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dritan Shano.

Sipas Shanos, Berisha duhet ta kishte zgjidhur vetë përplasjen me SHBA-të pas shpalljes non-grata, dhe të mos ia ngarkonte atë Partisë Demokratike.

 “Diskutimi është gjithmonë politik. Ta mbash Berishën në parti e vendos atë në pozicion anti-amerikan. Këtë duhet ta kishte zgjidhur Berisha vetë, mos t’ia ngarkonte Partisë Demokratike. Kur Berisha dhe SHBA flasin për njërin tjetrin e dinë fare mirë se çfarë janë duke thënë.

Ky njeri që është në pozicion të vështirë duhet të kishte marrë një vendim. Kur  ti kërkon të bëhesh kryetar, kjo është ajo që duhet bërë.  PD duhet të ndahet nga e shkuara e saj sado e lavdishme të ketë qenë ajo. Berisha është një realitet i PD dhe të arrish në këtë pikë do të thotë se ka gabim të matjes së performancës. Unë mendoja se Berisha me performancën e vet në krye të shtetit, do I kishte dhënë një drejtim. I qëndroj asaj që thashë, ky është një diskutim politik dhe jo ligjor”, tha Shano./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

PD akuza Qeverisë/ Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza ndaj Qeverisë, pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, për krizën energjitike.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu tha se nuk ka krizë energjitike, por krizë korrupsioni.

“Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike.

Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera.

Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.

Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Zbulohet mesazhi i Brukselit për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Gazi i Lulit kundër protestuesve/ Janë provokatorë



Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit.

Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie.

Problemi është aferat në këto tendera.

Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve.”-tha Agalliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Amerika e Para”/ Evi Kokalari një ndër folëset kryesore në konferencën e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Aktivistja Evi Kokalari bën të ditur se ishte e ftuar në një prej konferencave më të rëndësishme, të Partisë Republikane në SHBA.

Konferenca “Amerika e Para”, ishte organizuar në Majemi, ndërsa të ftuar ishin disa prej njerëzve më të rëndësishëm të Partisë Republikane.

Mes tyre spikatin grupi i ngushtë i ish-presidentit Donald Trump si gjenerali Michael Flynn, Dinesh D’Souza, Steve Bannon, Jack Posobiec, Roger Stone, Darren Beatie, Paul Gosa, Peter Navarro, Jenna Ellis, Jason Miller dhe kongresistja Marjorie Greene.

LEXO EDHE:  Shtatë kushtet për Ramën/ Basha kërkon pazarin e radhës

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Zbulohet mesazhi i Brukselit për Shqipërinë

Kokalari ishte një ndër folëset kryesore në panel së bashku me Jack Posobiec dhe Mattheë Tyrmand.



Tema e këtij paneli ishte Komunizmi në Perëndim.

“Një temë e madhe, të cilën ne e njohim shumë mirë,” shkruan Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndëshkimi do të vijë nga Zoti”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën, i zbulojnë planin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar orën e konferencës së jashtëzakonshme, në të cilën do të prezantojë planin e posaçëm për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza e energjetikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se do ta prezantojë planin në orën 15:00, ndërsa shton se ky plan është për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike.

SOT ORA 15.00

Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike”-shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente kundër kryeministrit, të cilin e akuzojnë se pas paralajmërimit për krizë, fshihet plani i vjedhjes dhe shkatërrimit të popullit.



Plani i radhës, more si mundet kjo ta shkatërroni popullin tuaj. Kuj i shërben dhe si ka mundësi para një viti cako ta tregojë këtë dmth se të gjitha këto planë janë të përgatitura!!”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Zëdhënësja e Berishës kundër zgjedhjeve në prill/ Ja si po favorizohet Rama 

LEXO EDHE:  Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Ndërsa një tjetër shkruan “Mos mendo për Sorosin por për vete mendo se ka një Zot lart që kontrollon gjithçka! Mendo se ka një mrekullibërës qe i sheh dhe i ndëshkon bëmat tuaja me shokë! Keni frikë pak të lartësuarin! Shifet qartë nga 2013 i keni dyfishuar çmimet! Rrogat po të njëjtat!!!”-shkruan një tjetër.

Ndërsa një qytetar shkruan “Rreziku i popullit me këta të dy Basha e Rama njëlloj janë të dy se të dy kanë bërë pakt me Djallin!”

Po ashtu një tjetër shkruan “Puna juaja selektive shifet qart!!!

Keni pak frikë Zotin!!! Se për popullin e shof se çpo ndodh! Mendo se Zoti ndëshkon dhe është ndëshkuesi më i mirë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE