Connect with Us

Ngushtohet rrethi i Lulzim Bashës/ Kadilli paralajmëron grup të ri brenda PD

Politikë

Ngushtohet rrethi i Lulzim Bashës/ Kadilli paralajmëron grup të ri brenda PD

Publikuar

-

cna lajme politike

Fatbardh Kadilli që synonte postion e kryetarit të PD ka paralajmëruar krijimin e një grupi brenda PD.

Në një intervistë në Abc News, ai ka thënë se do të bëhet opozitë brenda PD, duke filluar nga ai i pari por edhe të tjerë.

Ai është shprehur,  se nuk do të tërhiqet nga rruga të cilën e ka nisur që me garimin për kreun  e PD-së.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ PPE “shuplakë” Bashës

Paraprakisht Kadilli përveçse Lulzim Bashës ka sulmuar edhe ish-Kyeministrin Sali Berisha që sipas tij po mban peng PD./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bylykbashi akuza të forta Bashës/ Zbulon pazaret me Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka drejtuar akuza të forta ndaj kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se Basha po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të vettingut, në këmbim të reformës territoriale për shtimin e disa bashkive në hartë, që PD shpreson të marrë.

Bylykbashi thotë se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë .

Më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë.” Këtë pazar i ofron Rama PD-së. Si tregti kuajsh. Më jep një kalë, të të jap një mushkë. Anglezët e quajnë “horse trading” apo tregti kuajsh. Kjo është kundër interesave parësorë dhe themelore të opozitës.

Reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse ky sistem që miratoi Rama pa konsensusin e opozitës më 30 korrik 2020 është i padrejtë, shkel parimet kushtetuese dhe është toksik për demokracinë.

Bashkë me të, duhet rishikuar ndarja territoriale e bashkive. Demokracia lokale po asfiksohet nga reforma e dështuar e 2014, e bërë keq me qëllim për të fituar zgjedhjet ne tavolinë. Pjesëmarrja në zgjedhjet bashkiake të 2019 ku opozita mund të fitonte gjysmën e bashkive, do të rekuperonte mospjesmarjen e opozitës në reformën territoriale. Por ky shans u humb kur u vendos të mos hyj në zgjedhje.



LEXO EDHE:  Bien alibitë e PD-LSI/ Kryeprokurori i ri asnjë rol mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit

LEXO EDHE:  Lulzim Basha braktis të djathtën/ Kthen PD-në në parti të majtë

Gjithashtu duhet bërë reformë për të bllokuar, ndalur dhe ndëshkuar ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje siç ndodhi më 25 prill 2021. Ky është rreziku më i madh që kanë zgjedhjet, shumë më i madh se bandat, sepse ndërhyrja e një shteti të politizuar në zgjedhje është sistematike, masive dhe kapilare.

Më pas mund të ndreqim dështimet e “sukseshme” të reformës në drejtësi. Sigurisht, dështimet nuk mund të lihen pa ndrequr sepse vuajnë shqiptarët që nuk po marrin më asnjë lloj drejtësie.

Por vota e lirë dhe e drejtë qëndron më lartë se vettingu sepse aty qëndron sovraniteti i popullit.

Sigurisht të gjitha këto duhen dhe mund të bëhen njëkohësisht që mazhoranca të mos luajë me “teorinë e sallamit” duke marrë nga një fetë e nga një fetë. Do të ishte naivitet i pafalshëm. Prandaj 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës janë e vetmja garanci për opozitën. Nuk mund ta lëshojë. PD mund të japë votat e saj vetëm nëse sigurohen reformat e mësipërme që garantojnë votën e shqiptarëve. Përndryshe do të përsëriten reforma kushtetuese në drejtësi e 22 korrikut 2016 dhe marrëveshja e 5 qershorit 2020, kur opozita i dha votat paraprakisht në mirëbesim, shpresoi në garancitë që iu dhanë e më pas PS theu çdo konsensus.

Pazaret që ofron PS nuk kanë asgjë në interes të Opozitës. Nuk mund të qahemi nesër sërish. Sepse kur vret veten, nuk ka kush të merr hakun.”-shkruan Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD akuza Qeverisë/ Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza ndaj Qeverisë, pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, për krizën energjitike.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu tha se nuk ka krizë energjitike, por krizë korrupsioni.

“Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike.

Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera.

Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.

Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.

LEXO EDHE:  Raporti i EuCham “shuplakë” qeverisë/ Rama, fajtor për krizën ekonomike

LEXO EDHE:  Shpallja ‘non-grata’ e Berishës/ Kongresmeni Zeldin ‘kryqëzon’ Blinken: Nxirr provat



Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit.

Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie.

Problemi është aferat në këto tendera.

Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve.”-tha Agalliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Amerika e Para”/ Evi Kokalari një ndër folëset kryesore në konferencën e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Aktivistja Evi Kokalari bën të ditur se ishte e ftuar në një prej konferencave më të rëndësishme, të Partisë Republikane në SHBA.

Konferenca “Amerika e Para”, ishte organizuar në Majemi, ndërsa të ftuar ishin disa prej njerëzve më të rëndësishëm të Partisë Republikane.

Mes tyre spikatin grupi i ngushtë i ish-presidentit Donald Trump si gjenerali Michael Flynn, Dinesh D’Souza, Steve Bannon, Jack Posobiec, Roger Stone, Darren Beatie, Paul Gosa, Peter Navarro, Jenna Ellis, Jason Miller dhe kongresistja Marjorie Greene.

LEXO EDHE:  Protestë pa kthim e shumicës së ndershme kundër pakicës së kriminalizuar

LEXO EDHE:  Leja te parku- Firma e ndërtimit nxjerr zbuluar Bashën/Prapaskenat me kunatin e tij

Kokalari ishte një ndër folëset kryesore në panel së bashku me Jack Posobiec dhe Mattheë Tyrmand.



Tema e këtij paneli ishte Komunizmi në Perëndim.

“Një temë e madhe, të cilën ne e njohim shumë mirë,” shkruan Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE