Connect with Us

Mesfushorit të Hungarisë nuk i ikën mërzitja: Më dhemb humbja me Shqipërinë, mos ta shkatërrojmë dashurinë për një javë

Sport

Mesfushorit të Hungarisë nuk i ikën mërzitja: Më dhemb humbja me Shqipërinë, mos ta shkatërrojmë dashurinë për një javë

Publikuar

-

Hungaria i rriti kreditet e vetvetes për t’u kualifikuar në Botëror pas performancës që zhvilloi në Europianin e fundit. Kombëtarja e drejtuar nga Rosi ka bërë me zemër me Gjermaninë që deri në minutën e 84 ishte jashtë fazës së grupeve, duke ia dalë vetëm falë golit të Goretzkas për të barazuar në 2-2. Hungarezët arritën që t’i bënin edhe ndaljen e parë Francës, që konsiderohej si favoritja kryesore për të fituar Europianin.

Por në kualifikueset e Botërorit, kjo Kombëtare zbriti me këmbë në tokë. Shuplakët e parë ia dha Anglia duke e mundur në shifrat 0-4, ndërsa në të dytën ishte Shqipëria që fitoi 1-0 ndaj tyre. Mesfushori i Hungarisë, Adam Nagy, kërkon që të ndërgjegjsojë futbollistët e tjerë për t’i kujtuar Europianin dhe forcën e tyre.

“Ne u takuam dje, diskutuam, nxorëm përfundime. Ne duhet të tregojmë pse e gjithë Hungaria na mbështeti gjatë Kampionatit Evropian. Sigurisht, as ne nuk jemi të lumtur, jemi të zemëruar me veten se kështu u zhvilluan këto dy ndeshje. Më dhemb që dolëm nga Anglia me një ndryshim të madh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

VIDEO/ Lojtari i Interit “lë nam”, autogoli i tij i jep 3 pikët rivalëve

Publikuar

-

Nga

Sllovakia u mund sot në transfertë 1-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorir 2022.

Takimi u vendos nga një autogol. Lojtari i Interit, Milan Skriniar gjen portën e gabuar, duke i dhënë avantazhin rusëve. Video po bën xhiron e botës, me lojtarin zikaltër që as vet nuk e besoi atë që bëri. Sllovakia tenton të barazojë, por e kishte gati të pamundur. Në një grup me këto 2 Kombëtare janë edhe Kroacia, Qiproja, Malta dhe Sllovenia. Më poshtë mund të ndiqni autogolin e Skriniar.

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Një yll brazilian do të jetë dhurata e parë e arabëve për Newcastle

Publikuar

-

Nga

Newcastle është zyrtarisht në pronësinë e fondit saudit PIF due tashmë ka filluar të mendojë si klub i madh, pasi paratë duket se nuk janë më një problem për “Magpies”.

Prej dy ditësh mediat angleze vijojnë të shtojnë emrat në listën e trajnerëve që do të pasojnë Steve Bruce, ndonëse vetë arabët preferojnë italianin Antonio Conte, që për vetë profilin që ka, do të evidentonte menjëherë ambiciet e mëdha të klubit.

Megjithatë Conte nuk është nga ata që luftojnë për mesin e renditjes dhe para se t’i thotë po rikthimit të tij në Premier League, do të kërkojë garancinë e ndërtimit të një ekipi konkurrues.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit po lëvizin në merkato dhe emri i parë që do të ndezë entuziazmin e tifozërisë, pritet të jetë braziliani Philippe Coutinho, i cili nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe do të mirëpriste një rikthim në Premier League, ku ka kaluar edhe vitet më të bukura të karrierës me fanellën e Liverpoolit.

Braziliani është lehtësisht i arritshëm, pasi Barça mund të pranojë ta “heqë qafe” edhe me një shifër modeste, vetëm për t’u liruar nga paga e tij e lartë, që ka komplikuar jo pak federimin e lojtarëve të tjerë.

Plani i “Magpies” është të ndërhyjnë që në muajin janar për të afruar 3-4 lojtarë dhe për ta pasur më të lehtë ndërtimin e një skuadre konkurruese verën e ardhshme, kur Anglia pritet të jetë sërish “toka e premtuar” e futbollistëve.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kam parë një djalë që qëndron në baltë”! Presidenti dhe trajneri i Ferencvaros flasin për Uzunin: Nuk të thotë kurrë JO

Publikuar

-

Nga

Përpara ndeshjes që do të zhvillohet mes Hungarisë dhe Shqipërisë, te Ferencvarosh do ta shohin me shumë kërshëri për faktin se Myrto Uzuni do t’i rikthehet si kundërshtar. Nga njëri krahë është sulmuesi shqiptar dhe në tjetrin është mbrojtësi i Ferencvaros, Endre Botka. Përpara kësaj përballje ka folur presidenti i klubit hungarez dhe trajneri i saj, Stoger.

Presidenti i ekipit, Gabor Kubatov, ka kujtuar fotografinë që ka bërë jehonën e rrjeteve sociale teksa Myrto Uzuni stërvitej mes baltës. “Ne kemi parë një fotografi të këtij djali kur ishte 16 vjeç, që qëndronte në mes të baltës. Ka luajtur në atë fushë dhe unë i kam kërkuar foton. Natyrisht një djalë i tillë që nuk është stërvitur në bar artificial dhe në fushat më të mira, nuk dëshiron të kthehet pas, por të shpërthejë dhe të bëjë gjithçka mundet për të shijuar fitoren”, u shpreh Kubatov.

Nga krahu tjetër, trajneri Stoger nuk i kursen lëvdatat për Uzunin, megjithëse nga krahu tjetër është edhe mbrojtësi i tij, Botka. “Le ta nisim me Uzunin. Para se të vija këtu si trajner, kam parë disa video të ekipit. Uzuni ishte aty dhe nuk ka hequr kurrë dorë për asnjë moment, nuk u ndal. Tani mund ta shoh nga afër dhe mentaliteti i tij mbart gjithçka. Te Ferencvaros nuk kishte një stërvitje të vetme që nuk do të digjej dhe unë nuk e mbyllja deri në momentin që t’i kishe dhënë të gjitha në fushën e lojës.

Por nuk kujtoj një stërvijte të vetme që Uzuni të thoshte: “Mister, le ta mbyllim, është shumë e vështirë, mjaft tani”. Dëshiron më shumë dhe kërkon përmirësim gjithmonë. Nga ana tjetër Botka është gjithashtu shembullor. Mund të vendoset në disa pozicione në mbrojtje, por është më efektiv në anën e djathtë. Një lojtar i ashpër dhe që i dëshiron shumë duelet fizike, përfshihet me guxim në përplasje.  Në ndeshjen e së shtunës mbrëma, natyrisht, unë e shikoj ndeshje mes Endre Botkës dhe Myrto Uzunit me sy të ndryshëm, pyes veten se cila do të dalë fituese nga dueli”, u shpreh Stoger.

LEXO TE PLOTE