Connect with Us

Mes të shtënave me kallash grabitet makina/ Dy të rinj u terrorizuan në “Rrugën e Kombit”

Kronika

Mes të shtënave me kallash grabitet makina/ Dy të rinj u terrorizuan në “Rrugën e Kombit”

Publikuar

-

Babai i Meriton Ahmetajt, të riut që mbrëmë iu vodh vetura në Rrugën e Kombit, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me të shtëna kallashnikovi dhe armën në kokë.

Rrahman Ahmetaj sqaroi se të rinjtë fillimisht kishin menduar se ishin duke u ndjekur nga policia e shtetit, por pas ndaljes e kuptuan se ishte tjetër gjë.

Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva”,  tha ai për Klan Kosova.

 Sipas tij në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë dhe pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. 

 “Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Vlorë/ Humb jetën efektivi i policisë

Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marrë”, tha ai.

Ahmetaj po ashtu u shpreh se për ta ishte interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’.

Më pas tha se e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës.

Ai megjithatë shprehet se vlera e veturës 42 mijë euro nuk ka rëndësi fare për të, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar./Klan Kosova

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Fier/ Humb jetën i moshuari, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një 72 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se i moshuari me inicialet B.L është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën në vend.



Ai ka rënë në mjediset e parkimit të pallatit dhe më pas është transportuar në spital. Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç.” – njofton policia.

LEXO EDHE:  FNSH vijon kontrollin e mjeteve luksoze/ 9 makina në Komisariatin e Tiranës

LEXO EDHE:  Tjetër video nga momenti i grabitjes së parave/ Autorët qëlluan me armë

Ne vendin e ngjarjes policia dhe ambulanca, ndërsa nuk ndihen shkaqet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot konfiskimin e 3.4 milionë eurove, të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Sipas SPAK, vlerat monetare janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.



Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Tiranë/ Makina thyen barrierat dhe hyn përmes sheshit “Skënderbej”

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK prangos avokatin/ I zhvati një klienti 12 000 euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Tiranë/ Makina thyen barrierat dhe hyn përmes sheshit “Skënderbej”

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Tiranë/ Makina thyen barrierat dhe hyn përmes sheshit “Skënderbej”

Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 86 datë 21.10.2021, ka vendosur:



Caktimin i masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Lavdosh Shehu, me profesion avokat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal.

Sot me datë 22.10.2021 është ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasit L. Sh.

LEXO TE PLOTE