Connect with Us

Lulin e lënë jashtë protokollit/ Kërkesë Merkel: Aman më tako dhe mua

Politikë

Lulin e lënë jashtë protokollit/ Kërkesë Merkel: Aman më tako dhe mua

Publikuar

-

cna lajme politike

Me 14 shtator kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, në kuadër të procesit të Berlinit, ku do të jenë edhe liderët e Ballkan Perëndimor.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të përfshijë edhe një takim me kryedemokratin Lulzim Basha gjatë vizitës që pritet të bëjë në Tiranë, më 14 shtator, raporton ABC News.

Mësohet se kryedemokrati i ka përcjellë kërkesën për një takim me Merkel me anë të ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, i cili sot zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryedemokratin.

LEXO EDHE:  “PD të mos vonojë numërimin duke kërkuar pushim”/ Zëdhënësja e PS: Fitorja është e qartë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të kalojë edhe njëherë të fundit nëpër Ballkan para se të dorëzojë “çelësat” e zyrës së saj për t’u tërhequr nga jeta politike.

Kancelarja pritet të zhvillojë takime me liderët e Ballkanit Perëndimor, por jo me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për shkak të formatit të takimeve, ku do të takohen vetëm kryeministrat.

Mbetet për tu parë nëse Merkel do të bëjë një përjashtim për kryedemokratin Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

  1. Pingback: Lulin e lënë jashtë protokollit/ Kërkesë Merkel: Aman më tako dhe mua - Tema e Ditës

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kulluri: I vetmi investim i Ramës është holandezi Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike, ndërsa pritet që të prezantojë planin për të menaxhuar krizën që do të përfshijë qytetarët dhe bizneset.

Në lidhje me krizën, ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, është shprehur se vjen si pasojë e mos investimeve.



I ftuar në emisionin “Spotlight” me Alban Dudushin, Kulluri thekson se i vetmi investim i huaj që Rama ka bërë në këto 8 vite, është ai holandez, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Valbona Mezini krah Shehajt/ “Dikur nuk do guxonte askush, tani luftoni…”

LEXO EDHE:  Valbona Mezini krah Shehajt/ “Dikur nuk do guxonte askush, tani luftoni…”

Pra, dështimi në energji është për shkak të mos investimeve dhe pengesës që ka bërë qeveria shqiptare investimeve të huaja. I vetmi investim i huaj që ka bërë Edi Rama në këto 8-vite është ai hollandez, Lulzim Basha. Tjetër investim nuk ka. Dhe prandaj jemi në këtë pikë sot”, ka thënë Kulluri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas shpalljes së emergjencës/ Rama prezanton sot planin për përballimin e krizës energjetike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot planin për përballimin e krizës, për të mbrojtur qytetarët nga rritja marramendëse e çmimeve.

Kryeministri theksoi se prioriteti i qeverisë është mbrojtja e konsumatorit por edhe e bizneseve të vogla.

Vendimi i marrë, parashikon ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

LEXO EDHE:  Basha “përtyp” akuzat për Gjiknurin/ Ja, cili është qëndrimi i ri i tij

LEXO EDHE:  Vijon takimi/Ja çfarë kanë porositur Rama dhe Basha



Gjithashtu është kërkuar që të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së,të pezullohen, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iku siç donte vetë”/ Erion Braçe humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur xhaxhain e tij.

Braçe shkruan se edhe sot, “ai iku siç donte vetë, pa i dhënë kërkujt nder në mundësinë ta kishin edhe me gjate; i la të gjithëmire e të plotësuar!”

Postimi i Braçes

KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM!

Deri sot ne mesdite,

79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.

Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.

Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;



Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;

LEXO EDHE:  Vijon takimi/Ja çfarë kanë porositur Rama dhe Basha

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ kërkon takim me partitë politike

Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;

Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste.

Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;

Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!

Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar!

Lamtumire xhaxh!

 

LEXO TE PLOTE