LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Luli ku je, bëhu njëherë burrë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD "fshikullon" Bashën

7 Shtator 2021, 07:11, Politikë CNA
‘Luli ku je, bëhu njëherë burrë”/

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha, që të bëhet të paktën njëherë burrë dhe të dalë me një qëndrim për çështjen ?Berisha?.

Sipas Kullurit, të gjithë flasin përveç Bashës.

?Luli ku je?! Berisha, Marku etj., të gjithë thonë se ç?mendojnë për situatën në PD dhe shpallja non-grata të Berishës. Po Luli pse nuk flet?!

Pse hedh gurin dhe fsheh dorën?! Çfarë ke për shprehjen ?opozita është në ditët e saja me kritikë? apo ?Basha nuk e sjell dot PD në pushtet??!

Çfarë ?udhëheqësi perëndimor shurdhmemec? je?! Pse nuk e thua si burrat se ç?do bësh me ?pataten e nxehtë? që të ka mbetur në dorë?!

Po luftën e fillove apo e mbarove?! Parlamentin e ?masakrës zgjedhore? e njeh apo nuk e njeh?!?, shkruan Kulluri në rrjete sociale.

Kulluri shkon edhe më tej, ndërsa shkruan me ironi se Basha i vetmi njeri në botë që paguhet për të fjetur

?Je i vetmi njeri në botë që paguhesh shumë për të fjetur dhe mos bërë asgjë! E gjitha paguhet kur punon, ti kur rri!

Nuk ke mendim, nuk mban mend se ç?thua, ke frikë, nuk di ç?të bësh?! Fol një fjalë o burrë i dheut! Trimat në luftë bien, jo në krevat!?. shkruan Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga