Connect with Us

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 740 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Shëndeti

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 740 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Shqipëri, në tre muajt e fundit, viktimat nga koronavirusi u 9-fishuan

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5544 testime, kanë rezultuar pozitivë 740  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.

Janë 12,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 715 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Loja e fajit me vonesat në shpërndarjes vaksinave/ Pse BE po tregohet kaq e ngathët?

Statistika (07 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 740
Të shëruar në 24 orë 715
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5544

Testime totale 1,088,518
Raste pozitive 152,239
Raste të shëruara 137,587
Raste Aktive 12,129
Humbje jete 2,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4571
Shkodër 1785
Durrës 1068
Fier 945
Vlorë 895
Lezhë 799
Elbasan 612
Berat 427
Korçë 315
Gjirokastër 259
Kukës 235
Dibër 218

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Mbi 440 raste të reja me Covid, ja sa persona humbën jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3500 testime, kanë rezultuar pozitivë 445 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

Janë 7548 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Tragjedia e 26 nëntorit/ Eksperti i ekonomisë “zbulon vrasësit” e 51 personave

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në Kosovë/ Nëntë viktima në 24 orë



Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3500

Testime totale 1,231,564
Raste pozitive 174,168
Raste të shëruara 163,867
Raste Aktive 7548
Humbje jete 2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3343
Durrës 885
Fier 700
Shkodër 604
Vlorë 434
Elbasan 377
Berat 266
Lezhë 259
Gjirokastër 226
Kukës 168
Korçë 152
Dibër 134

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu shkon në Fier/ “Derë më derë”, për të nxitur qytetarët për t’u vaksinuar

Publikuar

-

Nga

Nis nga Fieri aksioni kombëtar i vaksinimit anticovid “derë më derë”, për të nxitur qytetarët për t’u vaksinuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Fieri se nis sot një fazë e re e vaksinimit anticovid, duke ftuar drejtuesit e bashkive dhe njësive administrative në të gjithë vendin, të bëhen pjesë e aksionit të vaksinimit në çdo komunitet.

Në një takim me drejtues vendorë në bashkinë Fier, u ka kërkuar angazhimin e tyre për të ftuar qytetarët për t’u vaksinuar, në atë që ministrja e ka quajtur “aksion kombëtar për mbrojtjen e jetës”.

“Duke filluar nga Fieri sot, e duke mos ndalur çdo ditë, me ekipin e shëndetësisë do të jemi në krye të këtij aksioni, por në krahun tonë do të jenë të gjithë kryetarët e bashkive, me të gjithë drejtuesit e njësive administrative, me të gjithë kryepleqtë, me të gjithë strukturat e angazhuara të shërbimeve sociale në bashki, me të gjithë shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat po njësoj duhet të jenë të përfshira në këtë aksion kombëtar për vaksinimin, një aksion kombëtar për mbrojtjen e jetës”, tha Manastirliu.

Duke kërkuar kontrubiutn e të gjitha bashkive, Manastirliu tha se jemi të përgatitur për të rritur nurmin e vaksinatorëve për të qënë me një frekuencë akoma më të lartë në terren.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Maqedonia e Veriut planifikon lehtësimin e masave kufizuese

LEXO EDHE:  SHBA-ja thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt nga India

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të punohet që çdo qytetar të vaksinohet duke u shkruar në banesë, ndërkohë që bëri me dije se nga e hëna do të vijojë një aksion në çdo universitet për vaksinimin e studentëve.



“Për studentët, gjithë java që vjen do të jetë një javë aksioni për vaksinimin e tyre, për vaksinimin e të rinjve”, tha Manastirliu.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi shprehu angazhimin për të kontribuar në këtë aksion kombëtar.

“Këtë fazë të re të vaksinimit do e fillojmë sot nga Fieri. Padyshim ky është një vlerësim për të gjithë ne, por nga ana tjetër është edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Duke filluar nga sot e në vijim kjo duhet të jetë për të gjithë ne një sfidë shumë e madhe, në shërbim të kësaj çështje shumë të madhe”, tha Subashi.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,783,984 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 825,110 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antiCOVID.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Efikasiteti i antitrupave monoklonalë Regen-Cov/ Alimehmeti publikon rezultatet shpresëdhënëse të studimit

Publikuar

-

Nga

“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka publikuar rezultatet e një studimi mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdebivam.

Sipas studimit, rezultatet janë shumë efikase për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak.

Megjithatë, Alimehmeti thekson se pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.

“Shumë lajm i mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab!

Kombinimi casirivimab-imdebivam (REGEN-COV), të njohur edhe si “terapia e Z. Trump”, është treguar efikas që në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë autorizim e përdorimit nga FDA-ja që më 21 nëntor 2020.

https://www.fda.gov/…/coronavirus-covid-19-update-fda…

Megjithatë, pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.

Të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike janë publikuar në prestigjiozen Neë England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, edhe pse studimi është kryer mbi pacientë të rekrutuar ndërmjet datave 24 shtator 2020 dhe 14 janar 2021.

Pra të dhënat e një efikasiteti kaq të lartë kanë qenë të disponueshme të paktën që në muajin shkurt 2021.

Shembull: Italia ka autorizuar përdorimin e REGEN-COV që më datë 06 shkurt 2021.

https://www.aifa.gov.it/en/uso-degli-anticorpi-monoclonali

Në detaj janë marrë në studimin e fazës së tretë klinike:

1.355 pacientë të trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV,

736 pacientë të trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,

1.341 pacientë të trajtuar me 2.400 mg placebo (grup kontrolli), dhe

748 pacientë të trajtuar me 1.200 mg placebo (grup kontrolli).

Të gjithë pacientët e ndarë në mënyrë rastësore:

kanë të paktën 1 faktor risku për formë të rëndë COVID-19,

kanë të njëjtën moshë mediane 48 – 50 vjeç,

kanë të njëjtën kohëzgjatje të simptomave përpara fillimit të trajtimit (koha mediane 3 ditë).



LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat/ 5 raste të reja me Covid në 24 orë, sërish asnjë viktimë

LEXO EDHE:  SHBA-ja thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt nga India

REZULTATET JANË MBRESËLËNËSE DHE SHUMË TË PRITSHME!

REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak:

71.3% rezultoi efektiviteti i dozës 2.400 mg REGEN-COV;

70.4% rezultoi efektiviteti i dozës 1.200 mg REGEN-COV.

REGEN-COV solli zhdukjen e simptomave 4 ditë më herët:

simptomat zgjatën 10 ditë te pacientët e trajtuar me REGEN-COV

simptomat zgjatën 14 ditë te pacientët në grupin e kontrollit.

REGEN-COV e uli ngarkesën virale më shumë se sa placebo:

– 0.71 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,

– 0.86 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.

TJETËR REZULTATI MBRESËLËNËS ËSHTË PROFILI I SIGURISË!

Efektet anësore ishin më pak se sa në grupin e kontrolli:

4.0% në grupin e kontrollit,

1.3% në grupin e trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV. dhe

1.1% në grupin e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.

Pra miqtë e mi, REGEN-COV (casirivimab-imdebivam) kanë efikasitet tejet të lartë dhe profil sigurie shumë të mirë.

Nënpërdorimi i tij në shkallë globale, edhe pse është i autorizuar nga FDA-ja, patjetër ka sjellë shumë humbje jete të evitueshme si edhe ngarkesë spitalore gjithashtu të evitueshme.

Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se koktaili casirivimab-imdebivam nuk duhet konsideruar si zëvendësues i vaksinës, pasi parandalimi gjithnjë është më i mirë se sa trajtimi, por në rastet kur parandalimi dështon patjetër duhet të kemi gati linjën e dytë të trajtimit të pacientëve në risk./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE