Connect with Us

Katar 2022/ Holanda shpartallon Turqinë, fitojnë Franca dhe Danimarka

Sport

Katar 2022/ Holanda shpartallon Turqinë, fitojnë Franca dhe Danimarka

Publikuar

-

Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Katar 2022, kanë parë një superndeshje nga Holanda. Kjo e fundit ka masakruar me shifrat 6-1-Turqinë, duke bërë të qartë se kërkon me çdo kusht vendin e parë në grup dhe se nën drejtimin e Van Gal, është një skuadër krejtësisht ndryshe. Pritej një duel i ndezur mes dy ekipeve pretendente, por holandezët e nisën me gol pas pak sekondash, kur një kombinim spektakolar u finalizua nga Klasen.

Kjo bëri që në fushë të ishte thuajse vetëm Holanda e cila provoi në çdo mënyrë të shënonte dhe përfitoi nga gafat e prapavijës turke. Depaj shënoi 3 herë dhe Til e Malen çuan në 6 numrin e golave. Turqit, të cilët kishin mbetur me 10 lojtarë pas të kuqit të Sojunçu në fundin e pjesës së parë, shënuan vetëm golin e nderit me Under në shtesën e sfidës. Hap pas hapi në grup i ndjek tashmë Norvegjia e Haland i cili shënoi 3 gola në suksesin 5-1 ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë, Franca u është kthyer fitoreve me një Grizman i cili ka gjetur edhe një herë prekjet magjike. Dy gola spektakolarë të tij i dhanë suksesin 2-0 francezëve ndaj Finlandës dhe afruan edhe më shumë kualifikimin direkt në Botëror. Një skuadër e cila është vetëm një fitore larg Botërorit është Danimarka. Ajo vazhdon ecurinë perfekte dhe sot ka marrë fitoren e 6 në po aq ndeshje të luajtura, duke shkatërruar me shifrat 5-0 ekipin e Izraelit. Një kombinim rezultatesh mund t’i japë skuadrës daneze kualifikimin e menjëhershëm në Botëror që në ndeshjen e parë të radhës që luhet në tetor.

NDESHJET

GRUPI A

Irlandë-Serbi 1-1
87′ (ag) Milenkoviç / 21′ Milinkoviç-Saviç

GRUPI D

Bosnjë Hercegovinë-Kazakistan  2-2
71′ (p) Pjaniç, 86′ Menalo / 52′ Kuat, 90’+5′ Zajnutdinov

Francë-Finlandë 2-0
25′, 54′ Grizman

GRUPI F

Danimarkë-Izrael 5-0
28′ Poulsen, 32′ Kjaer, 41′ Skov Olsen, 58′ Dileni, 90’+1′ Kornelius

Ishuj Faroe-Moldavi 2-1
68′ Olsen, 72′ Vatnsdal / 84′ Milinceanu

Austri-Skoci 0-1
30′ Dajks

GRUPI G

Holandë-Turqi 6-1
1′ Klasen, 16′, 38′ (p), 54′  Depaj, 80′ Til, 90′ Malen / 90’+2′ Under

Norvegji-Gjibraltar 5-1
23′ Torstved, 27′, 39′ , 90’+1′ Haland, 59′ Sorloth / 43′ Stajsh

Mali i Zi-Letoni 0-0

GRUPI H

Kroaci-Slloveni 3-0
33′ Livaja, 66′ Pashaliç, 90’+4′ Vlashiç

Rusi-Maltë 2-0
9′ Smolov, 84′ Bakaev

Sllovaki-Qipro 2-0
55′ Shranz, 78′ Koshçelnik

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Çështja Ethemi për 500 mijë euro, FIFA rrëzon kërkesën e Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kukësi ka dështuar të fitojë një tjetër çështje në FIFA. Verilindorët tentuan të marrin dëmshpërblim prej largimit të Valon Ethemit.

Klubi i Superiores pretendonte se anësori ishte nën kontratë me ta, por në FIFA e kanë humbur çështjen.



Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Kukësi kërkoi 500 mijë euro dëmshpërblim dhe në fund ka dalë duarbosh. Në gjyq në FIFA nuk ka përfunduar vetëm Ethemi, por edhe lojtarë të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kastrioti dhe Skënderbeu në kërkim të fitores/ Shikoni si pritet të rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Kastrioti dhe Skënderbeu do përballen sot në 13:45. Sfida zhvillohet në stadiumin e Kamzës dhe vlen për javën e pestë të Superligës shqiptare të futbollit. Në katër javët e shkuara, të dyja skuadrat nuk e kanë marrë shijen e fitores, duke kërkuar diçka të tillë sot.

Duket se Ndreu dhe Memelli e kanë në mendje formacionin, nisur edhe nga forma fizike e lojtarëve. Duket se trajneri krutan do t’i përgjigjet me skemën e njëjtë 3-5-2 kolegut korçar, në një ndeshje që vlen për tri pikë.

Në katër javë, Kastrioti ka grumbulluar vetëm një pikë dhe mban vendin e fundit, teksa korçarët janë në vendin e tetë me tre pikë.



Formacionet e mundëshme:

Kastrioti: Sali, Reçi, Grgic, Dida, Çela, Basha, Mëllugja, Karakaçi, Prodani, Ajazi, Mudrazija

Skënderbeu: Rexhepi, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Victor, Mara, Vangjeli, Zguro, Berisha, Mensah

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Profesori i kriminalistikës bën deklaratën shokuese: Lukas Hernandez do të përfundojë në burg

Publikuar

-

Nga

Çështja e Lukas Hernandezit vazhdon të jetë një temë e nxehtë jo vetëm te skuadra e Bajernit, por edhe në Spanjë. Fakti që lojtari mund të shkojë në burg për gjashtë muaj ka bërë që interesi i mediave të jetë i madh.

Kujtojmë se pas sherrit me gruan e tij në kohën kur lojtari aktual i Bajernit ishte pjesë e Atletikos, Gjykata e Madridit e detyroi të bënte punë sociale të cilat lojtari nuk i kreu.

Ndërkohë, disa vite më pas, Gjykata e Madridit lëshoi një urdhër ku thuhet se lojtari ka vetëm pak ditë kohë për t’u paraqitur me vullnetin e tij në dyert e burgut.



Sipas Emilio Kortes, një profesor i ligjit të kriminalistikës, lojtari nuk mund t’i shpëtojë burgut. “Dënimi i Lukasit është pa kthim. Ky vendim është marrë tani dhe është i formës së prerë. Ai me shumë mundësi do të shkojë pas hekurave dhe të gjithë duhet të mësohemi me këtë fakt.

Ai (Hernandez) nuk mund t’i shpëtojë ligjit që është njëlloj për të gjithë, edhe pse ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve është një njeri publik”, tha profesor Kortes.

LEXO TE PLOTE