Connect with Us

Gazetari e thotë troç/ “Qeveria është Rama, ministrat janë thjesht për të marrë ca portofole”

Politikë

Gazetari e thotë troç/ “Qeveria është Rama, ministrat janë thjesht për të marrë ca portofole”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar zgjedhjen e Qeverisë së re.

I ftuar në emisionin “Now”, me moderatoren Erla Mëhilli, Dyrnjaja është shprehur se qeveria është kot, pasi sipas tij, Rama është kryeministër, Rama është ministër.

Gazetari tha se ministrat janë aty thjesht për të marrë ac portofole dhe për të marrë CV politike dhe administrative

LEXO EDHE:  “Luftë” për mikrofonin/Rama acarohet keq me vlonjatët

Unë mendoj se qeveria është kot, në një kuptim qeveria është Rama-kryeministër, Rama-ministër.  Ministrat janë aty thjesht për të marrë ca portofole dhe për të marrë CV politike dhe administrative, dhe nuk janë aty për të qenë ministra”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ish-ministri denoncon megavjedhjen shtetërore/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, dhe të Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2”, ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit për krizën energjitike.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se nuk ka krizë energjitike, por sipas tij kjo është megavjedhje shtetërore.

Po ashtu, Vasili i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë SPAK, të cilit i kërkon të veprojë, dhe të mos fshihet.

SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krizë energjitike, por megavjedhje shtetërore!!!

Faktet ulërijnë!!!

S’ka krizë energjitike, por korrupsion të tmerrshem dhe maskarellëk të qeverisë.

Qeveria do të rrisë çmimet e energjisë, për të mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, qe i ka bërë arkës së shtetit, qe është bosh!

Qytetarët nga varfëria e tyre u dashka të paguajne hajdutërinë e qeverisë.

Gjendja energjitike këtë vit ka qënë nga më të mirat.

Prodhimi vendas i energjisë i bollshem si asnjëherë.



LEXO EDHE:  Protesta, deputetët socialistë në panik/  Kërkojnë garanci nga Lleshaj dhe Rama

LEXO EDHE:  Deklarata e Alfred Cakos/ Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet, do shporret Rama

Fierza ka qënë në nivele nga më të lartat në gusht.

Qeveria në vend të blente energjine, qe prodhohet në vend dhe ka çmim mjaft të lirë, blinte dhe blen energji nga jashtë shume herë më të shtrenjtë, qe te vidhte dhjtera milione euro me tenderat e energjise.

SPAK faktet kanë dale sheshit i dinë të gjithë!

SPAK duhet të ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH!

SPAK boll u fshehe!

SPAK boll mbylle sytë!

SPAK duhet të kuptosh se po rendon shume poziten tende me mosveprimet ndaj qeverise!

SPAK që nuk vepron po kthehesh në bashkëfajtor me Ramën dhe qeverinë dhe është vendosur kundër qytetareve në krah të hajduterisë qeveritare!

SPAK po punon vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërinë e qeverisë!”-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha pret ambasadorin holandez/ Për çfarë diskutuan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin holandez, Reinout Vos.

Basha ka treguar se gjatë takimit me ambasadorin kanë diskutuar për sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.



Gjithashtu kreu i PD, ka ndarë shqetësimin e tij për shkeljet e zgjedhjeve ne Shqipëri, për lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

LEXO EDHE:  Rikthimi i vizave/ Ish-deputetja e LSI-së i bën thirrjen urgjente qeverisë

Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet. Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha në Twitter./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza e energjetikës/ Braimllari: Pasojë e keqmenaxhimit të parave publike, SPAK të hetojë KESH dhe OSHEE

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari është shprehur se kriza e energjisë vjen si pasojë e keqmenaxhimit të parave publike.

Braimllari i bën thirrje SPAK të hetojë KESH dhe OSHEE.

Sipas tij, qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike me çmim më të lartë për shkak të hajdutërisë së qeverisë dhe marrëdhënies se saj të ngushtë me oligarkët.

Kriza e energjisë e paralajmëruar nga kryeministri vjen e gjitha si pasojë e keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të parave publike në këtë sektor.         

Kemi të bëjmë me një kolaps financiar të KESH dhe OSHEE

Qytetarët do të detyrohen të paguajnë energjinë elektrike me çmim më të lartë, për shkak të hajdutërisë së qeverisë dhe marrëdhënies së saj të ngushtë me oligarkët.

Për shkak të keqmenaxhmit të KESH dhe OSHEE.

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet nga Rilindja  për t’u mos u ulur më.

I gjithë buxheti i shtetit është në funksion të PPP-ve klienteliste dhe për të mbuluar këto shërbime qeveria do të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe këtë faturë do ta paguajnë qytetarët.

Një situate e tillë, duhet të menaxhohet e gjitha nga fondet e KESH, OSHEE, sepse para disa vitesh u rrit çmimi i energjisë pikërisht për këtë arsye që të investohej në sektor për të përballuar kriza të tilla.

Një qeveri e përgjegjshme mbi bazat e konsumit që ka vendi përgjatë një viti duhet të kishte parashikuar qartë dhe të kishte marrë masa për të mos rënduar qytetarët.

Kryeministri duhet të sqarojë publikisht të gjithë qytetarët shqiptarë, pse zgjidhja e kësaj krize është rritja e çmimit?



LEXO EDHE:  “Luftë” për mikrofonin/Rama acarohet keq me vlonjatët

LEXO EDHE:  Koalicioni e Vetingu bëjnë bashkë Ramën e Metën në Durrës

Pse nuk përballohet kjo krizë nga buxheti i KESH dhe OSSHE?

Pse sot, kaskada e drinit është në nivele kritike?

Në Gusht, Fierza ka qenë 296 metra në kuoten maksimale.

Pra ka qenë si kurrë më parë në këtë kuota,  prodhimi i Kaskadës së Drinit ka qenë maksimal duke plotësuar të gjitha nevojat e tregut të brendshëm dhe duke kapur një rekord historik.

çfarë ka ndodhur në këtë periudhë?

KESH vendos të eksportojë energji me çmime 20-30 euro ndërkohe bursa kap vlerën e 130 euro.

Po në të njëjtën periudhë importon OSSHE me vlerë shumë të madhe se KESH.

KESH shet më lirë energji dhe nuk e çon këtë për nevojat e tregut të brëndshëm, ndërsa OSHEE importon energji.

Vetëm ky fakt tronditës duhet të vendos në lëvizjë SPAK me qëllim që çdo qytetar ta kuptojë qartë që nuk ka të bëjë me një krizë por më një kolaps financiar të këtyre instuticioneve që vjenë si pasojë e babëzisë për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.

Të gjitha këto fakte, tregojnë që nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike të ardhur si pasojë e tregut por si një keqmenaxhim të KESH dhe OSSHE.

Për këto fakte kryeministri, nuk duhet të dalë të lajmërojë rritjen e çmimit të energjisë apo kufizimin e saj por të bëjë transparencë mbi menaxhimin e sektorit të energjisë”, ka thënë Braimllari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE