Connect with Us

Futja e Berishës në Kuvend/ Ish-presidenti sfidon publikisht Lulzim Bashën

Politikë

Futja e Berishës në Kuvend/ Ish-presidenti sfidon publikisht Lulzim Bashën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-Presideti i Republikës Bujar Nishani, shprehet se hyrja e Sali Berishës në Parlament, nuk do të ndikojë marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA nuk i përkthën problemet që mund të ketë një individ i caktuar në kolektivizime massive, siç mund të ishte ndaj PD.

PD është e madhe. Është një asset kombëtar. Sot PD është përfaqësimi i 620 mijë njerëzve që e kanë votuar të paktën në zgjedhjet e fundit.”-tha Nishani, në një intervistë për News24.

Po ashtu, Nishani hedh akuza mbi Bashën dhe Ramën kur thotë se interesi i tyre është të mbajnë si cështje të ditës, debatin që është krijuar për Sali Berishën.

Sipas Nishanit, “Përfituesi më i madh për ta zhvendosur debatin, nga problematikat e vërteta tek Sali Berisha, është Lulzim Basha. Natyrisht edhe Edi Rama, ai ka interesat e veta se ka një përballë një opozitë të përçarë, një opozitë një mjergull. Një opozitë të pasigurtë.”

Ish-presidenti ka sfiduar publikisht, kreun e PD-së, ndërsa theksoi se Basha duhet të jetë transparent me çështjen e Sali Berishës dhe për këtë i kërkon të flasë publikisht.

LEXO EDHE:  Berisha: Maxhoranca ja mbathi

Zoti Basha kurrë nuk i ka thënë opinionit publik nëse ka pasur apo nuk ka pasur, qëndrime nga ana e administratës amerikane, para vendimit për djegien e mandateve të deputetëve. Nëse ka patur cili ka qënë shqetësimi i amerikanëve? As për bojkotin e zgjedhjeve, Basha nuk ka bërë kurrë transparencë, as për opinionin por as për forumet më të larta të Partisë Demokratike.”-tha Bujar Nishani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kulluri: I vetmi investim i Ramës është holandezi Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike, ndërsa pritet që të prezantojë planin për të menaxhuar krizën që do të përfshijë qytetarët dhe bizneset.

Në lidhje me krizën, ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, është shprehur se vjen si pasojë e mos investimeve.



I ftuar në emisionin “Spotlight” me Alban Dudushin, Kulluri thekson se i vetmi investim i huaj që Rama ka bërë në këto 8 vite, është ai holandez, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Luli zgjohu!/ Në kufi me Greqinë po bëhet nami

LEXO EDHE:  “A ka burrëri ai”?/ Balla sfidon hapur Bashën

Pra, dështimi në energji është për shkak të mos investimeve dhe pengesës që ka bërë qeveria shqiptare investimeve të huaja. I vetmi investim i huaj që ka bërë Edi Rama në këto 8-vite është ai hollandez, Lulzim Basha. Tjetër investim nuk ka. Dhe prandaj jemi në këtë pikë sot”, ka thënë Kulluri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas shpalljes së emergjencës/ Rama prezanton sot planin për përballimin e krizës energjetike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot planin për përballimin e krizës, për të mbrojtur qytetarët nga rritja marramendëse e çmimeve.

Kryeministri theksoi se prioriteti i qeverisë është mbrojtja e konsumatorit por edhe e bizneseve të vogla.

Vendimi i marrë, parashikon ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

LEXO EDHE:  “Tani nis beteja”/ Ristani: Deklaratat e Bashës fyese për demokratët

LEXO EDHE:  Basha shënon “autogol”/ Deklarata që "fundos" kreun e PD  



Gjithashtu është kërkuar që të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së,të pezullohen, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iku siç donte vetë”/ Erion Braçe humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur xhaxhain e tij.

Braçe shkruan se edhe sot, “ai iku siç donte vetë, pa i dhënë kërkujt nder në mundësinë ta kishin edhe me gjate; i la të gjithëmire e të plotësuar!”

Postimi i Braçes

KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM!

Deri sot ne mesdite,

79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.

Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.

Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;



Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;

LEXO EDHE:  Fushata elektorale përtej njerëzores/ Topalli: Rama e Basha po përdorin numrin e viktimave

LEXO EDHE:  “Tani nis beteja”/ Ristani: Deklaratat e Bashës fyese për demokratët

Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;

Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste.

Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;

Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!

Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar!

Lamtumire xhaxh!

 

LEXO TE PLOTE