Connect with Us

Falsifikonin tamponët/ Autorët bien në “kurthin” e policisë

Kronika

Falsifikonin tamponët/ Autorët bien në “kurthin” e policisë

Publikuar

-

cna, lajme , kronike

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas në Durrës, për falsifikimin të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së.

Gjithashtu 1 shtetase është proceduar penalisht dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur 2 raste të mashtrimit  dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, në qytetin e Durrësit, ku 1 rast kryhej në bashkëpunim mdis agjensisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjensia e udhëtimit.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B., 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë një agjensie udhëtimi, në lagjen nr.4., Durrës; C., 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”, B. M., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, A. D., 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës” njofton policia.

LEXO EDHE:  Durres, burg te perjetshem Odise Verbofshit, vrau e dogji dy te rinj

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi L. L., 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë të punësuar pranë agjensisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Po nga këta struktura, u arrestua në flagrancë për veprat penale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetësja A. B., 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale, shtetësja O. S., 40 vjeçe, të 2-ja, banuese në Durrës.

Këta shtetase në bashkëpunim me njëra-tjerën, duke qënë të punësuara pranë një agjensie udhëtimesh, në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së zetorit.

Të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.



Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

LEXO EDHE:  Durres, burg te perjetshem Odise Verbofshit, vrau e dogji dy te rinj

LEXO EDHE:  Sulmoi vëllain dhe nipin/ Arrestohet 43-vjeçari

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes.

Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humbën jetën në hotelin në Qerret/ Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e familjes ruse

Publikuar

-

Nga

Furgoni përplas të moshurarin gjatë një manovre/ Humb jetën 80 vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e katër turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se 4 turistët para se të futeshin në saunën e hotelit, kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.



Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë.

LEXO EDHE:  Kontroll në një autobus në Portin e Durrësit/ Sekuestrohen 500 telefona

LEXO EDHE:  Durres, burg te perjetshem Odise Verbofshit, vrau e dogji dy te rinj

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje në Tropojë/ I riu përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sot në Tropojë ka ndodhur një plagosje, ku një 53 vjeçar ka goditur me mjet të mprehtë një 27 vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në qytetin e Bajram Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri,  i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama: Mandati i tretë do jetë suport i industrisë dhe turizmit

LEXO EDHE:  Foto- Parada e kryeministrit/ Rama blu dhe me sytë nga qielli



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE