LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dogji një sipërfaqje toke/ Arrestohet i dyshuari

7 Shtator 2021, 07:53, Kronika CNA
Dogji një sipërfaqje toke/ Arrestohet i dyshuari

Një shtetas me iniciale A.F është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin me një sipërfaqeje toke në Poliçan. Si pasojë është djegur 10 ha tokë e mbjellë me ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre.

?A.F., 46 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur 10 ha tokë e mbjellë me ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm?, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga