Connect with Us

Denoncimi i Fiks Fare/ Drejtori i qendrës shëndetësore të vaksinon me Pfizer kundrejt 50 mijë lekë

Denoncim

Denoncimi i Fiks Fare/ Drejtori i qendrës shëndetësore të vaksinon me Pfizer kundrejt 50 mijë lekë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni “Fiks Fare” ka denocuar mbrëmjen e së martës një tjetër skandal.

Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë.

Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndëtsore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së rryshfetit.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denocuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty.

Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit. Gazetarët i drejtohen Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël në Kavajë ku takojnë personalisht drejtorin e kësaj qendre i cili i orienton në dhomën e vaksinimit.

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi ligji i ri në Greqi/ Kush nuk vaksinohet ikën nga puna

Në këtë dhomë përveç infermieres është e pranishme edhe kryeinfermierja që është bashkëshortja e drejtorit.

Pasi ulin bashkëpunëtorin e Fiksit të dyja sëbashku hapin shihesh që mban vaksinën Pfizer madje edhe duke e treguar që mbi qytetarin po bëhet kjo vaksinë.

Pasi kryhet injeksioni i vaksinën bashkëpunëtorit i merren të dhënat dhe i thuhet se dozën tjetër të vaksinën do e bëj pas 21 ditësh./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“Të duket vetja superiore”, dhuna barbare e partnerit bën gruan për spital

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, denoncim

Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje. Viktima të dhunës janë gratë dhe nënat e fëmijëve. Vetëm në 9 muajt e fundit janë vrarë 16 gra nga bashkëshortët e familjarët.

Historia, që emisioni “Stop” solli sot, është ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohet nga ish-bashkëjetuesi i saj. Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.

“Ka ushtruar dhunë sistematike tek unë, dhunë kafshërore. Arsyet kanë qenë të kota. Të shumtat e rasteve kanë qenë lekët. Zotëria, herë punonte dhe herë jo. Shtëpia mbahej nga lekët e mia. Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç.

Dhuna ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste”, tha gruaja.

Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Hysolli nuk kishte punë dhe para. Një nga herët, dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.

“Kërkonte lekë nga unë, nuk ia jepja. Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh. Kur djali mëpa përtokë të gjakosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kacafyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e denoncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund”, tha viktima e dhunës.

LEXO EDHE:  A ka vërtet vaksina më të mira, dhe vaksina më të këqija?

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Kina dhe SHBA në garë për vaksinën



Gjithçka ndodhte në sy të fëmijëve dhe i madhi e regjistroi me telefon gjithë aktin shtazarak të rrahjes barbare të së ëmës.

“Unë sa po vija nga shkolla dhe po dëgjoja se po ziheshin me fjalë. Hyj në dhomë dhe shkoj tek kompjuteri. Dëgjoj zhurma goditjeje. Marr telefonin, shkoj e regjistroj. E shikoja që po dhunohej. Vëllai i vogël po qante dhe e regjistrova. Ai bënte zënka të përditshme. Për gjëra të vogla fare. Për shembull pse ra vëllai”, tregon i mituri.

Çfarë ndodhi pas denoncimit? A iu dha mbrojtje zonjës?

“Kam qëndruar katër orë tek ushtaraku. Policia ka shkuar dhe e ka marrë në shtëpi, kanë vajtur në komisariat numër 3. Kam treguar edhe videot e dhunës që ka ushtruar. Policia e ka thirrur, e ka mbajtur dy orë dhe e ka liruar”, tregoi e dhunuara.

Gjykata është mjaftuar vetëm me një urdhër mbrojtjeje.

“Kam urdhër mbrojtjeje vetëm për një vit. Personi është i lirë dhe kur jemi ballafaquar në gjykata, ka buzëqeshur në mënyrë kërcënuese dhe ironike që “ti nuk më bën dot asgjë mua””, tha e dhunuara./ tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fadromat gërryejnë lumin Shkumbin, shteti mbush sirtarët me shkresa!

Publikuar

-

Nga

“Fiks Fare” i është rikthyer edhe një herë shfrytëzimit të lumenjve pa kriter. I tillë është dhe lumi Shkumbin i cili gërryhet në mënyrë të paligjshme nga fadroma dhe kamionë, që punojnë natë e ditë pa pushim. Këto mjete i përkasin firmës ‘Benardo’.

Për të kuptuar nëse kjo firmë ka leje shfrytëzuese gazetarët e Fiksit telefonojnë pronarin e firmës , të cilin në telefon ua kalon një shofer kamioni.Pronari urdhëron gazetarët e Fiksit të mos shkojnë buzë lumit Shkumbin atje ku ndodhen edhe mjetet duke punuar. Sipas tij lumi Shkumbin është pronë private dhe media nuk është askush.Duke ofenduar madje të gjithë grupin e xhirimit thotë të vijnë institucionet shtetërore të merren me këtë punë. Madje shoferi i kamionit kërkon t’i rrëmbejë kamerën operatorit të Fiksit për të fshirë xhirimet dhe për mos t’i lejuar të xhirojnë edhe më shumë masakrën që po bën kjo firmë në lumin Shkumbin. Pas njoftimit të gazetarëve në vendngjarje mbërrijnë edhe policia dhe IKMT . Sipas inspektorëve të IKMT kjo firmë ka leje rehabilitimi të fituar me vendim gjykate. Ndërsa inspektimin e kryen vetëm Agjencia e Baseneve Ujore.

LEXO EDHE:  Manastirliu nga Korça: 150 mijë të moshuar kanë marrë doza të vaksinës anti-Covid

LEXO EDHE:  Shtëpia e Bardhë, takim me ekspertë rreth planeve për shpërndarjen e vaksinës



Gazetarët e Fiksit shkojnë tek kjo agjenci për të pyetur. Drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore sqaron se firma ‘Benardo’ ka marrë leje rehabilitimi në vitin 2017. Në vitin 2019 lejet e rehabilitimit u hoqën për çdo firmë përfshirë edhe firmën ‘Benardo’. Ndërkohë me anë të një vendimi të Gjykatës të Shkallës së Parë Elbasan, kjo firmë i është rikthyer punës pavarësisht se çështja është në Apel. Drejtuesi i institucionit shtetëror nuk di të jap një shpjegim nëse firma në fjalë duhet të punoj apo jo! Gjithashtu drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore tregon për Fiksin se nga inspektimet e kryera në muajin korrik 2021 firma ‘Benardo’ rezulton që bën gërryerje të jashtëligjshme.Këtë relacion drejtuesi e ka nisur në IKMT dhe polici si dhe instancave të tjera vepruese, pasi Agjencia e Baseneve Ujore bën vetëm konstatime. Pavarësisht se kjo shkresë ka shkuar në IKMT e Përgjithshme, në IKMT Elbasan, e cila kryen verifikime në terren, nuk ka mbërritur akoma! Pra firma ‘Benardo’ me anë të fadromave vazhdon të gërryejë lumin Shkumbin,ndërsa institucionet me anë të shkresave mbushin pafund sirtarët e tyre!/Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Drejtor, por me shkollë të mesme/ ZVA e Dibrës: Zonë e largët, askush nuk pranoi pozicionin

Publikuar

-

Nga

Një vit më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtorit të shkollës Selishtë, i cili ishte paguar, rreth 4 muaj, duke qenë në Londër.

Avni Delishi: Unë i kam bërë gjërat siç është për të bërë dokumentacionet, lejet, çdo gjë. Tani nuk jam më në detyrë si drejtor.

Gazetari: Keni qenë me leje?

Avni Delishti: Po, po! Kam marrë leje dhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kështu që jam okej me pjesët e mija.

Në atë kohë, Policia e Dibrës nisi hetimet për rastin dhe çështja u referua në prokurori. Por të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë çështje  dolën pa lagur nga kjo histori.

Pas një viti, “Stop” u kthye atje për drejtorin e ri, Rubin Kurti, i cili rezulton me shkollë të mesme. Dhe këtë e konfirmon vetë ai.

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Alo…

Gazetari: Përshëndetje z.Kurti! Si jeni?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Mirë faleminderit! Po ju?

Gazetari: Genci Angjellari ju shqetëson, gazetari i emisionit “Stop . Ju jeni drejtor i shkollës Selishtë?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Po!

Gazetari: Prej sa kohësh?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Prej një viti, 24 gusht 2020.

Gazetari: Doja të të pyesja drejtpërdrejt, sepse ka mbërritur një informacion në redaksinë tonë, që ju keni shkollën e mesme dhe nuk përmbushni kriteret për të qënë drejtor në këtë shkollë!

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Jo, jo, unë s’kam shkollë të mesme fare…!

Gazetari: Çfarë arsimi keni ju lutem?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Ëëë të lartin kam…

Gazetari: Për çfarë ke mbaruar ?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Më fal një sekondë të lutem, ëëë.., do kontaktoj me drejtoreshën dhe do të kthej përgjigje…!

Gazetari: Po unë po të pyes për arsimin tënd. Drejtoresha nuk ka lidhje me arsimin, që ke bërë. Më kupton…?

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Më fal zotëri! Unë kam vetëm vendim zëvendësues…

Gazetari: Po me shkollë të mesme, nuk mund të jesh drejtor! Më kupton?!

Dr. shkolla Selishtë, Rubin Kurti: Po tashi e kanë bërë ato, unë pres vendimin e atyre dhe jam dakord, që ta lej. A më kupton?

Gazetari: Mirë, të uroj suksese…!

Drejtoresha e ZVA, Brikena Dani, në një bisedë “off records” me gazetarin e “Stop” shprehet se ka menduar që do të bëhej një emision për të promovuar punësimet e Zyrës Vendore.



Gazetari: Unë fola vetë me drejtorin dhe ai realisht më tha: do pyes drejtoreshën… Njëherë tha kam shkollën, e pyeta çfarë shkolle ke, a mund të ma thuash? Ai tha” do pyes drejtoreshën për shkollën. Më kupton…?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni marrë boll e keni goditur ZVA-Dibër! Mua më vjen shumë keq, që…

Gazetari: Por është realisht shumë keq, sinqerisht Brikenë! Unë kam respekt për atë çfarë përfaqësoni si Brikenë, por si drejtoreshë, le shumë për dëshiruar…

LEXO EDHE:  Shtëpia e Bardhë, takim me ekspertë rreth planeve për shpërndarjen e vaksinës

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi ligji i ri në Greqi/ Kush nuk vaksinohet ikën nga puna

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë mendova, që mbas emisionit të dytë të vjetshëm, do të kishim edhe një emision të tretë, që të vinit të shikonit të gjithë punësimet me Portal, gjithë punësimet, që u bënë me kontrata…

Gazetari: Brikenë, nuk mund të shesim gjërat normale si sukses! Më kupton? Ato duhet të funksiononi normalisht kështu…

Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, e pranon faktin që drejtori i ri i shkollës është me shkollë të mesme, por pretendon se do të qëndrojë derisa të hapet konkurrimi.

Gazetari: Pse me shkollë të mesme, kur ne e dimë, që një edukatore në një kopsht, nuk fillon dot punë pa shkollë të lartë..?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Tani kemi çështje të tretë?

Gazetari: Jo!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Do vemë në dispozicion të gjithë informacionin, që e kërkoni.

Gazetari: Po unë e kam informacionin. Fola vetë me drejtorin, Rubin Kurtin dhe ai e pranon, që është me shkollë të mesme…

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Po mirë krahas atyre, që ju keni …,unë them hajdeni tani të tre të shkojmë në Selishtë dhe pastaj të shohim…!

Gazetari: Ok! Por çfarë do bëjmë ne në Selishtë? Po ja,, vajtëm?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Jemi me të drejtë për vendimin, që kemi marrë, pasi ju t’i shikoni ato mësues, që janë atje dhe të jemi ballë për ballë me të gjithë ato mësues, të cilët kanë bërë atë refuzimin…

Gazetari: Kë refuzim?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Refuzimin e marrjes së detyrës deri në konkurrim, për të ushtruar kompetencat e drejtorit…

Gazetari: Dhe duhet, që një pa shkollë, duhet të vesh..?!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Pas emërimit, që kemi bërë dhe ajo…

Gazetari: Po nuk ka justifikim Brikenë, sinqerisht! Një edukatore nuk hyn dot në një kopsht pa shkollë të lartë, pa profilin e duhur. Si mund të emërohet një drejtor me shkollë të mesme? Më kupton? Çfarë shembulli do i japim brezave ose mësuesve..?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Për këto kam fol shumë gjatë herën e kaluar. Gjithsesi e drejtojmë dhe e shohim të bëjmë më të mirën në punën tonë, kam fol shumë gjatë lidhur me këtë.

Gazetari: Nuk është më e mira, sinqerisht…! Nuk e di a ka në Republikën e Shqipërisë një drejtor me shkollë të mesme. Nuk e di…!

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Është një zonë e largët edhe pjesa tjetër nuk plotëson kriterin. Por që kemi bërë një emërim për dikë, që merr përsipër detyrën, deri në konkurrim, deri në hapjen e procedurave…

Gazetari: A e parashikon ligji këtë lloj procedurë?

Dr. ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë nuk po fsheh faktin, që ky, që kemi emëruar, është me shkollë të mesme…/tvklan

LEXO TE PLOTE