Connect with Us

Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?!

Politikë

Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu demokrat për 23 vite, dje në një dalje televizive në Euroneës Albania, në emisionin “Noë”, të Erla Mëhillit, ish-zëdhëse e tij, Berisha dha mesazhe të qarta. Berisha foli fort dhe pastër.

Ai tha se në rast se Lulzim Basha do ta prekte, atë “do ta gjente belaja”.

Gjithashtu argumentoi edhe shumë fakte të tjera, në lidhje me garën brenda PD-së, humbjen e zgjedhjeve, faktin se Lulzim Basha nuk e sillte dot në pushtet PD-në, e të tjera si këto.

Tani është momenti të flasë Luli.

Ndoshta vonë, por duhet të flasë. Ndoshta edhe pas Fatbardh Kadillit, pas Edvin Kullurit, pas Arben Ristanit, pas Agron Shehajt, pas shumë emrave që e kanë kundërshtuar gjatë këtyre tetë viteve. Pas Edith Harxhit, pas Ibsen Elezit, pas Arben Imamit, është koha që Luli të flasë.

Por, çfarë të thotë “i shkreti”?

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showTë thotë që do ta përjashtojë Berishën, nuk mundet, sepse ai ia dha përgjigjen e prerë dje. Në rast se do ta përjashtonte nga grupi parlamentar, Berisha do të dilte në aksion. Dhe Luli këtë e ka frikë. Sepse e di që askush në Partinë Demokratike nuk e do dhe është i emëruar atje vetëm nga Sali Berisha.

Të flasë dhe të thotë “nuk e përjashtoj Sali Berishën”. Ç’të thotë “i shkreti”. Ka frikë se i shkojnë amerikanët tek dera dhe i thonë “Ti je i  paburrë, je pa kurajo, jo pa peshë politike, thjeshtë dhe vetëm një klloun që vjen vërdallë në oborrin e PD-së dhe e përdor këtë të fundit për interesa personale dhe të familjes”. Atë që mediat dhe shumë njerëz e kanë thënë ditë pas dite.

LEXO EDHE:  Basha në gjyq për lobimin rus/ Dosja dërgohet në Gjykatë

Çfarë të thotë Luli? Se ka fituar zgjedhjet? Apo se nuk mundi që bashkë me LSI-në ta çonin Ramën në opozitë?

Asgjë nuk ka çfarë të thotë. Thjeshtë dhe vetëm sesi mori PD-në, për t’u bërë kryetar. Sesi shkatërroi të paktën dhe atë pikë demokraci që kishte ngelur atje brenda, me zgjedhjen e strukturave drejtuese. Sesi pasuria e tij dhe e familjarëve të tij janë shtuar me miliona dollarë.

Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?

Berisha në njërin krah, amerikanët në krahun tjetër.

Hallet e familjes, po nuk e lënë. Përfshirë pasuritë që e mbajnë peng.

Partinë do ta përdorë vetëm për të shtuar të ardhurat, pa firmosur gjëkundi.

Një herë flet për një çështje, një herë nuk flet.

Njerëzit i tradhëton, i lë në beteja rrugës.

Me Edi Ramën ka dëshirë të bashkëqeverisë, por tani as ky I fundit nuk e merr më në qeveri. Por, I thotë “hajde se do bashkëqeverisim nga parlamenti”. E të tjera si këto.

Është në hall të madh Lulzim Basha.

Por, çfarë mund të thotë ai?

Në fakt ka shumë për të thënë. Është koha që të flasë. Të thotë diçka. Qoftë edhe nga ato “gomarllëqet” që thotë kur do të gënjejë dhe nuk i përsërit dy herë njësoj./CNA.al

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Berisha paralajmëron lëvizje “surprizë” në shtator/ Kërcënon publikisht Lulzim Bashën

Berisha nuk mund “t’i lajë duart” si Ponç Pilati, me Luli Bashën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bujar Nishani zbulon se kush e mbron Lulzim Bashën/ Ish-Presidenti jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se armiqtë më të betuar të PD-së ndër vite, po bëjnë sot avokatin e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.



LEXO EDHE:  Basha vendos kusht zgjedhjet për Reformat

LEXO EDHE:  Ivi Kaso si Basha/ “Beteja vazhdon”

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Nishani shkruan më tej se bashkimi i PD-së, i tmerron armiqtë e saj politik,

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.

Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.

Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.

Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.

Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  Kryengritja e Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

LEXO EDHE:  Basha vendos kusht zgjedhjet për Reformat



Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati  një pritje madhështore për Berishën.

Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.

Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.

Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Kryengritja e Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

LEXO EDHE:  “3 ministra të Ramës sot duhet të ishin nën hetim”/ Paralajmëron Tabaku: Një informacion i fortë ka ardhur në PD



Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE