Connect with Us

Caktohet arbitri që do vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-San Marino

Kombëtare

Caktohet arbitri që do vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-San Marino

Publikuar

-

Shqipëri-San Marino do të luhet nesër në orën 20:45 në “Elbasan Arena” dhe drejtësinë në këtë takim do ta vendosin arbitra nga Zvicra.

Kryesor është Lukas Fahndrish dhe ndihmës të tij do të jenë Stefan de Alamedia dhe Marko Zyrher. Edhe në VAR do të jenë zviceranë, që do të përbëhen nga Fedaji San dhe Lionel Tshudi.

Për publikun shqiptar gjyqtari kryesor, Lukas Fahndrish, nuk është i panjohur, pasi para dy muajsh, më 8 korrik, 37-vjeçari i solli fat Partizanit në Konferencë Ligë ndaj Sfintulit.

Takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, nën drejtimin e arbitrit që nesër do të mbajë drejtësinë e kuqezinjve, Partizani e fitoi në shifrat 5-2 ndaj moldavëve të Sfintulit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Përcaktohet axhenda, ja kur do luhet derbi Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana dhe Partizani do të përplasin brirët ditën e hënë për derbin e parë të kryeqytetit mes tyre për këtë sezon.

Kjo sfidë është caktuar zyrtarisht për t’u luajtur më datë 25 tetor, në orën 19:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e kryeqytetit “Air Albania” dhe pritet një interesim i madh edhe i tifozëve.



Aktualisht, kapaciteti është me 30%, por pritet që Tirana të bëjë kërkesë në FSHF për hapjen e plotë të tribunave.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Cana: Taren e kam shok, më merr shpesh në telefon

Publikuar

-

Nga

Marseja është shtëpia e tij e dytë për ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Canën . Katër vjet si protagonist midis 2005 dhe 2009, pastaj kalimi te Sanderland, Galatasarai dhe në fund te Lacio. Në Romë ai krijoi një familje pa harruar të kaluarën e tij.

Loriku ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonët e ‘’Radiosei’’, Lorik komentuar ndeshjen e Ligës së Evropës midis dy ish skuadrave të tij që do të luhet të enjten.

Marseja: “Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, pasi grupi nuk është i njëjtë. Isha në Marseijë javën e kaluar për një ndeshje bamirësie, iu kënaqa që pashë 30 mijë tifozë për një ndeshje bamirësie. Është një qytet i nxehtë që jeton me futbollin, unë jam rritur me atë ekip, kam qenë tifoz që kur isha 7 vjeç. Që kur u emërua Pablo Longoria president ekipi ka ide shumë të qarta, ata kanë një trajner si Sampaoli me të cilin shpenzojnë shumë energji. Ata lënë shumë hapësira, por kanë shumë cilësi në skuadër’’.



Sfida me Lacion: ‘’Marseja është një ekip që jep pak pika referimi, ata përpiqen të mbrohen dhe të sulmojnë me 7 lojtarë. Ky ekip mund të dëmtojë edhe në kundërsulm me një lojtar të vetëm. Lacio, nga ana tjetër, është shumë më e ekuilibruar, me Sarrin ka një lojë me shumë opsione. Kurrë nuk e humbasin ekuilibrin e ekipit. Unë e respektoj shumë Sarrin, nuk e njihja para se të mbërrija në Itali’’.

Miqësia me Taren:  ‘’E para, Tare është shoku im, flas me të çdo javë. Ne rrallë flasim për punën, padyshim që flasim për futbollin, por mendoj se ai është më i përgatituri në rolin e tij si drejtor sportiv. Ai ka qenë në Top 3 drejtuesit më të mirë sportiv gjatë 10 viteve të fundit. Të ka arritur të bëjë disa gjëra fantastike me Lacion. Kur ka nevojë për informacion për ndonjë lojtar, unë e ndihmoj’’, ka mbyllur fjalën e tij Cana.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sadiku fiton gjyqin në FIFA, ish-klubi detyrohet të paguajë shumën e majme

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku ka fituar në FIFA gjyqin me Erzurumspor, klubin nga Turqia. Sezonin e shkuar sulmuesi elbasanas ishte pjesë e elitës së Turqisë, teksa nuk qëndori shumë gjatë për shkak se në janar turqit vendosën ta largonin në mënyrë të njëanshme.

Në lidhje me situatën, Sadiku dhe klubi ranë dakord për pagat e prapambetura, teksa drejtuesit e turqve nuk u treguan korrektë. Lojtari e dërgoi çështjen në FIFA, me organin e futbollit botëror që i ka dhënë të drejtë lojtarit për pagat.



70 mijë euro detyrohet të paguajë klubi turk në llogarinë e Sadikut, plus 20 përqind të shumës si kamatë vonesë. Në afatin prej 45 ditësh shuma duhet paguar, në të kundërt merkato e Erzurumspor do bllokohet për tre sesione. Pas aventurës në Superligë sezonin e shkuar, skuadra u rrëzua në ligën e parë turke ku luan aktualisht.

LEXO TE PLOTE