Connect with Us

Blerja e votave, ose krimet zgjedhore/ Soreca apel prokurorisë

Politikë

Blerja e votave, ose krimet zgjedhore/ Soreca apel prokurorisë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadori i BE në Tiranë, i ka drejtuar një apel të fortë prokurorisë, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ambasadori Soreca theksoi se organet ligjzbatuese duhet të marrin seriozisht raportin e OSBE/ODIHR-it, dhe të hetojnë e të ndjekin penalisht rastet e blerjes së votës, presionin mbi votuesit dhe shkeljet e sigurisë së të dhënave personale.

Në një intervistë për gazetën Panorama, Soreca tha se “Unë, gjithashtu, i konsideroj rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it që agjencitë e zbatimit të ligjit të hetojnë dhe të ndjekin penalisht rastet e blerjes së votës, presionin mbi votuesit dhe shkeljet e sigurisë së të dhënave personale, si shumë të rëndësishme. Ato duhet të merren seriozisht dhe ne inkurajojmë plotësisht agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet e tjera kompetente që t’i hetojnë këto raste. Sesioni i ri legjislativ ofron një mundësi, si për qeverinë, ashtu dhe për opozitën, që të punojnë së bashku edhe me gjithë aktorët e tjerë përkatës, për të trajtuar rekomandimet e ODIHR-it dhe çdo çështje të pazgjidhur. Unë pres që kjo të ndodhë, duke marrë parasysh kontributin e rëndësishëm që aktorët e shoqërisë civile mund të sjellin në tryezë.

Ato duhet të merren seriozisht dhe ne inkurajojmë plotësisht agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet e tjera kompetente që t’i hetojnë këto raste. Sesioni i ri legjislativ ofron një mundësi, si për qeverinë, ashtu dhe për opozitën, që të punojnë së bashku edhe me gjithë aktorët e tjerë përkatës, për të trajtuar rekomandimet e ODIHR-it dhe çdo çështje të pazgjidhur. Unë pres që kjo të ndodhë, duke marrë parasysh kontributin e rëndësishëm që aktorët e shoqërisë civile mund të sjellin në tryezë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkajn e zë amnezia/ Një kritik në prehërin e Lulit, mëshirojeni

Deputeti megaloman, qesharak dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj për të disatën herë ka përsëritur, se në rast se mblidhet Kuvendi i PD dhe Berisha fiton, ai do të ikë nga PD, por nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Në fakt, kjo është arsye më shumë për Foltoren, është një arsye më shumë për demokratët për të kuptuar,se kush është Agron Gjekmarkaj.

Është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, sepse ka vendosur deputetë të tillë që nuk vlerësojnë rregullin numër një të demokracisë, vendimin e shumicës, por duan tarafet e tyre, qejfet e tyre, postet e tyre, rrogat e tyre, pasurimin e tyre dhe nuk vlerësojnë as demokratët dhe as verdiktin e tyre.

Agron Gjekmarkaj është një njeri që ka haluçinacione të forta në daljet e tij mediatike.

Dikur një anti-bashist i theksuar, që akuzonte Lulzim Bashën deri tek familja, sot është kthyer në një Lulzims i vogël, thjesht dhe vetëm për rrogën e deputetit, pasi Mark Marku e futi në listën e Lezhës, pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Ai thjesht dhe vetëm kontribut quan daljen në televizion.

Në fakt, daljet në televizion dhe shkrimet, janë të përkthyera në para për xhepin e tij.

Pra, kur demokratët vuanin ishin të papunë rrugëve, luftonin kundër Qeverisë, Agron Gjekmarkaj llomotiste lart e poshtë dhe mbushte xhepin me para.

Tani mori edhe mandatin e deputetit pa asnjë lidhje me strukturat, pa bërë një fushatë të saktë dhe të qartë, pasi sot Lezha, dega e PD-së është e braktisur nga deputetët.

Mark Marku ka dhënë dorëheqjen, Gjekmarkaj nuk ka shkelur për asnjë ditë ti pyesë demokratët, për atë se çfarë po ndodh dhe si duhet të veprojë si përfaqësues i tyre.

Por, del nëpër media dhe thotë se po fitoi Foltorja edhe Berisha ai do të ikë, por jo si deputet, por do të ikë nga grupi i PD dhe do të qëndrojë deputet i pavarur.

Pra, sërish nxjerr kokën, lekët i do në xhep, t’i vendosë palë-palë  por jo të respektojë vendimet e demokratëve, të shkojë të marrë mendimet e tyre dhe të përfaqësojë ata. Këtë nuk do ta bëjë.

Prandaj, Gjekmarkaj dhe ikja e tij, është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, i cili zgjedh të tillë personazhe, megaloman, të paaftë, njerëz pa lidhje politike, të cilët interesin e parë kanë xhepin, apo bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Për dikë mund të duket qesharake, por kjo është e vërtetë.

LEXO EDHE:  “PD ka nevojë të ringrihet”/ Nishani: Duhet reagim, ndryshe do ketë pasoja të rënda

LEXO EDHE:  Prokuroria kërkon 6 muaj burg për ushtarakun Kristaq Grevenin

Dje, Agron Gjekmarkaj iu tregonte lart e poshtë shumë njerëzve, mesazhet e tij me Ramën, se si kishte mundur që në bashkëpunim me kryeministrin dhe Lindita Nikollën të rrëzonte grupin e PD-së, i cili mbështeste një kandidaturë për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Dhe ishte Gjekmarkaj, ai që në bashkëpunim me kryeministrin e kishte rrëzuar Valentina Dukën e Lulit dhe Lulzimsat e tjerë dhe ky ishte fitues.

Një arsye më shumë kjo, sërish për të hequr Lulzim Bashën, për të mbledhur Kuvendin, thjesht dhe vetëm për të treguar se Gjekmarkajt e Lulit duhet të ikin sa më parë e sa më shpejt të jetë e mundur me apo pa Kuvende.



Sepse, ata nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Ata janë mercenerë, megalomanë, të paaftë që nuk kanë parim, nuk kanë vlera, por për ta i vetmi fakt i rëndësishëm dhe argument që kanë për jetën dhe të ardhmen ësHtë si trashet xhepi i tyre.

Dhe Gjekmarkaj është shembulli kryesor dhe në disa dalje mediatike kërcënon se do të ikë.

E kë zu meraku se do të ikë Gjekmarkaj? Sa vota mund të krijojë Agron Gjekmarkaj? Çfarë opinioni ka Agron Gjekmarkaj?

Një megaloman që kujton se njerëzit e mbështesin, e dëgjojnë dhe do veprojnë siç thotë ai?

Por, në qoftë se njerëzit do ta dëgjonin, le të shkojë njëherë në Lezhë, në Kukës, në Korçë, në Vlorë, të dëgjojë demokratët dhe ta shikojë e ta kuptojë, kush ka më shumë rëndësi, broçkullat që ai thotë në media, vendimet e tij idiote apo mendimi i demokratëve.

Atje e kupton sa peshë që ka fjala.

Gjithsesi fjala e Gjekmarkajt ka peshë sa lekët që i jep prurësi më i parë./CNA.al

Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “U shit tek Rama, privatizoi dhe zhduku PD”

Si rilindi Agron Gjekmarkaj/ Nga “Basha ik” në “Luli lider”

Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe “lëpin” Bashën

I rilinduri Agron Gjekmarkaj thikë pas shpine Berishës

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Kompanitë në offshore me pronarë të fshehur/ Tabaku denoncon edhe inceneratorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, i është rikthyer skandalit të offshoreve, ku sipas saj në listë ka edhe emra kompanish dhe biznesmenësh shqiptarë.

Tabaku përmend inceneratorin e Tiranës, pa i lakuar emrin kompanisë apo pronarit.

Sipas saj, kompanitë offshore (me pronarë te panjohur) nuk duhet t’i afrohen parave publike.

Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.

 Nuk ishte dhe aq habi kur pashë se edhe paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve tek kompani offshore.

 Inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore por nuk është i vetmi”, shkruan Tabaku në rrjete sociale.

Më tej Tabaku denoncon skemën se si fshihen kompanitë duke përdorur ligjin.



Fatkeqësisht ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Shumë kompani e kanë shumë të thjeshtë te paguajnë një gjobë dhe mos deklarojnë pronarët, kundrejt një përfitimi qindra herë më të lartë të parave publike.

I krijuar me qëllimin për të mos qenë asnjëherë një ligj eficent ai nuk përpiqet të zgjidhë pikëpyetjen e pronarit fundor por të bëjë kinse.

Prandaj kush ndëshkohet nga ligji nuk janë realisht pushtetarët që marrin fonde publike por bizneset e ndershme apo dhe OJQ-të.

 Sot, asnjë qytetar nuk ka aksesin për të parë rregjistrin e famshëm të Pronarëve realë dhe aq më pak të ketë një pasqyrë të saktë se ku shkojnë paratë e taksave shqiptare”, shkruan më tej Tabaku.

LEXO EDHE:  “Nuk administruan të dhëna e dokumente zyrtare”/ Rita Gjati kallëzon 3 anëtarët e KPK

LEXO EDHE:  Vetingu/ Rama “sulmon” prokurorinë dhe gjykatat

Sipas saj, sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore.

Sot Shqipëria duhet të ketë të njejtin standart si vendet anëtare, kontratat publike nuk mund të shkojnë në duar të panjohura dhe as korrupsioni të legalizohet përmes komaonive guacka! Kaq e thjeshtë!”, përfundon reagimin Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas “uraganit” në Korçë/ Zbulohen qytetet ku do të zbresë “Foltorja” e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja”, iniciativë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndezur demokratët në të gjithë vendin.

Që nga 16 Shtatori kur ka nisur në Tiranë, “Foltorja”, ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë nga Jugu në Veri.

Berisha kudo ku ka shkuar është pritur me entuziazëm dhe pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme.

Pas Korçës, ku Berisha u prit me surpriza e ovacione, “Foltorja” do të udhëtojë në verilindje, dhe pikërisht në Dibër.

CNA.al ka mësuar se ditën e martë, “Foltorja”, do të mbahet në Dibër dhe një tjetër lëvizje e Berishës pritet të jetë Lezha, për t’u takuar me demokratët dhe qytetarët atje.

LEXO EDHE:  Rama me qeveri teknikësh dhe ish-oficerët e Berishës/ Opozita drejt protestës

LEXO EDHE:  Vetingu/ Rama “sulmon” prokurorinë dhe gjykatat



Berisha është kthyer në shpresë jo vetëm për demokratët por edhe për qytetarë të shumtë, që janë të zhgënjyer nga sistemi qeverisës.

Qindra e mijëra demokratë, kanë shkuar në takimet e Berishës, kanë dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke kërkuar ndriçimin e dikurshëm të PD, ndriçim të cilin Lulzim Basha e fiku.

Basha e la PD tetë vite në opozitë, i hodhi demokratët në rrugë dhe i braktisi ata.

Kështu rrugëtimi i “uraganit” Berisha vazhdon, ndërsa Lulzim Basha, po braktiset çdo ditë e më shumë./CNA.al

LEXO TE PLOTE