Connect with Us

“Betejë pa kompromis”/ Ish-ministri bën paralajmërimin e fortë: Lufta fillon këtu

Politikë

“Betejë pa kompromis”/ Ish-ministri bën paralajmërimin e fortë: Lufta fillon këtu

Publikuar

-

Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2” dhe atë të Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, tashmë i ka shpallur “luftë” kryeministrit.

Petrit Vasili, i cili do të futet në Kuvendin e Shqipërisë, me vetëm 362 vota, “luftën” e ka filluar në rrjetet sociale, ku çdo ditë shpreh “shqetësimin” e tij për shqiptarët, të cilët i dhanë 362 vota.

Së fundi, Vasili ka paralajmëruar se “Hetimi i dhe nxjerrja deri në një e përgjegjësive të Rilindjes për shkatërrimin dhe bllokimin e Reformës në Drejtesi si dhe autorëve rilindas me Ramen në krye të kapjes e Drejtësisë është detyrë kryesore e opozitës.”

Më tej, ai thekson se detyra të tjera të opozitës, janë edhe hetimi I zgjedhjeve të 25 prillit, dhe i koncesioneve, që sipas tij janë shkatërrimtare për ekonominë shqiptare.

BETEJË PA KOMPROMIS KAPJES SË SHTETIT, KJO ËSHTË DETYRA MBI DETYRAT E OPOZITËS!

Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja do te thote shkaterrimi i demokracise, i thelbit te pluralizmit, qe siguron balancen dhe kontrollin dhe i çdo vlere tjeter qe do ti bente shqiptaret te ndiheshin mire ne atdheun e tyre.

Çdo lufte opozitare fillon nga këtu!

Pa luftuar kapjen, çdo hap i metejshem eshte varrosje e çdo mundesie per nje demokraci te vertete dhe funksionimit te parlamentarizmit, per barazi perpara drejtesise, per treg te lire dhe konkurence te ndershme ne Shqiperi.

Kapja e Drejtesise, Zgjedhjeve dhe Ekonomise eshte TRINOMI i rrembimit te shtetit nga Rama dhe rilindja ndaj:

1. Hetimi i dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive te rilindjes per shkaterrimin dhe bllokimin e Reformes ne Drejtesi si dhe autoreve rilindas me Ramen ne krye te kapjes e Drejtesise eshte detyre kryesore e opozites.

2. Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda, qe bien mbi Ramen ne vecanti dhe rilindjen ne pergjithsi per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyre mbi detyrat e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.

3. Hetimi deri ne fund i Koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi Njepartiak 2019- 2021 eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar ne keto tridhjete vite pluralizem dhe ku afera si Porti i Durresit te kundershtuar me force edhe nga BE si dhe ligjet e komisionuara nga oligarket jane kulme te kapjes se shtetit.

Hetimi deri ne fund i kapjes se shtetit dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme e aksionit te vertete te opozites

Shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve e grabitjeve kriminale te parave dhe ibtetesit publik ne teresi eshte realisht krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit, shpopullimit dhe ç’kombetarizimin te tij.

Vetem ne kete menyre do te forcohet dhe rritet besimi i popullit tek opozita dhe integriteti moral i saj per mbrojtjen deri ne fund te interesit publik dhe kombetar nga kapja dhe asgjesimi rilindas.

Kjo eshte edhe rruga e mundesia e vetme edhe per krijimin e nje lloj besimi se parlamentarizmi mund te funksionoje dhe se marreveshjet per reforma te caktuara edhe mund te kene shanse, qe te funksionojne ne te ardhmen.”-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mori pjesë në ‘Foltoren” e Berishës/ Deputetja e PD, tregon nëse i druhet përjashtimit nga Basha

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në një intervistë për MCN tv ka folur për Foltoren që mbajti një ditë më parë në Korçë ish-lideri i PD Sali Berisha.

Si përfaqësuese e demokratëve, Koti tha se kishte detyrim të merrte pjesë në Foltore dhe këtë e ka bërë për të mbështetur demokratët.

Ajo u shpreh se PD do të jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës dhe u takon atyre të vendosin se kush do ta trejtojë PD-në.



“Unë si përfaqësuese e qytetarëve kisha detyrimin moral të isha dje në takim. Jam anëtare e PD dhe deputete e zgjedhur nga ata demokratë që kishin mbushur sallën. Përgjegjësia më thoshte se duhej të shkoja aty ku ishin demokratët. Personalisht nuk dua të bëhem pjesë e komploteve që kanë kapur PD sepse demokratët nuk e meritojnë këtë situatë delikate. Prezenca ime ishte për të mbështetur demokratët që kanë punuar me mua. Disa mund të kenë paragjykuar pse isha dje mund të them që të gjithë ne jemi brenda PD. Ky debat është unik në llojin e vet dhe të gjithë demokratët do të dinë ti japin zgjedhje. Beteja nuk është me njëri-tjetrin ndaj dhe unë i kërkova Berishës të gjejë një zgjidhje bashkë me demokratët”, tha ajo.

LEXO EDHE:  LSI “tallet” me qeverinë/ Shpërndanë dekorata për dështimin e negociatave

LEXO EDHE:  "Kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”/ Paloka i kthehet Ramës: Mungojnë aparaturat në spitalet Covid

E pyetur nëse i druhet ndonjë përjashtimi nga PD, pasi doli hapur në mbështetje të Berishës ajo tha: Ju bashkova foltores sepse doja që demokratët të shikonin që jam aty si zëri i tyre. Nëse nuk do të isha dje në foltore atëherë do të ndihesha sikur i kisha lënë të vetmuar. Aty kishte shumë njerëz që do donin të flisnin por nuk e kishin mundësinë dhe shumë mesazhe që transmetova dje ishte përçimi i zërit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka denoncuar sot mbylljen e godinës për shkollat e Sarandës, Eco Kampus.

Sipas deputetes së PD-së Ina Zhupa,  kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës dhe ende nuk është vënë nën funksion.

Zhupa shprehet se ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Reagimi i Zhupës

Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vendosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës.

Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-Vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.



Në seancën dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijët e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje.

LEXO EDHE:  Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Pasuritë do të konfiskohen, do futesh në burg

LEXO EDHE:  Video-“Dil e shiko çfarë ndodh në terren”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e “nxjerrin zbuluar”

Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre.

Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në periudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta.

Ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Faleminderit!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Dylgjeri ironizon Bashën/ Luli, demokratët, Saliu dhe Salianji

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha prej javësh po zhvillon takime me demokratë në çdo qytet, me synimin për të ringritur dhe bashkuar PD.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka ironizuar kryeatrin, Lulzim Basha, duke treguar se koha e tij ka mbaruar dhe se demokratët po i bëjnë daljen, duke u mbledhur rreth Berishës në takimet e tij.

Lul, demokratët sot po mblidhen rreth Saliut e jo rreth Salianjit! Një shprehje e hershme thotë:

Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në bythë të kalit! Po, ça po bën më aty Lulzim?

Pse po rri kot ? Apo se je në kalë? Lëviz, luaj, se u qelbe.  Demokratët që ti i le rrugëve kanë mbushur sallat e ti rri akoma në stallë. Demokratët u zgjuan Luli. Demokratët po kërkojnë tjetër Lider. Janë bashkuar rreth “të keqes” më të vogël e Udhëheqësit më të madh. Po e presin anekan Doktorin, qytet më qytet.



LEXO EDHE:  LSI “tallet” me qeverinë/ Shpërndanë dekorata për dështimin e negociatave

LEXO EDHE:  LSI “tallet” me qeverinë/ Shpërndanë dekorata për dështimin e negociatave

E presin në rrugë, në salla, në podiume. Po ti? Ça po bën aty? Ku e ke antarësinë? Ku i ke militantët? Ku e ke partinë?

Po të firon çdo ditë grupi. Doktori po kuvendon me Partinë, Ti vazhdon takon akoma diplomacinë!

Po të fut ujë gomonja Lul. Se ndjen se të është lagur menderja? Fshatari ynë e maste lagështinë e tokës me bythë kur donte të mbillte grurë, Ti je në ujë e nuk po ndjen gjë!

Heeeeej! O Lul! PD sot po mblidhet rreth Saliut e jo rreth Salianjit. A po thith Ti? Apo kap ça të kapësh?  Zoti të dhashtë”, shkruan Ylli Dylgjeri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE