Connect with Us

ZYRTARE/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos ish-futbollisti i Marsejës

Politikë

ZYRTARE/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos ish-futbollisti i Marsejës

Publikuar

-

Chris Gadi i bashkohet Egnatias. Mesfushori 29 vjeçar ka  gjetur marrëveshjen me klubin dhe do jetë në dispozicion të ekipit qysh nesër. Futbollisti ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Marseille, apo Lok.Plovid. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe eksperiencën me Charleroi. Karrierës së tij i shtohen edhe Etar dhe Spartak Pleven. Egnatia synon që të sigurojë qëndrimin në elitë.

“Welcome Chris GADI ! Mesfushori 29 vjeçar Francez është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia ! Gadi ka disa eksperienca si : Marseille , Lok. Plovdiv , Spartak Pleven , FC Etar , Olym. Charleroi etj . Nesër futbullisti i bashkohet ekipit . KF Egnatia” – shkruan klubi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

PD dorëzon propozimet për ndryshimet kushtetuese/ Ja firmëtarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamente për ndryshimet Kushtetuese.

Konkretisht amendamentet e PD-së për Ndryshimet Kushtetuese janë fokusuar  për reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve.

CNA.al. ka siguruar dhe listën e firmëtarëve, ku mes emrave të Bashës dhe Gazmend Bardhit janë edhe ai i Luan Bacit, Enkelejd Alibejat, Tritan Shehu, Helidon Bushati, Belind Këllici, Alfred Rushaj,Oriola Pampuri etj.

Sipas Bashës, këto amendamente synojnë kthimin e Shqipërisë në shina. Ndërkohë që nga ana tjetër Rama është shprehur i gatshëm për të dëgjuar propozimet e PD, por ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e negocimit nga ndërkombëtarët për tu ulur në tryezë me PD./CNA.al




 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rinumërimi i votave për kandidatët/ Komisionerët masakër mbi votat preferenciale

Publikuar

-

Nga

KQZ ka nisur procesin e verifikimit të rezultatit të nxjerrë nga Komisionerët Zgjedhorë. Deri tani është hapur dhe rinumëruar vetëm një pjesë e vogël.

Deri në këtë fazë nuk rezultojnë diferenca në rezultatin e nxjerrë nga Komisioberët për votat që u takojnë subjekteve zgjedhore.

Por me gjithë numrin ende të vogël të fletëve të verifikuara, për votat preferenciale rezultojnë diferenca të mëdha në emër të kandidatëve.

Kështu deri tani:

– demokratit Zef Hila në Shkodër në vetëm 40 kuti të hapura, i janë shtuar 104 vota;

-demokratit Helidon Bushati i janë hequr 87 vota.

– socialistit Eduard Shalsi i janë shtuar 86 vota të padrejta,

-socialistes Elisa Spiropali i janë llogaritur 20 vota plus;

– socialistit Fatmir Xhafaj i janë hequr 43 vota;



– socialistes Belinda Balluku i janë hequr 30 vota;

– kryetarit Edi Rama rezulton se i janë hequr 11 vota,

– socialistit Rrahman Rrahja i janë shtuar 19 vota.

– kryetarit Basha i janë hequr 21 vota,

– ish-kryetarit Berisha i janë hequr 11.

-demokrates Ledina Fratari, i janë dhuruar 48 vota plus, vetëm në kutitë e hapura deri më tani.

Këto shifra mund te vlerësohet që janë janë vetëm një pjesë e vogël e manipulimit nga komisionerët, pasi kutitë e hapura janë një pjesë ende e vogël e atyre që është vendosur të rihapen për tu verifikuar.

Nëse shifrat e manipulimit i shtrijme dhe i projektojmë në totalin e kutive të votimit, atëherë deformimi merr trajten e një fenomeni të madh manipulimi dhe deformimi të turpshëm të votës preferenciale në nivel kombëtar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si po i bie Bashës lista e kandidatëve në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike arriti të siguronte 4 mandate parlamentare në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit. Megjthatë duket se lista e kësaj force politike është e paqëndreshme, Bashës po i përmbyset lista dhe kjo tashmë është fakt.

Emrat e Mark Markut, Agron Gjekmarkajt, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli, të cilët arritën të siguronin mandatin e deputeti janë zhvendosur, dikush me dorëheqje e dikush prej problemeve me dekriminalizimin.

Fillimisht ishte Mark Marku, i cili u vendos kryetar i komisionit për vettingun e kandidatëve. Bashkë me anëtarët e tjerë, ata deklaruan se ata që do të bënin vettingun, nuk do të kandidonin vetë.

Mirëpo ky ‘ligj’ duket se ra shumë shpejt. Mark Marku, i cili skualifikoi kandidatët e tjerë, vendosi të kandidojë vetë, dhe fitoi mandatin e deputetit me 5321 vota.  Por pasi fitoi dhe erdhi koha për tu futur në paralament, Marku u tërhoq, duke dalë kundër Bashës, dhe hoqi dorë nga mandati.

Megjithatë, kujtojmë se asokohe Basha nuk e pyeti shumë, dhe ata që hoqi Marku, Luli i vuri prap në lista. Basha vuri Gjekmarkaj në dy emrat e parë. E mori nga rruga e dhe pa e votuar në parti, pa asnjë lidhje me PD, pa qenë asnjë ditë, por me idenë që është një person publik dhe do fitonte vota.

Por çfarë ndodhi pas tërheqjes së Mark Markut?

Pasi ai dha dorëheqjen dhe ra nga lista, madatin e mori Elda Hoti, të cilën Basha e kishte vënë të 9 në listë.  Megjthatë edhe emri i saj rrezikon të bie.

Sot në KQZ, por edhe në Kuvend  ka mbërritur një denoncim kundrejt deputetes së Lezhës Elda Hoti. Denoncimi ka lidhje me dekriminalizimin. Sipas ankesës së dorëzuar në KQZ, Hoti ka fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.Ndërkohë që ka pasur probleme dhe me ish bashkëshortin, me të cilin pretendohet se është divorcuar, megjithëse flitet se është një divorc formal.

Pra pas rënies se Mark Markut dhe në rast se Elda Hoti ikën, sipas radhës së KQZ , i bie që deputete të hyjë numri 6 sipas listës, Roza Hilaj.



Tani Hilaj pritet të marrë mandatin e deputetit, çka do të thotë se lista e Lulzim Bashës në Qarkun e Lezhës, përmbyset e tëra.

E para për shkak të dorëheqjes së Mark Markut, e dyta për shkak të Elda Hotit e cila del me problematika, dhe e treta, sepse Gjekmarkaj nuk ka shkelur asnjë ditë në Lezhë dhe PD ka ngelur pa përfqësim. Kanë Agron Gjekmarkaj, i cili merret më shumë duke folur televizioneve se sa merret me problemet e njerëzve./CNA.al

U shpall tradhëtare nga Mona dhe u “strehua” tek Luli/ Kush do të zërë vendin e Markut në Kuvend

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

LEXO TE PLOTE