Connect with Us

ZYRTARE/ Afrimi i fundit i Dinamos, “nëndetësja” prezanton futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit

Sport

ZYRTARE/ Afrimi i fundit i Dinamos, “nëndetësja” prezanton futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit

Publikuar

-

Dinamo firmos me mbrojtësin e Lokomotiva Zagreb, Edis Maliqi dhe mbyll merkaton e verës me rekord lëvizjesh, 23 në hyrje dhe 17 në dalje.  Ndërkohë që ditën e sotme, klubi kryeqytetas ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me afrimin e Edis Maliqit.

“Mbrojtësi shqiptaro-maqedonas, Edis Malikji rikthehet në Kategorinë Superiore tek Dinamo. 25-vjeçari, me një eksperiencë në kampionatin maqedonas, shqiptar dhe atë kroat, është vlerë e shtuar kontigjentit të trajnerit Shkëmbi. Futbollisti është vënë sot menjëherë nën urdhrat e stafit teknik”, shkruan Dinamo në faqen zyrtare.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

BOTËRORI 2022/ Fiton Brazili, ndalet Argjentina e Messit

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut. Brazili ka fituar me përmbysje ndaj Venezuelës në transfertë me rezultatin 1-3. Ishin fillimisht vendasit që e nisën shumë shpejt në avantazh në minutën e 11′ me anë të Ramirez. Në pjesën e dytë skuadra “Seleçao” barazoi me anë të Markinjos në minutën e 71′, përmbysi me Gabigolin ose ndryshe Gabriel Barbosën nëm minutën e 85′ me penallti dhe i vuri kapakun sfidës me Entoni në minutën e 90+5′. Me këtë fitore Brazili renditet e shkëputur në krye në kuotën e 27 pikëve, ndërsa tabelën e mbyll pikërisht Venezuela duke grumbulluar 4 pikë.

Argjentina ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Paraguajit në transfertë, në një takim ku Lionel Mesi luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit, por pa bërë asgjë më shumë. Me këtë ndalesë skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e 2 në kuotën e 19 pikëve. I njëjti rezultat vlen edhe për duelin Uruguaj-Kolumbi e cila u mbyll pa asnjë fitues me rezultatin e bardhë 0-0. Ekuadori mposhti në shtëpi 3-0 Bolivinë, ku të gjitha golat u realizuan në fraksionin e parë të lojës. Peruja ka marrë tre pikë me vlera ndaj Kilit, ku arriti një sukses në shtëpi me rezultatin 2-0.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

VENEZUELË 1-3 BRAZIL

Ramirez 11′ / Markinjos 71′, Gabigol (p) 85′, Entoni 90+5′

PARAGUAJ 0-0 ARGJENTINE



URUGUAJ 0-0 KOLUMBI

EKUADOR 3-0 BOLIVI

Estrada 14′, E. Valencia 17′, 19′

PERU 2-0 KILI

Kueva 36′, Pena 64′

RENDITJA E PLOTË

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Uzuni-Cikalleshi në sulm/ Ky pritet të jetë formacioni i kombëtares nesër ndaj Hungarisë

Publikuar

-

Nga

Kualifikueset e Botërorit Katar 2022 kanë hyrë në një fazë të nxehtë për Kombëtaren shqiptarë. Hungaria dhe Polonia janë dy sfidat ku djemtë e Rejës duhet të tregojnë se sa vlejnë e deri ku mund të shkojnë në grupin I. Në një stadium të zbrazët në Budapest kuqezinjtë do të luajnë gjithçka për gjithçka për të ardhur me 3 pikët në Shqipëri, të cilat do i jepnin dozën e duhur të vetëbesimit lojtarëve për të luajtur “finalen“ e tyre me Poloninë.

Orët po afrojnë dhe Reja po skicon planin anti-Hungari. Skema është e vetmja gjë që ka mbetur e paprekur që nga mbërritja e italianit në stolin e Shqipërisë dhe e tillë do të mbesë edhe mbrëmjen e 9 tetorit. Pyetja e është se cilët futbollistë do ta plotësojnë atë?

Çelësat e portës i takojnë kapitenit Berisha, i cili përpara tij do të ketë Ismajlin, Gjimshitin dhe Kumbullën. Mbrojtja “made in Serie A” do të qëndrojë e pandryshuar edhe përballë hungarezëve. Ndërkohë ndryshimi pritet të vijë në mesfushë, atje ku krahu i djathë rrëmbehet nga Ivan Balliu. Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar i padiskutueshëm në La Liga për Rajo Vajekanon, ku ka arritur të dhurojë edhe një asist.



Në të majtë këtë herë kalon Hysaj, krahë në të cilin po luan edhe në Itali nën urdhërat e Sarrit. Bare dhe Gjasula janë të padiskutueshëm në mesin e fushës, ndërsa muskujt e Abrashit zëvendësohen me Fantazinë e Bajramit. Ky i fundit do të jetë “artisti” që do të krijojë rastet për Uzunin dhe Cikalleshin.

Sulmuesi kavajas është kthyer në një protagonist kryesor në radhët e Koniasporit, ndërsa nën drejtimin e Rejas e ka pasur mjaft të lehtë të gjejë rrugën e rrjetës. Sa i përket Uzunit, lojtari nga Berati luan në “shtëpinë” e tij të dytë, pasi Hungarinë e njeh mjaft mirë duke qenë se është pjesë e Ferencvaroshit prej më shumë se një viti, ekip në të cilin luajnë edhe një pjesë e lojtarëve të Kombëtares hungareze.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Edi Reja humb Bekim Balajn për sfidën me Hungarinë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për transfertën e nesërme ndaj Hungarisë. Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës.

Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar.



Shqipëria do të përballet nesër ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, dhe sfidën e dytë do ta luajë mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Polonisë.

Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

LEXO TE PLOTE