LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/ Intervistë në “Now”, përballë Erla Mëhillit

6 Shtator 2021, 10:00, Aktualitet CNA
Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/

Sonte starton emisioni ?Now? me moderatore, Erla Mëhillin, në Euronwes Albania.

Përballë Mëhillit do të jetë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike.

Berisha do ta flasë para ish-këshilltares së tij, pa dorashka, për çështjet më të lakuara që lidhen me emrin tij.

Dalja e Berishës, vjen ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, ku ka shumë ?zhurmë?, në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, nëse do jetë apo jo në Kuvend.

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA ka pasur qëndrime të forta e të drejtpërdrejta, që Berisha të mos jetë pjesë e Kuvendit.

Për të gjitha këto, Berisha do flasë sonte me Erla Mëhillin në Now, në Euronews Albania.

?Now? një emision tejet i ndjekur dhe i shikuar pritet të mbërthejë para ekranit, jo vetëm njohësit e çështjeve politike, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, pasi Berisha është një emër me CV dhe histori të gjatë në politikën shqiptare./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga