LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varianti “Mu”/ Mjeku epidemiolog: Duhet të vaksinoheni për të shmangur rreziqet e mëdha

6 Shtator 2021, 18:29, Lifestyle CNA
Varianti “Mu”/ Mjeku epidemiolog: Duhet të vaksinoheni për

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko është shprehur se vaksina është aleatja më e fortë kundër Covid 19.

I ftuar në emisionin Radari Informativ, me Jonida Shehun, Cenko tha se në javët në vazhdim do të shikohet shkalla e imunitetit të kritjuar në Shqipëri.

?Unë mendoj që një informacion që do na ndihmojë të kuptojmë se kush do jetë ecuria e këtij varianti në javët në vazhdim është edhe shkalla e imunitetit në Shqipëri.

Edhe pjesa e popullatës që do preket do ishte më e vogël në rast se shkalla e imunitetit është e lartë.

Imuniteti natyral i sëmundjes është më i fortë ndërsa të tjerët duhet të veprojnë që të vaksinohen sepse rreziqet janë të mëdhaja?, ka thënë Cenko.

Përsa i përket variantit të ri, ?Mu? që po qarkullon në disa vende të botës, mjeku është shprehur se duhet të aplikojmë më të mirat që dimë kundër virusit.

?Duke iu referuar variantit dhe imunitetit, ajo që autoritetet shëndetësore në botë inkurajojnë për frenimin e virusit, është pikërisht kjo që sa më pak të shpërndahet sëmundja, aq më pak krijohet mundësia për mutacione. Ajo që mund të bëjmë është të aplikojmë më të mirat që dime.

Shqetësimi jonë është edhe në bazë të asaj që kaluan. Rastet e reja janë më pak gjë që do të thotë se vaksina është aleatja jonë e vet?, u shpreh mjeku Cenko./ CNA.al

Lajmet e fundit nga