LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përplas me Bekim Balajn, zbulohet gjendja shëndetësore e portierit hungarez

6 Shtator 2021, 19:55, Sport CNA
U përplas me Bekim Balajn, zbulohet gjendja shëndetësore e

Portieri titullar i Hungarisë, Piter Gulashi, i cili mbajti dhe shiritin e kapitenit mbrëmjen e djeshme, luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes ndaj Shqipërisë në ?Elbasan Arena?, pasi pati një përplasje me Bekim Balajn në minutën e 27-të dhe stafi mjekësor mjekësor vendosi të mos e rrezikojë më gjatë.

Gjithsesi pas kontrollit të detajuar për ndonjë problem të mundshëm në kokë apo shpinë, tashmë është konfirmuar se për fat të mirë dëmtimi i Gulasgut ishte i lehtë dhe portieri do të fluturojë nesër drejt Gjermanisë, për t?u vënë në dispozicion të stafit mjekësor të Lajpcig, klubit ku është pjesë prej disa sezonesh.

Gardiani 31-vjeçar do të kryejë një tjetër ekzaminim mjekësor, para se të nisë përgatitjet për sfidën e fundjavës, ku Lajpcig do të përballet me Bajernin e Mynihut në ?Red Bull Arena?.

Lajmet e fundit nga