Connect with Us

Starton sezoni i ri/ Minutë pas minuti me Euronews Albania

Aktualitet

Starton sezoni i ri/ Minutë pas minuti me Euronews Albania

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ajo çfarë përbën lajmin e ditës sot është dalja e parë në ekran, për këtë sezon politik, e ish kryeministrit Sali Berisha. Do të jetë në mbrëmje, në orën 21.00, në Euronews Albania, në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Siç dhe është lançuar tashmë në ekranin dhe në rrjetet sociale të Euronews, Berisha do të flasë sot me Erla Mëhillin për rikthimin e opozitës në Parlament, dy vjet pas djegies së mandateve, për hyrjen e tij në Kuvend, si sfidë ndaj SHBA-së apo për të ardhmen e tij e sigurisht, edhe për raportet e tij me PD zyrtare.

Sezoni i ri televiziv po nis fuqishëm në Euronews Albania, që pa diskutim do të vijojë të ruajë besueshmërinë, paanshmërinë, mendimin e analizën e thelluar, dinamikën, dixhitalizimin e respektimin e të gjitha këndvështrimeve.

Nis me 6 edicione informative live, që në orët e para të mëngjesit, për të zgjatur përgjatë gjithë 24 orëve në vazhdim. Korrespondentët janë pozicionuar përsëri kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Bruksel. Ndërsa studiot janë bërë gati për të transmetuar gjithçka i duhet audiencës, së të gjitha target grupeve e interesave.

“Mirëmëngjes”-i i parë i këtij sezoni nisi pikërisht sot, për të vijuar çdo ditë nga ora 7.00 – 9.00, me energjinë e duhur për një fillim dite të mbarë. “Mirëmëngjesi”-n e parë në Euronews na e thonë Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, pra ata udhëtarët e lezetshëm të verës, që tashmë kanë ndaluar në destinacionin e përhershëm, në studion e mëngjesit, për të përcjellë informacione mbi ngjarjet kryesore të së përditshmes sonë, përmes të ftuarve dhe lidhjeve direkte. “Mirëmëngjes”-i do të jetë infromues, tematik, por edhe argëtues.

“Now me Erla Mëhillin” do të jetë nga e hëna në të mërkurë, në orën 21.00, me qëllimin për të hedhur dritë në korridoret e errëta të politikës, me të ftuar, intervista e debate mbi çështje politike e sociale në vend e rajon.

LEXO EDHE:  FOTO-Dj Snake nuk dorëzohet/ Ja si e “ngacmon” këtë herë Marina Vjollcën

Dueli i mendimeve dhe analizave, gjithmonë të kundërta, mes Andi Bushatit e Baton Haxhiut në “Shock”, fillon gjithashtu sot, për të vijuar çdo javë nga e hëna në të enjte, ora 20.00. Në mes të këtyre diskutimeve, do të jetë përsëri gazetarja dhe moderatorja Bruna Çifligu.

Formati më inovativ në Shqipëri, “Barometri”, që gllabëroi vëmendjen e gjithë shqiptarëve në kohën e zgjedhjeve elektorale, do të jetë sërish çdo të enjte, në orën 21.00, nën moderimin e Neritan Sejaminit, për të sjellë në ekran zërin e kujtdo prej nesh, për çështje e tema që na interesojnë në të përditshmen tonë. Ky zë do të përkthehet në të dhëna e rezultate konkrete, në sondazhe që do të zbërthehen e analizohen nga ekspertët në studio.

“Eurotalks” me Franko Egron, çdo të dielë ora 20.00, “Balkan talks” çdo të hënë e të mërkurë ora 22.00, “Përse” nga Mentor Kikia të premteve ora 21.00, “Unpublished” çdo të martë në 18.00, “Destinacion” nga gazetarja Rezarta Delisula çdo të enjte ora 18.00 do të jenë emisionet e tjera që plotësojnë gjithë programacionin e këtij sezoni të ri shumë të pasur televiziv në Eruonews, duke zgjeruar kështu edhe më shumë, dimensionet e një televizioni që synon të sjellë në kohë reale të vërtetën që na intereson të gjithëve, jo vetëm në politikën e vendit, por edhe atë rajonale, europiane e botërore, për çështjet e drejtësisë, dosjet e krimit e hetimet e lëna jashtë vëmendjes, për eksplorimin e vendeve të panjohura shqiptare, duke i trajtuar ato në aspektin historik, gjeografik, kulturor e kulinar.

Gjithçka ka filluar sot, që në orët e para të mëngjesit, me një mision: për t’i mbajtur gjatë, çdo ditë, për çdo edicion lajmesh e në çdo emision, shqiptarët, kudo ku jetojnë, të ulur para ekranit, ku logo që pulson është vetëm Euronews Albania./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rritja e çmimeve/ Rama tenton të qetësojë qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, të ngritura në rrjetin e tij social.

Rama foli për çmimin e energjisë për familjarët, duke thënë se është nën nën koston reale.

Ndër të tjera, Rama, ka ripërsëritur se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta.

 “Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtare. Rreth 600 mijë ton janë nën produktet që vijnë nga importi.



Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi në çmim të rregulluar.

Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave  të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe ofertën jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri.’, është shprehur Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Me sa këmbehet sot euro, dollari apo paundi?/ Njihuni me kursin e këmbimit valutor

Publikuar

-

Nga

lajme cna ekonomi

Tregu i këmbimit valuator vijon të mos ketë ndryshime.

Tre ditët e fundit, blerjen dhe shitjes e monedhave të huaja kanë qenë në të njëjtat nivele pa luhatje

Edhe sot me datë 8 Tetor, një dollar blihet me 102.7 lekë dhe shitet 107.7 lekë.

Një euro blihet me 120.7 lekë dhe  shitet me 125.7 lekë.

LEXO EDHE:  Sara ndez rrjetin/ Pozon me bikini minimaliste

LEXO EDHE:  "Desha të të ftoja në emision por..."/Ermal Mamaqi ndërron mëndje pasi pa këto pamje



Ndërsa paundi britanik blihet me 139.8 lekë dhe shitet me 144.8 lekë.

Më poshtë po sjellim tabelën e këmbimit valuator për ditën e sotme, edhe për moedhat e tjera./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ E premtja me temperatura deri në 24 gradë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Moti i vranët dhe me shira të pakët mbetet gjatë paradites në zonat Veriore dhe Qëndrore, por në Jug reshjet do të jenë më të shumta.

Pritet që në orët  në vijim të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

LEXO EDHE:  “Plas” midis Alesias dhe Erjolës/ “Zihen” për një mashkull: Nuk ma merr dot

LEXO EDHE:  "Desha të të ftoja në emision por..."/Ermal Mamaqi ndërron mëndje pasi pa këto pamje



Era do të fryejë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës./CNA.al

LEXO TE PLOTE