Connect with Us

Situatë e rënduar nga pandemia/ Qytetarët nuk respektojnë masat

Kosova & Rajoni

Situatë e rënduar nga pandemia/ Qytetarët nuk respektojnë masat

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Numri i ulët i qytetarëve të vaksinuar në Kosovë si dhe mosrespektimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit po vazhdojnë ta mbajnë të përkeqësuar situatën me pandeminë, thonë profesionistët shëndetësorë.

Vetëm gjatë javës së kaluar nga koronavirusi kanë vdekur 171 pacientë dhe janë regjistruar afër 10 mijë raste të reja.

Sa i përket vaksinimit, Kosova vlerësohet të ketë përqindje të vogël të qytetarëve të vaksinuar. Deri pasditen e 6 shtatorit janë administrua 932,286 doza të vaksinës, ndërkaq me të dy dozat janë të vaksinuar 314,334 persona.

Infektologu Xhevat Demiri thotë për Radion Evropa e Lirë se situata me pandeminë është shumë e rëndë dhe kërkohet një vetëdijesim i qytetarëve për respektim të masave kundër COVID-19 dhe për vaksinim kundër kësaj sëmundjeje.

“Pasojë e kësaj situate të rëndë me pandeminë është në radhë të parë mosrespektimi i masave kundër COVID-19. Çdo ditë e më shumë kemi grumbullime që rrezikojnë situatën. Vaksinimi është i ulët. Por, është edhe një faktor tjetër që një pjesë e popullsisë vazhdon të mos besojë që ka virus”, thotë ai.

Disa qytetarë shijojnë kafenë në një kafiteri në Prishtinë. 6 shtator 2021.

Në këtë trend të situatës me pandeminë, shton Demiri, vështirë se mund të fillojë edhe mësimi me prezencë fizike në shkolla, ashtu siç është paralajmëruar se do të ndodhë më 13 shtator.

Mbi 16 mijë gjoba për shkelësit e ligjit

Masat kundër COVID-19, siç janë mbajtja e maskës, distanca fizike, mosgrumbullimi i njerëzve dhe ahengjet familjare nuk po respektohen në masë të duhur. Kjo shihet nga inspektimet që po bëjnë autoritetet kompetente.

A po i kontrollon Policia e Kosovës të vetizoluarit?

Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) janë dy institucionet të cilat bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës vetëm brenda pesë ditëve të para të muajit shtator ka shqiptuar mbi 16 mijë tiketa në bazë të Ligjit kundër COVID-19.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha këto gjoba janë duke aplikuar në kontrollet në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare dhe vende tjera.

Policia ka kaluar në orar 12 orësh për të shtuar personelin policor në detyrë.

“Kështu që aktivitetet dhe patrullimet policore, janë shtuar në nivel vendi, po ashtu edhe numri i gjobave për shkelësit e Ligjit kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët po sëmuren dhe po vdesin”/ Erion Dasho “shpërthen” ndaj kolegëve: Ka ardhur koha të jepni llogari

Policia apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat kundër COVID-19, në mënyrë që “edhe një herë, të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese”.

Dasma në pandemi

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu tha për Radion Evropa e Lirë se kanë raportime për organizimin e ahengjeve familjare dhe inspektorët po ndërprerjen mbajtjen e tyre.

“Kemi raportime për organizim të dasmave. Por, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës janë duke bërë gjithçka që të ndërpresin secilin aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve ku nuk mbahet distanca, ku nuk përfillen masat që i ka marrë qeveria. Do të vazhdojmë me dënime, me mbyllje të lokaleve, bareve. Patjetër se do të marrim të gjitha veprimet në mënyrë që të ulim numrin e të infektuarve dhe vdekjet”, tha Kadriu.

Çfarë ndikoi në shtimin e vdekjeve në Kosovë?

Vetëm më datën 4 shtator, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ua ka pezulluar punën 17 lokaleve të cilat nuk i kanë respektuar masat.

Për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 janë angazhuar 85 inspektorë të rinj.

Hysen Sogojeva, udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë, se janë duke respektuar masat dhe se nuk po organizohen ahengje familjare në ‘sallat e dasmave’.

“Deri më 13 shtator ne jemi zotuar se është mirë t’i respektojmë masat. Kushdo që i shkelë masat dhe organizon dasma, as që diskutohet, duhet gjobitur. Ata të cilët mbajnë dasma në shtëpi, ne nuk mund t’i kontrollojmë”, u shpreh ai.

Një kafiteri e mbyllur në Prishtinë për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19. Prishtinë, 6 shtator 2021.
Një kafiteri e mbyllur në Prishtinë për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19. Prishtinë, 6 shtator 2021.

Më 30 gusht në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh. Të gjithë punëtorët e bizneseve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejt me klientët, duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë test negativ./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS.

Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Vuçiq padit vetveten

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.



Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

LEXO EDHE:  Vaksina kundër COVID/ Ekspertët optimistë: I reziston variantit të ri të virusit

LEXO EDHE:  Nju Jorku detyron të gjithë mësuesit të vaksinohen brenda shtatorit

Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë Veriore/ Përmbytet aeroporti i Athinës, mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Në Selanik dhe Kalkidiki trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona.

Rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur.



Në të njëjtën kohë, lumi Anthemountas është tejmbushur, duke çuar në përmbytjen e aeroportit të Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut.

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Gjithashtu dhe shkollat pothuajse ​​në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen sot.

Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji.  Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Autobusi përfundon në kanal/ Plagosen 5 persona në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert” në fshatin Zhabeni, në rrugën për në Manastir, një autobus ka përfunduar në kanal, ku si pasojë janë plagosur rëndë 5 persona.



Mediat maqedonase raportojnë se të plagosurit pasi kanë marrë mjekim, kanë lënë spitalin.

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

LEXO EDHE:  58.2 milionë euro për Shqipërinë/ Denaj: Gjermania, partnere e fortë dhe e besueshme

Mësohet se autobusi që doli nga rruga duke përfunduar në një kanal, transportonte punonjës të fabrikës “Kromberg dhe Schubert” . Deri më tani nuk dihen rrethana te ngjarjes në fjalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE