Connect with Us

Rreziku i dëmeve në timon/ Më i ulëti në Berat, më i larti në Tiranë

Aktualitet

Rreziku i dëmeve në timon/ Më i ulëti në Berat, më i larti në Tiranë

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Qarku i Beratit kishte përqindjen më të ulët të dëmeve në sigurime vitin e kaluar, ndërsa ai Tiranës më të lartin.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se vitin e kaluar qarku i Beratit kishte raportin më të ulët mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave në sigurimin e detyrueshëm motorik, me 1.02 dëme për çdo 100 kontrata të sigurimit TPL.

Me një diferencë të vogël, vijon Qarku i Shkodrës ku raporti mes numrit të dëmeve dhe kontratave është 1.05%, i ndjekur nga Dibra me 1.26% dhe Kukësi me 1.28%. Në majë të renditjes për raportin mes numrit të dëmeve dhe kontratave, edhe për vitin 2020 renditet Qarku i Tiranës, me 2.68%, i ndjekur nga ai i Durrësit me 2.48% dhe i Vlorës me 2.25%.

Vitin e kaluar raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit TPL pësoi një rënie të lehtë në 2.16%, nga 2.35% që kishte qenë një vit më parë. Kufizimet e aplikuara sidomos në tremujorin e dytë të vitit të kaluar sollën një ulje të ndjeshme të lëvizjes së mjeteve dhe kjo mund të ketë ndikuar edhe në shkallën e dëmeve të regjistruara gjatë vitit.

Të dhëna e tregut të sigurimeve në nivel të qarqeve tregojnë se, statistikisht, rreziku për të pësuar një dëm në Tiranë është më i lartë se në Berat apo Shkodër. Megjithatë, nëse vlerësimi bëhet sipas raportit të thjeshtë aritmetik mes vlerës së dëmeve dhe primeve, diferencat mes qarqeve janë më të vogla. Raportin më të lartë dëme-prime e ka Durrësi, me 27%, i ndjekur nga Tirana me 27% dhe Kukësi me 25.2%. Kjo mund të lidhet shumë me shkallën e dëmit dhe sidomos me dëmtimet në njerëz, që sjellin edhe kostot më të madhe në dëme të paguara nga siguruesit.

LEXO EDHE:  Termet vazhdojnë/ Tjetër goditje në Shqipëri

Drejtuesit e mjeteve në Shqipëri paguajnë prime sigurimi të njëjta, megjithëse drejtues të ndryshëm mund të kenë shkallë të ndryshme rreziku, të lidhura me disa faktorë. Më kryesori është historiku i dëmeve, por faktorë të tjerë mund të jenë edhe eksperienca në drejtimin e mjeteve, vendbanimi dhe zona ku mjeti qarkullon etj. Këto faktorë zakonisht përfshihen në sisteme të vlerësimit të rrezikut të llojit bonus-malus.

Ky sistem nënkupton shpërblimin e drejtuesve të mjeteve pa historik dëmesh me prime sigurimi më të ulëta dhe penalizimin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme në të shkuarën me prime më të larta, por mund të përmbajë edhe elementë të tjerë rreziku për diferencimin e primeve, të përcaktuara nga vetë kompanitë. Deri tani, në Shqipëri një sistem i tillë nuk është aplikuar. Me ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi nga 1 korriku, bonus-malus parashikohet si e drejtë e kompanive, por jo si detyrim. Deri tani, drejtuesit e kompanive të sigurimeve shprehen pesimistë për një implementim të shpejtë të këtij sistemi.

Sipas tyre, një hap i tillë do të kërkojë një sërë parakushtesh, si zbatimi i detyrimit për t’u siguruara nga të gjitha mjetet, një infrastrukturë teknikë më e saktë dhe gjithëpërfshirëse, por edhe një rol më aktiv nga AMF në raport me problematikat që ka produkti TPL./Monitor

cna lajme ekonomi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari ne Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si edhe ju sekuestrua një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:



“Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.K., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa”./CNA,al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mundësoi riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria/ Gjenerali libanez: Do lirojmë çdo peng

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot me “Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim.

Ky i fundit është një nga personat kyç që ndihmoi në riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri.



Gjatë fjalës së tij në ceremoninë në Kryeministri, gjenerali libanez deklaroi se nuk do kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng.

Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng, pavarësisht çdo vështirësie, çdo rreziku me të cilin stafi ynë përballet në terren ndërkohë që hyjnë në zona të rrezikshme. Ne kuptojmë se çfarë vlere ka liria. I njohim mirë tragjeditë e arrestimit, frikës dhe burgosjes. Falënderime të ndjera kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve që më nderojnë. Dua t’ia dedikoj Libanit e Shqipërisë dhe gjithë atyre që punojnë për lirinë e njerëzimit. Bëj thirrje që udhëheqësit e botës të përhapin gjuhën e paqes në vend të urrejtjes”, tha gjenerali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

SPAK dhe BKH operacion në Prokurorinë e Gjirokastrës/ Sekuestrohen dosje hetimore

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është vënë sërish në lëvizje.

Këta radhë SPAK, i shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit, ka zbarkuar në Gjirokastër.

Konkretisht në Prokurorinë e Gjirokastrës ku raportohet se ka sekuestruar disa dosje.

CNA.al ka kontaktuar me SPAK për të konfimuar operacionin në fjalë.



Kreu i SPAK, Arben Kraja nëpërmjet koordinatores për informim, Xhuljeta Krasta, nuk e ka mohuar një operacion të tillë, madje ka paralajmëruar se nuk do të ndalohen.

LEXO EDHE:  Kryemadhit i del situata jashtë kontrollit/ Një tjetër kandidat merr mandatin

LEXO EDHE:  Drejtonte makinën ku humbën jetën dy 17-vjeçare/ I riu nuk kishte patentë

“Ne kryejmë veprime çdo ditë aq më shumë tani që grupi i parë i hetuesve të BKH, është aktiv”, ka thënë Kraja.

Ende nuk dihet se çfarë dosjesh janë sekuestruar në Prokurorinë e Gjirokastrës.

CNA.al do t’ju mbajë të informuar për çdo detaj në lidhje me këtë operacion të zhvilluar brenda sistemit të drejtësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE