LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Shpresat e Alban Bushit ndaj Çekisë

6 Shtator 2021, 15:00, Sport CNA
Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Shpresat e Alban Bushit

Shpresat e Kombëtares do të zbresin në fushë pasditen e sotme për tu përballur në transfertën me rivalët e Çekisë.

Kuqezinjtë ndodhen në Grupin G së bashku me Kosovën, Çekinë, Anglinë, Slloveninë e Andorrën dhe mbajnë kreun e grupit me 3 pikë të grumbulluara pas vetëm 1 takimit të luajtur.

Shpresat mposhtën pastër 0-3 Andorrën në qershor të këtij viti në një ndeshje ku shkëlqeu dhe sulmuesi i Kombëtares Armando Broja duke realizuar dhe një supergol. Për këtë takim, Bushi do të ketë në skuadër dhe dy lojtarët e Kombëtares A, Mario Mitajn dhe Ernest Muçin nga të cilët pritet shumë.

Çekia shikohet si një rival direkt në grup duke u nisur dhe nga cilësitë e skuadrave të tjera si Kosova e Anglia, por kuqezinjtë do të hyjnë në fushë për rezultat pozitiv.

Lajmet e fundit nga