Connect with Us

“PS ruan linjat e korrupsionit”/ Kadilli-Ramës: Me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Politikë

“PS ruan linjat e korrupsionit”/ Kadilli-Ramës: Me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-anëtari i Kryesisë në PD, Fatbardh Kadilli, duke komentuar qeverinë e re, “Rama 3”, u shpreh se socialistët vijojnë të ruajnë linjat e korrupsionit.

I ftuar në “Real Story” ai tha se Rama me persona të tjerë qeveris dhe me persona të tjerë blen vota.

Sa i përket emërimit të shumë zonjave në qeveri, Kadilli tha se më këtë do thjesht të krijojë ngjarje.

“Për mua është një qeveri që ruan linjat e korrupsionit. Rama ka vetëm një frikë, duket që nuk ka frikë opozitën. Ai do të mbrojë të gjitha çështjet me drejtësinë. Kërkon të krijojë ngjarje duke futur 15 gra në qeveri. Në parti është treguar i kujdesshëm. Të gjitha këto provojnë kryetarokraci. Rama me persona të tjerë blen vota dhe me të tjera qeveris. Lëvizja nga Elbasani në Fier e Ballës u bë sepse vetëm në këtë rast lidhja e një lideri politik me bandat u bë më e ekspozuar.”- tha Kadilli./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-“Të bashkuar fitojmë”/ Berisha paralajmëron uragan në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja” do të zhvendoset, sot në qytetin e Elbasani. Ish-kryeministri Sali Berisha, disa orë para nisjes së takimit, ka dalë me një mesazh për demokratët.

‘Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan Berisha në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një video me një nga takimet e tij të mëhershme.

“Sot në ora 18:00 në Sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit mbahet “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ja pse Rama u gëzua për tërmetin tragjik

LEXO EDHE:  “Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën



 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pastrimi i parave/ Ristani: Lobimi i Bashës nuk është një dosje e mbyllur

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani, ka dalë me një deklaratë të fortë për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai ka deklaruar se veprimtaria lobuese e kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk është një dosje e mbyllur, por një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave.

Nuk është dosje e mbyllur është një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave e këmbyer më një akuzë për falsifikim dokumentash, që është e mbyllur dhe jo e pastrimit të parave që nuk është çuar deri në fund.

Ka të dhëna të mjaftueshme për të besuar se ka patur veprimtari të paligjshme sa i takon lobimit të Bashës dhe që e ka penguar Bashën të vizitojë SHBA dhe kjo është baza e presionit për vendimet antistatutore që ka marrë”, ka thënë Ristani në emisionin Debat” në A2 CNN, Ristani.



Sipas tij, çështja është se PD është ndjerë e tradhtuar nga Basha dhe tashmë ka ardhur kulmi dhe ena po derdhet.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë shqiptare/ Mbi 50% e popullsisë në kushte ekstreme, zgjidhja që duhet të japë qeveria

LEXO EDHE:  “Shembja e Teatrit ishte tradhti”/ Budina: Populli duhet ta nxjerrë Ramën nga zyra

I  pyetur  në lidhje me përfaqësinë diplomatike dhe rolin e saj në PD, Ristani ka thënë se PD qëndron krah parimeve demokratikeve të SHBA-së, kurse Bashën e akuzon si antiamerikanin më të madh:

“SHBA qëndron për ne për shkak të parimeve që përfaqëson. sovraniteti i anëtarësisë së një partie, struktura sipas parimeve demokratike janë parime që vijnë nga demokracia amerikane dhe jo vetëm dhe ne e kemi reflektuar te partneriteti me Amerikën.

Për sa kohë që qëndrojmë jemi krah tyre jo si antiamerikani Basha që djeg mandatet, nuk futet në zgjedhje në ka një antiamerikan në parti është lideri aktual, i cili është i akuzuar për pastrim parash për sa i përket veprimtarisë lobuese në SHBA”, është shprehur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rritja e çmimeve/ Rama tenton të qetësojë qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, të ngritura në rrjetin e tij social.

Rama foli për çmimin e energjisë për familjarët, duke thënë se është nën nën koston reale.

Ndër të tjera, Rama, ka ripërsëritur se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta.

 “Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtare. Rreth 600 mijë ton janë nën produktet që vijnë nga importi.



Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi në çmim të rregulluar.

Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave  të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe ofertën jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri.’, është shprehur Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE