Connect with Us

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.

Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

1. Inspektor Zamir  Mehaj, 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

2. Inspektor Alfred  Ndoi, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

3. Inspektor Fatmir Aliaj, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

4. Inspektor Petrit Florini, 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzektua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpalja në kërkim kombëtar për:

LEXO EDHE:  Zjarr masiv pranë puseve të naftës/ Asfiksohet një person

LEXO EDHE:  Foto- Flakët e zjarrit "përpijnë" magazinën në Sarandë



5. N/Komisar Kastriot Bicuka, 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë, Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrabandë ilaçesh nëpërmjet Portit/ Prangosen dy doganierë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga 2 doganierë të Portit Durrës, të akuzuar për shpërdorim detyre. Dy doganierët raportohet se nuk kanë kryer kontroll të imtësishëm të një mjeti ku u gjetën ilaçe kontrabandë.

Në pranga janë vënë edhe dy autorët, të cilët po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.  Në kuadër të operacionit janë sekuestuar një sasi medikamentesh, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

LEXO EDHE:  Shqipëria në flakë/ 15 vatra zjarri brenda 24 orëve, ja qytetet

LEXO EDHE:  Alarmante situata në Martanesh/ Flakët djegin kasollet e bagëtive



Policia bën me dije se janë arrestuar A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës, si edhe shtetasit G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër.  Ilaçet kontrabandë u gjetën brenda një mjeti tip “Mercedes Benz”, në lagjen nr.13, Durrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Biznesmeni rrahu kryebashkiakun socialist/ Zbardhen detaje nga konflikti në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Policia ka raportuar sot se kryetari i Bashkisë Selenicë është dhunuar nga një 57 vjeçar, i cili tashmë është arrestuar.

Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur për shkak të detyrës, por ndërkohë kanë dalë në dritë detaje të reja.

Raportohet se Binaj është dhunuar nga një  biznesmen, i identifikuar si P.B që merret me transportin e  udhëtarëve në Vlorë.

LEXO EDHE:  Shqipëria në flakë/ 15 vatra zjarri brenda 24 orëve, ja qytetet

LEXO EDHE:  Foto- Flakët e zjarrit "përpijnë" magazinën në Sarandë



Shkak mësohet të jetë bërë konflikti për linjën e trasnportit të udhëtarëve në Vlorë dhe konkretisht për linjën e furgonave Vlorë-Sevaster.

Bashkia ia ka dhënë të drejtën për këtë linjë një kompanie e tjetër dhe pas kësaj biznesmeni ka shkuar për t’u sqaruar me kryebashkiakun dhe ka përfunduar duke e rrahur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës./CNA.al

LEXO TE PLOTE