Connect with Us

“Nuk është kohë për të pritur”/ Pas largimit nga LSI, Luan Rama del me mesazhin e fortë

Politikë

“Nuk është kohë për të pritur”/ Pas largimit nga LSI, Luan Rama del me mesazhin e fortë

Publikuar

-

cna lajme politike

Pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zv.kryetari i kësaj force politike, Luan Rama ka dalë sot me një mesazh të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se 17-vjetori i LSI-së, duhet të jetë një reflektim për ringritjen e saj.

Luan Rama thekson se “nuk është koha për të pritur”, por “Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri

17 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,

lindi si besim,

LEXO EDHE:  "Largimet" e eksponentëve të LSI/ Tradhti apo marrëveshje?

lindi si ndryshim.

Lindi për të qenë lëvizje.

Është koha për t’u ringritur,

Nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.

LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.-shkruan Luan Rama./CNA.al

Luan Rama largohet nga drejtimi i LSI/ Humbësit duhet të dorëhiqen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mungoi në “Foltore”/ Demokratët “kryqëzojnë” deputetin e Bashës: Fshihesh në ferra si hajdut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pasditen e djeshme, “Foltorja” e ish-kryeministrit Berisha me demokratët, është zhvilluar në Kukës, ku ish-kryeministri është pritur me brohorime dhe entuziazëm nga mijëra demokratë.

Por, krahas pritjes madhëshore për Berishë, ra në sy mungesa e deputetit të PD për Kukësin, Flamur Hoxha.

Edhe pse u ka marrë votën qytetarëve kuksianë, ai nuk denjoi të shkonte në sallë, duke bërë një postim në median sociale.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, ai ka tentuar të justifikojë mos pjesëmarrjen në takim.

Edukata, pjekuria e formimi im më kanë diktuar gjithmonë të jem institucional. Prandaj jam e do të jem pjesë e institucionit të madh PD, pjesë e forumeve zyrtare të zgjedhura me votat e demokratëve, pjesë e grupit parlamentar të PD,” shkruante ai.

LEXO EDHE:  “Ndragheta” këmbëkryq në Tiranë”/ LSI thirrje SPAK: Je përpara një prove vendimtare!

LEXO EDHE:  Anisa Bahiti: Mos e gjuani me gur LSI, ajo ju bëri milionerë!

Por, pas këtij postimi Hoxha, është “kryqëzuar” me komente nga qytetarët.



Ky zotëria duhej të ishte atje përkrah votuesve të vet, sepse aty e mori votën”.-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “Ty të ka sjellë rasti te PD, nuk ka mundësi të jesh demokrat”.

Po ashtu një qytetar shkruan “Vazhdo takimet me bazën, votat i ke marrë nga baza, jo nga SHQUP-i

Edhe në pamje i ngjake Lulit, duket se jeni mirë me qeverinë”.-shkruan një tjetër komentues.

Gjithashtu një ndjekës shkruan “Ti dukesh se je sahanlëpirës, vetëm kuksiane nuk je ti, kuksianët ishin në sallë, ti fshiheshe në ferra si hajdut, e turpërove Kukësin, jazëk”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria do të dalë së shpejti në Eurobond”/ Ministria e Financave: Do të sigurojmë huamarrje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, bëri të ditur se Shqipëria është gati dhe do të dalë në Eurobond.

Ibrahimaj theksoi se kjo do të bëhet në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që sipas saj do të sigurojë mbështetje buxhetore.



 “Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore”, tha ajo.

Sa i përket vendimeve në Këshillin e Ministrave ministrja bëri me dije se gjatë mbledhjes së ditës së sotme, është miratuar vendimi për eksportet dhe importet si pjesë e nismës “Open Balkan”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijojnë “përplasjet” në PD/ Grida Duma kundër Alfred Rushajt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, duket se situata në këtë forcë politike sa vjen e bëhet më kaotike.

Ndërkohë, një tjetër detaj që vihet re janë edhe qëndrimet e ndryshme që kanë mbajtur në lidhje me një deklaratë të Lulzim Bashës, i cili tha se Kuvendi Kombëtar nuk mund të mblidhet për të shqyrtuar çështjen e liderit historik, Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ndryshe nga Basha, Rushaj tha se 1500 delegatë mund të thërrasin Kuvendin Kombëtar.

“Asnjë Kuvend i PD, i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm nuk duhet dhe nuk do të etiketohet anti- amerikan. 1500 delegatë e mbledhin Kuvendin dhe ne jemi të detyruar t’i bindemi,” -ka deklaruar Rushaj.

LEXO EDHE:  Përçahet Këshilli Bashkiak Gjirokastër/ Dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, i bashkohen PS

LEXO EDHE:  Nga Luan Rama/ Presidenti Macron, “armiku i jashtëm” i Edi Ramës!



Por, tani është nënkryetarja e PD, Grida Duma që në një intervistë për A2, ka dalë kundër Rushajt.

E pyetur për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Duma tha se nuk mund të ketë Kuvend për çështjen e vendimit të administratës amerikane për ish-kryeministrin Sali Berisha. “Kuvendi mund të mblidhet për çdo gjë e për çdo çështje, por jo për një vendim amerikan”, tha Duma.

Kujtojmë se Foltorja po mbledh firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar, që do bëjë ndryshimet e nevojshme në statut për demokratizimin e partisë.

LEXO TE PLOTE