Connect with Us

“Një si kusi, një si tenxhere, tjetri si tavë, e si xhezve”/ Edisop Ypi “fshikullon” gazetarët  

Opinione

“Një si kusi, një si tenxhere, tjetri si tavë, e si xhezve”/ Edisop Ypi “fshikullon” gazetarët  

Publikuar

-

cna opinione

Nga Edison Ypi

Sende

Populli pordhëpjerdhës dhe rakipirës të kupton më mirë nëse individët e shquar ja krahason me sende.

Për shembull, t’i thuash popullit “Doktori është një Titanik” edhe tani kur Amerika e ka shpallur “Non Grata” dhe ja ka grisur velat, por megjithatë ai çan valët e oqeanit pa ju dridhur qerpiku kudo ku e degdis era, propulli të kupton më qartë se sa kur Doktorin e quan burrrnor, kanunor, karizmatik, e më the e të thashë.

Gjithashtu në funksion të një kuptueshmërie më të thellë popolare, jo me qasje subjektiviste efemere, por duke e krahasuar me një send, mund të thuhet se Edi Rama është një Ferrari që edhepse kundërshtarëve u duket gjithmonë humbës, ai del gjithmonë fitues, madje me rezultate që as vet’ Shtatnaltësisë nuk ja kishte marrë mendja.

Ilir Meta “Mal Tomorri” që prej mijra vjetësh goditet nga miliona rrufe, e hiç s’tundet nga istikami, është një tjetër shembull bindës se metoda e krahasimit me sende nuk ta lë kurrë pushkën në faqe.

Lul Basha në këto ditë makthi mes Shillës dhe Karibdës plot me peripecira dhe frikëra që ka me ja kallxu vorrit, s’mundet me qenë më tepër se një rrotë kaçkavalli në periudhë staxhionimi.

Erjon Veliaj, me shembjen e Teatrit të turpit, korsitë e biçikletave etj. ka bërë punëra të mrekullueshme. Por meqënse e ka dhi muhabetin me milionat që po shpenzon për rehabilitimin e Mozaikut të krimit, nuk meriton të krahasohet me më tepër se me një furçe me qime derri.

I rrethuar nga banakierë nukturnë që duken njëri si kusi, tjetri si tenxhere, tjetri si tavë, e tjetri si xhezve, Fevziu duket ekzakt si një garuzhde për leprozë me bisht metalik të gjatë.

Eh sa ngjan Sokol Balla me një zinxhir biçiklete të sapo blerë te rruga Qemal Stafa.

Muç Nano, i cili do bëjë mirë të ruhet nga ndonjë dron që mund ta kapi befas për rripash ta hedhi te ato humbëtirat andej nga Tomorrica, tani për tani luhatet mes telit me gjëmba dhe një bilbili të ndryshkur polici.

Që Flutura Açka është një zorrë e trashë për pompim ujrash të zeza, s’do as men as kalem, s’ka qorr që s’e sheh.

S’di pse Roland Qafoku më duket si një biçak çobani nga ata me të cilët priten berrat në fyt.

Andi Bejtja e di edhe vet që ngjan me një thes kërpi brenda të cilëve turistat dhe homelessat flejnë gjumë të thellë dhe shohin ëndërra të bukura.

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi tregon se po shkruan një libër për ato që ka parë në 30 vite

Carlo Bollinos, këtij “One man army”, s’ka pse t’i duket i ekzagjeruar krahasimi me dy shkopa që godasin disa tamburë me virtuozitetin e Gene Krupa.

Eni Vasili është ajo që më tepër se gjithkush tjetër meriton të krahasohet me një kavanoz pekmezi, mani ose rrushi, në varësi të humoreve të banakut.

Moza Ahmeti duhet të ndjehet e lumtur nga krahasimi me një tenxhere presioni pa valvul sigurimi për zjerje groshësh pllaqi’.

Kaç Myftari sqepar për gdhendje kafkash, është krahasim aq i bukur dhe i saktë sa të lë pa ment.

Fahri Balliut, për kontributet e shquara në përmirësimin cilësor të mediave të shkruara, lloz karabine ruse i shkon më së miri.

Sonila Meço, Nëmërçka dardhare që pas pak do bëjë hatanë në një televizion okulistik, duket toidhjo si acidi sulfurik me të cilin do shpëlajë çdo javë trutë e shqiptarëve nga zhulrat dhe dhjamrat e tepërta.

Syri i Çim Pekës, varkë shpëtimi.

Vetë Çim Peka, dylbi marinari.

Mero Baze, ky i pamposhtur i përjetshëm që godet e vret me shigjeta të helmatisura sa më të mëngjër e më të djathtë pa ja bërë tërr syri, pa guxuar askush t’i kthejë gjysëm fjale, se të gjithë prej tij dhjesin gjak, duket tamam si shkop gome polici nga ata me kavo çeliku brenda.

Ylli Rakipi me superinteligjencën e vet kolonjareske dhe muhabetet vizionare mahnitëse lidhur me të pathënat e kazaneve gjatë bisedave spektakolare kaleidoskopike në MCN TV, mund të qaset më së miri me një rotondë under construction si ajo e Shqiponjës te Unaza e Re.

E kujt nuk i ka rënë në sy teksti i përsosur i Ilir Yzeirit. Për efektet eksplozive çudibërëse të atij teksti, Yzeiri, pa pik droje, mund të shpallet llokum dinamiti.

S’di pse, sa herë më del para syve diplomati erudit Dritan Hila, në përfytyrim më çfaqet qëruesja e patateve, ose shtrydhësja e limonave, ose shtypësja e hudhrave.

Majlinda Bufi, Kryetarja e famshme e Roskovecit, është një gërshërë krasitëse që me ndjeshmërinë e Femrës dhe dashurinë e Nënës, me përpikmëri kompjuterike korrekton, ndreq, zbukuron, çdo ditë gjithçka nën juridiksionin e vet.

E kujt i plas se autoreferencialit Adi Krasta mund ti duket vetja më tepër se një rryp mesi hedhur në anë të rrugës nga një latitant që iku në drejtim të paditur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Republika anti-demokratike e 17 majit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga Erion Piciri 

Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare nisi një protestë kundër kanabizimit, minimit të demokracisë dhe shtetit ligjor nga qeveria Rama 1. Ajo u paketua si përpjekje për lindjen e një Republike të Re, ku demokracia, drejtësia dhe mundësitë e zhvillimit për çdo qytetar do ishin themelet ku do modernizohej shteti shqiptar.

U thërritën t’i jepnin frymë këtij aksioni politik dhjetra intelektualë dhe pedagogë, u bënë pjesë e luftës për ndryshim mijëra qytetarë, u kërkuan për ndërmjetësim politikanë e diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, për arritjen e një klime, që do t’i çonte palët në zgjedhje dhe shoqërinë drejt një ndryshimi të pritur prej vitesh. Asgjë nuk ia arriti qëllimit.

                                        Erion Piciri

Dukej se dallimi midis opozitës dhe pozitës ishte aq i madh sa duhej të shembej sistemi i vjetër për t’u ngritur një sistem i ri, bazuar në vlera dhe ndershmëri. Kur shpresat ishin të pakta dhe opozita do bojkotonte zgjedhjet parlamentare ndodhi befasia.

Në orët e vona të 17 majit 2017, në skutat e godinës ku dikur dhunonte republikën Enver Hoxha, pasi i larguan të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik të kohës, lindi republika e 2 individëve, që në dukje ishin në konflikt të hapur, por në thelb u bënë partnerë në seritë e reja të projektit “Shqipëria e Re”.

Ndër vite u kuptua se atë natë, pa transparencë, larg syve të medias dhe opinionit publik, u vijëzua Shqipëria politike e dekadave që do vinin, derisa këta 2 individë do kishin jetë fizike. Një marrëveshje e ngjashme si Putini me Medvedevin, tandemi i një Cari dhe një oportunisti politik, që priste t’i jepnin hisen e tij të pushtetit.

Ajo që u nis si lëvizje përfundoi në pazar dhe në vend të një pranvere politike hymë në një dimër antidemokratik. Për këtë duhet t’i njohim meritat Carit të qeverisë.

Në politikë fiton më shumë ai që ia njeh mirë karakterin tjetrit, ia di forcën dhe dobësitë, vlerat dhe ambiciet. Në këtë pikë kreu i qeverisë doli i fituar. Ai e kuptoi të ngjashmin e tij dhe e dinte se përballë nuk kishtë një politikan idealist, parimor dhe demokrat, por një njeri që spekullon moralin publik për interesa personale. Si në shumë raste të tjera, ide të mira në dorë të njerëzve të gabuar të çojnë drejt dështimesh të përsëritura.



Republika e Re, një koncept idealist, i kopjuar si slogan, por jo si përmbajtje modernizuese, u adoptua nga kreu i opozitës dhe i qeverisë dhe u deformua si karakter për të prodhuar një regjim hibrid në të dyja anët e spektrit politik.

Këtu nisi zhdukja e pluralizmit dhe pastrimi i territorit politik sipas anëve që u përkisnin. Këtu ra koncepti i partisë politike si institucion demokratik, me vendimmarrje kolektive për çështje të rëndësishme, duke u kthyer në mjet të dominimit të një njeriu.

LEXO EDHE:  Kush është grerëza e madhe që i rri në qafë Ramës?/Flet Rakipi

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi tregon se po shkruan një libër për ato që ka parë në 30 vite

Me këtë sistem të kapur nga 2 individë është në rrezik inkurajimi i lidershipit të ri brenda partive historike, në të gjitha nivelet e aktivizimit dhe përfaqësimit. Njerëz me potencial do fshihen që në start, ata që duhen për fasadë përdoren përkohësisht dhe pastrohen me një algoritëm në stade të mëvonshme apo i detyrojnë të heshtin, tjetërsohen dhe diskreditohen për të vijuar të mbeten në skenë.

Kjo dëmton interesat e vendit për të pasur një klasë politike personalitetesh, jo të frikësuarish dhe marionetash. Shqipëria ka nevojë të mbledhi të ndryshmit, në përvoja, mendësi, formim, sjellje dhe interesa, të prodhojë shkëndija që japin energji, mos vendosi dikush korniza dhe t’i mbajë strukur nga frika dhe interesi, por t’u krijojë kushte për rritje dhe liri, që ta çojnë vendin lehtësisht drejt destinacioneve inovative që prodhojnë zhvillim. Fjala e Lincoln-it, “nuk mund të ndërtosh karakterin dhe shpirtin kurajoz të njerëzve duke u marrë iniciativën dhe pavarësinë”.

Aty ku përjashtohen njerëzit pa debat dhe votim, kur daljet mediatike centralizohen tek një njeri, kur listat e përfaqësimit dhe promovimit janë ekskluzivitet i 2 individëve me lidhje të shkurtra me njëri-tjetrin, ka mbaruar demokracia dhe pluralizmi politik. Në këtë lloj republike të drejtat e çdo njeriu janë në rrezik, mbrojtja mungon se aty ku duken dy palë në fakt është një, e ndarë në dy llogore fiktive.

Në këtë situatë, zhbërja e Republikës së Re të 17 Majit, përmes çlirimit të njërës, në mos të dy partive historike është detyrë sa qytetare dhe politike, sa europianizuese dhe patriotike. Perëndimi u ngrit mbi diversitetin politik, mbi liritë dhe individualitetet, mbi shumësinë e pushteteve dhe jo mbi centralizimin dhe aleancat e fshehta midis pak njerëzve. Diversiteti politik, lidershipi i përhapur deri në çdo qelizë të formacioneve politike nxit pjesëmarrjen, forcon mobilizimin shoqëror duke i dhënë legjitimitet pushtetit të ushtruar nga partitë dhe qeverisja e një vendi.

Për këtë epokë të re lirie, shpërqëndrimi të pushtetit, të krijimit të elitave dhe hierarkive permisive ku njerëzit ulen dhe ngjiten përmes garave të ndershme kemi nevojë më shumë se kurrë. Kushdo që investon tek ky gjakim, duhet përkrahur dhe vlerësuar për kurajon e të qënit një ushtar i modernizimit kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Piro Ahmetaj/ Opozita digjet ndërsa Basha krihet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Së pari, Lulzim Basha: “edhe i shiti edhe i humbi zgjedhjet e 25 Prillit”.  Por në vend të dorëhiqej kokëulur pasi: “në 8 vjet kishte marrë gjithshka dhe si ka dhënë asgjë PD”, me papërgjegjshmëri cinike, i mori zvarrë në 13 Qershor demokratët për ta rikurorëzuar me proçedurë por pa nder si Kyetari i një kompanie private të falimentuar.

Ndersa në 18 Korrik, si frikacak i trimeruar pas lufte, e vazhdoi kalërimin donkishotesk, duke e përçudnuar Këshillin Kombëtar me një listë inferiorësh, që si në ekstaz çirreshin “përpara për fitorje të reja nen udhehëqesin e madherishem të ish-PD”.

Në 30 Gusht, pa turp dhr pa marre, doroviti  me ofiqe/funksione politike stafin e Tij humbës dhe të punësuarit  e rinj në Kuvend, me të cilet do bëjnë «Epopenë Rama IK» së paku edhe për 4 vitet që vijnë.

Mjerim për riKyetarin, gardēn e bashisteve të paguar nga kuvendi, për bordeonë e të gjithediturve në media si dhe ushtririnë e të punësuarve me byek në portalet familjare, që edhe këtë udhëkyq poshtëues e shesin si betejë burokratike: «kush do marre vulen dhe karrigen e vulëhumburit te PD».

Zhgënim dhe keqardhje ndaj kujdo, perfshi z.Berisha, që duke e promovuar në 2013, turpëruar në 2017, apo me pjesemarje në 2021, kanë bashkëpërgjegjësi në përdhosjen e vlerave dhe besimit të shqiptarëve te PD.

Së dyti, “don’t beating a dead horse”, thonë USA, ose e shqipëruar: “mos e godit kalin e ngordhur” se më shumë kutërbon. Mendova se: «nuk bëhet», deri 1 natë para fillimit të Kuvendit, ku bashke me vendimin ndaj Berishës, fatëmiresisht u hap edhe pandora e krizes se rënde që ka mbërthyer PD.

Pluralizmi është goditur si asnjëherë me parë, opozita burokratike (PD e Bashës) nuk pëfaqëson më vlerat dhe besimin e  demokratëve por vetëm vulën me hallet e një kompanie private të falimentuar!

Kështu “trimerimin e vonuar të Bashës ndaj Berishës”, e gjej vërtet kontibuese për domosdoshmërinë jetike që ka PD per tu tansfomuar, rithemeluar apo të çdo forme tjetër demokratike !



Kryetari në detyrë, sillet si Ali komiku Bagdatit  (ministri Sadamit), që kur forcat USA kishin hyre në kryeqytet, u bë gazi botës duke deklaruar: “FA te Irakut, po luftojnë heroikisht ne kufijt shtetetore si dhe po korrin fitore të lavdishme kundër ushtrisë USA” !

LEXO EDHE:  Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

LEXO EDHE:  A është e saktë shprehja popullore se politika është k...???

Së treti, përqasja delekuente sikur nuk ka ndodhur asgje në PD (!); për dyert e hapura të Lulit, që nuk i beson më as z.Kadilli; opozitën e fortë per trafikun në peligrinazhin e Tomorrit; mufkat me rambo për të mbrojtur studentet nga epshet e Afganëve; komisionet për masakrën zgjedhore (kujtohuni kujt i shëbyen betejat për dosjeve 339/184, rastin e Babales, etj ?); fushatën tinxare për të privatizuar vulën e PD me ndihmen e “flotës 6-të Amerikane”;7 pikat e planit lemeria;  ofensivën në Kuvend dhe revoltat për çminim e bukës, enegjise, etj tingellojnë edhe me mjerane se: «Luli (si Enveri) = edhe njëherë e mpehu shpatën” ose si qurravitjet e një fëmije të llastuar për të mbajtur VULËN (lodrën) si dhe justifikuar humbjen e radhës në 2025!

Në gjuhën e popullit, kësaj i thonë: “Opozita digjet, Kryetari krihet, ndërsa garda e ofiqareve dhe ushtria e zullumqareve hedhin valle reth zjarrit të kompanise së falimentuar tashme!

Përtej kurthit diabolik: “me Berishën apo Bashën”, e vërteta shpresëdhënëse në terren është se, shumica dërrmuese e delegatëve zyrtarë kanë/do  nënëshkruar/jnë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, demokratizimin e statusit, shkakimin e Kryetarit humbës dhe ofiqarëve politik të emëruar si dhe nisjen e një proçesi të shëndetshëm, gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm për transformimin dhe ringritjen e PD-së

Por vota e lirë dhe parimet e demokracisë funksionale nuk jane dhurata të përjetshme. Kështu shpresoj që si gjithë popujt e qytetëruar edhe shqiptarët, veçanërisht gjenerata e re në do të përballen dhe luftojnë çdo ditë për ti rikthyer, çimentuar dhe merituar këto vlera !

Në shtesë,  si detyrim ndaj mijra mbështetësve, konfimoj publikisht se jo në Mars 2021 por që në Qershor 2020 i kam  paraqitur zyrtarisht një «plaformë fituese» si dhe e kam paralajmëruar ish-Kryetain e PD dhe jo vetëm atë: “për humbjen dëshpëruese që e priste në zgjedhjet e 25 Prillit”, nëse: «nuk vetëçlirohet nga mashtrimet piramidale si dhe riciklimi i kopesë me ish-zyrtar hajdut dhe sekserë odinerë rrotull tij» !

Po ashtu rikonfimoj se i vetëçliruar nga ambicjet politike, mbetem edhe me i përgjegjshëm për të kontribuar në çeshtjet e sigurisë strategjike, promovimin e interesave kombëtare (pluralizmi ndër këto asete) si dhe forcimin e partneritetit strategjik me USA, NATO-n, etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Jugosllaviku kërkon anti-amerikan në oborr të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Zef Zefi

Me sa duket edhe Drejtoria e Sigurimit të Shtetit pranë Ambasades Amerikane në Tiranë, ka dështuar në punën gjurmuese zbuluese e goditëse për anti-amerikanët në oborrin e Partisë Demokratike.

Një nga detyrat më të zorshme për një punëtor operativ të Sigurimit diktatorial të Rep. Pop. Socialiste, (edhe këta kanë kaluar vështirësi…) sipas shumë prej tyre, ka qënë realizimi i Planit të bashkëpunëtorëve për armiqtë që i “zbulonte” me fushata politike vetë Partia e punës-Socialiste.

E njejta situatë paraqitet sot ndonëse e përmbysur. Tronditshëm e përmbysur; Partia e punës Socialiste, (me Ljeninin-alias Jugosllaviku në krye…) duke e puthur poshtë brezit amerikanin, para a pas, i vetë konvertuar tashmë amerikan puro, ka shpallur aksionin e goditjeve, për anti-amerikanët.

Arma e Sigurimit bashkë me Drejtorinê pranë Ambasades, tashmë e kalitur në piruetat jugosllavike, sovjetike, kinezike, dhe tani amerikanike, historikisht nuk e ka pretenduar ndonjëherë ta mbërrijë vigjilencën skifterike të udhëheqësit, por sot gjendet në të njejtën befasi.

Amerikani kërkon faktet për anti amerikanet që ka shpallur Jugosllaviku. Partia gjetjen e fakteve e adreson tek operativi. Po operativi s’ka ku të shkojë më larg se tek patronazhisti dhe ky me maskën neoliberale anticovid, këmbëkryq n’oborrin e PD.

LEXO EDHE:  Profesori Përparim Kabo i bashkohet protestës së artistëve: Politika nuk e di se ç’është kultura

LEXO EDHE:  Samiti i Berlinit/ Avokat Ngjela: U fundos politika Vuçiç, Thaçi, Rama

Gjithë bota e di se të kërkosh në oborrin e PD anti-amerikanë, është si me kërku ariun polar në savane afrikane.



Po a tundet Jugosllaviku?

Ambasadoresha kohët e fundit është parë të distancohet disi nga politika. Thonë se ka gjetur “relax” tek muzika.

Mirëpo familja politike e PD, ka hyrë në një “entropi…”-lesheli, të pa hasur.

Dhe jo pak për Drejtorinë e sigurimit pranë Ambasadës, për të përligjur detyrën. Shthurja arritje quhet në gjuhën diabolike të Jugosllavikut.

Patronazhisti ka thyer, dmth rekrutuar asish… jo anti-amerikanë, sepse s’ka arinj polar n’savanë, po çunakë… që herë pas here magjepsen nga trillet e deliret e jugosllavikut suprem.

Dhe këtë e justifikojnë me atë se vetë ambasadoresha ka (pasur) besim tek Jugosllaviku ynë …amerikan.

LEXO TE PLOTE