Connect with Us

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar

Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Rama publikon vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë në Shkodër

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Bien temperaturat deri në 1 gradë/ Rikthehet i ftohti

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore, ndërsa Qendra dhe Veriu mbeten vetëm në ndikimin e vranësirave.

Parashikohet që moti në vijim të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te pakta ne te gjithe territorin.



LEXO EDHE:  Drogë në Shkodër/ Trafikantët ja mbathin sapo shohin policinë

LEXO EDHE:  Prodhim dhe falsifikim të produkteve ushqimore/ Peleshi: Nuk është as i pari as i fundit rast

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht Verilindor duke sjelle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit  dallgëzim deri ne 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe stuhi të forta ere/ Si do të jetë dita e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Jugore, herë pas here do të ketë stuhi të forta ere sidomos në zonat bregdetare.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i kushteve të motit duke larguar vranesirat nga territori por lagështira e lartë në ajër do të bejë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Drogë në Shkodër/ Trafikantët ja mbathin sapo shohin policinë

LEXO EDHE:  Profili i Admir Muratajt/ Njeriu hije që u transformua nga mësues në grabitës



Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 – 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 5 apo 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritet numri i të larguarve nga Shqipëria/ Mbi 45 përqind më shumë se sa një vit më parë

Publikuar

-

Nga

lajme cna sociale

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2021, janë 794.010.

Krahasuar me Shtator 2020, ky tregues rezulton me një rritje 31,3 %.

Në Shtator 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 494.332.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 31,1 %.

Hyrjet e shtetasve

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë nëntëmujorit të 2021, është 4.878.404, duke u rritur me 2,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Përgjatë nëntëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 4,3 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Mbi 1 milionë e 330 mijë vaksinime antiCovid/ Manastirliu: Shfrytëzoni ditët e mbetura

LEXO EDHE:  Prodhim dhe falsifikim të produkteve ushqimore/ Peleshi: Nuk është as i pari as i fundit rast

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 961.342 duke shënuar një rritje me 36,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 366.568.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 35,0 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2021, janë 594.774.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 36,9 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.223.429.

Ky tregues është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE