LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

6 Shtator 2021, 18:29, Politikë CNA
Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ?Radarit Informativ?, ka folur për qeverinë e re ?Rama 3?.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ?emër?.

 ?Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga ?CV?-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh? tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga