LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mateus mahnitet nga Flik: Më në fund një ekip që frymëzon tifozët

6 Shtator 2021, 14:47, Sport CNA
Mateus mahnitet nga Flik: Më në fund një ekip që

Lotar Mateus, ish-kapiteni i përfaqësueses gjermane, ka bërë një nga elozhet e tij të rralla në studion e ?RTL? pas sfidës së fituar nga Gjermania. Ish-futbollisti, i njohur si një kritik i pamëshirshëm, ka vlerësuar si perfekte ndeshjen e djeshme dhe ka theksuar se ka parë një Gjermani pa pikë të dobët. ?Pas shumë vitesh unë pashë një skuadër e cila përsëri donte të frymëzonte tifozët dhe ia doli.

Në të kaluarën kemi vuajtur ndaj skuadrave si Armenia, por unë nuk pashë asnjë pikë të dobët dhe kjo është e rëndësishme, ndaj duhet të shohim para me pozitivitet pas një ndeshjeje të tillë. Ne shfrytëzuam rastet për shënim që nuk i shfrytëzuam ndaj Lihtenshtejnit. Paraqitja ishte bindëse. Tani lojtarët e dinë se çfarë mund të bëjnë. Sot (dje) ndaj Armenisë çdo gjë ishte në rregull, gjithçka ishte mirë, por do të ketë edhe kundërshtarë më të fortë. Atëherë do të shohim se sa ka ecur skuadra?, tha ai.

Lajmet e fundit nga