LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kallashnikov dhe fishekë luftarake në banesë/ Në pranga 21-vjeçari nga Kuçova

6 Shtator 2021, 08:18, Kronika CNA
Kallashnikov dhe fishekë luftarake në banesë/ Në pranga

Një 21-vjeçar në Kuçovë është vënë në pranga për posedim të armëve të zjarrit.

Gjatë kontrolleve në banesë, i janë gjetur dhe sekuestuar një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë model 56.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket  Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga