LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi nuk humbet kohë, gjen pasuesin e Handanovic

6 Shtator 2021, 07:01, Sport CNA
Interi nuk humbet kohë, gjen pasuesin e Handanovic

Andre Onana është gjithmonë e më pranë Interit. Siç raporton ?Corriere dello Sport?, drejtuesit zikaltër, duke ditur se ky është sezoni i fundit i Handanoviçit në portë, kanë bllokuar gardianin kamerunas.

25-vjeçari ka preferuar gjithmonë italianët dhe fakti që në ndjekje të tij nuk ka ngelur më as Arsenali dhe as Lioni, e bën akoma më të arritshëm transferimin. Midis palëve ka një akord maksimal për ta sjellë Onanën në Milano me mbarimin e kontratës në fund të qershorit, por transferimi mund të ndodhë edhe pas pak muajsh, në janar.

Drejtori sportiv i Ajaksit, Overmars, po kërkon të përfitojë diçka nga shitja e portierit për të mos e lënë të largohet me parametër zero dhe mund të futet në një negociata me zikaltrit, të cilëve do t?u hynte në punë prania sa më parë e Onanës, duke paguar një shifër simbolike, krahasuar me cilësitë e tij. Ndërkohë, për vetë futbollistin, po mendohet një kontratë 3-vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon.

Lajmet e fundit nga