LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Imuniteti natyral apo vaksina?/ Mjeku Domi shpjegon se kush garanton më shumë mbrojtje nga Covid

6 Shtator 2021, 16:49, Lifestyle CNA
Imuniteti natyral apo vaksina?/ Mjeku Domi shpjegon se kush garanton më

Arban Domi, drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë ?Geovax? në Georgia të SHBA-ve, ka folur për situatën Covid në vendin tonë dhe imunitetin natyral.

Në një prononcim për Fax news, për sa i përket varinatit Delta, mjeku tha se ishte e pashmangshme futja e këtij varinati në vendin tonë, mirëpo ajo që mund të bëhej më mirë ishte gjurmimi i kontekteve të para.

?Delta do hynte në një mënyrë apo një tjetër në Shqipëri, pavarësisht nga testet apo kontrollet. Ajo që mendoj se do të kishte qenë më e kontrolluershme do të kishin qene numrat në fillim, dhe të ndiqeshin personat në kontaktin e parë. Besoj do të ishte kontrolluar pak më mirë. E përsëris që numrat nuk janë shumë të rëndësishme sa janë shtrimet në spital apo vdekjet. Për momentin për fat të mirë në Shqipëri janë relativisht të kontrollueshme dhe të ulëta?, tha ai.

Sipas Domit, imuniteti natyral është përgjegjësi kryesor që në Shqipëri kemi aktualisht një situatë të kontrolluar Covid, më shumë sesa vaksinimet.

?Gjithnjë e më shumë po vijnë vaksina. Unë kur them vaksina konsideroj Pfizer dhe Astra Zeneza dhe ato që hyjnë. Avantazhi në Shqipëri është pjesërisht si rezultat i vaksinimit dhe kryesisht si rezultat i imunitetit natyral, për arsye se mendohet se rreth 60-70% e popullatës ka qenë në kontakt me virusin dhe ka krijuar njëfarë imuniteti ndaj tij?, u shpreh ai.

Gjithsesi, doktori shpjegon se ana pozitive e vaksinave është se edhe pse mund të infektohesh, rreth 98% e tyre nuk shkojnë në spital dhe e kalojën lehtë virusin.

?Po ta shikosh jashtë, mund të quhet zhgënjim. Po ta analizosh brenda zhvillimit të një vaksine, ishte pak e papritur, por mos të harrojmë se vaksina ka filluar të bëhet në janar dhe nuk dihet shumë që entuziasmi ishte i lartë për kohëzgjatjen e anti-trupave. Mos harrojmë se Izraeli ështe shteti i parë që ka filluar vaksinimin. Siç është provuar muajin e fundit, numri i antitrupave të prodhuar nga vaksina pas 6 muajsh fillon të bjerë në mënyrë serioze, por janë dhe variantet e reja kur vaksina është dhe më pak efikase. Por ana pozitive është që megjithëse mund të infektohesh kur je i vaksinuar me vaksinat e aprovuara, prapë shumica 97-98% kanë mundësi të mos shkojnë në spital dhe ta kalojnë lehtësisht dhe numri i vdekjeve është shumë më i ulët te personat e e vaksinuar dhe të infektuar mbrapa sesa të pavaksinuarit.

Natyrali ndikon shumë, vaksina është e përgatitur nga njeriu, ndërsa imuniteti natyral është përgatitur nga natyra dhe është përshtatur me mijëra vite, që do të thotë se eshtë më optimal se një vaksinë. Të gjitha viruset më para kanë treguar se imuniteti është më i fortë se vaksinat. Të dhënat e fundit për Covid kanë treguar se personat e infektuar kanë një mbrojtje më të lartë se të vaksinuarit. Për afatgjatë, të infektuarit do të jenë shumë më te qetë. Jo në nivel infektimi, por sëmundjen do ta kalojnë shumë më lehtë, përveç rasteve të personave në moshë të thyer, apo personat me sëmundje shoqeruese?, përfundoi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga