Connect with Us

Heshtja e Bashës/ Berisha komenton qëndrimin e kreut të PD

Politikë

Heshtja e Bashës/ Berisha komenton qëndrimin e kreut të PD

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e Partisë Demokratike dhe kryetarit Luzlim Basha ndaj tij pas shpalljes non grata nga SHBA.

I ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh se PD ka mbajtur qëndrimin e duhur pasi ka kërkuar transparencë, duke theksuar se nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë atë që ka deklaruar DASH.

Unë mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë, ka kërkuar qoftë në deklaratën e parë qoftë në vazhdim ka kërkuar transparencë. Që PD të konsolidojë dhe të marrë një qëmdrim ndaj Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte dokumenta, prova, jashtë tyre PD nuk mund të mbajë qëndrim tjetër. Nëse do të ketë prova kundër, PD do bënte një gabim historik nëse nuk merret një vendim për përjahstimin e Sali Berishës nga partia“, shprehet Berisha.

LEXO EDHE:  “Kjo është lojë shahu ndërkombëtare”/ Mesazhi i fortë: Pse takimi Kosovë-Serbi në SHBA duhet të zhvillohet

Përsa i përket atyre që kanë kërkuar që PD të distancohet nga Berisha, ish kryeministri iu përgjigjet:

Secili është i lirë të falsë çfarë të dojë. Sali Berisha është në këtë kuvend, dhe në çdo kuvend ka qenë dhe është deputet i PD. Ata të cilët nuk dinin abc e grupeve parlamentare janë të lirë të shprehen si të duan“./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Korrupsion dhe keqmenaxhim”/ Basha tregon shkakun e krizës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka reaguar sërish në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama, për krizën energjitike.

Basha ka akuzuar kryeministrit, që sipas tij është përgjegjësi kryesor i situatës.

Sipas Bashës, ajo çfarë Rama deklaroi është vetëm për të justifikuar atë që ka në plan të bëjë me çmimin e energjisë, është një teatër mashtrimesh.



Gjithashtu Basha tha se kjo nuk është krizë energjitike, por është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe me plan.

LEXO EDHE:  “Kjo është lojë shahu ndërkombëtare”/ Mesazhi i fortë: Pse takimi Kosovë-Serbi në SHBA duhet të zhvillohet

LEXO EDHE:  “Kjo është lojë shahu ndërkombëtare”/ Mesazhi i fortë: Pse takimi Kosovë-Serbi në SHBA duhet të zhvillohet

Rama spërdridhej para gazetarëve jo si kryeministër, por si avokat i atyre me të cilin ndan atë që ju merr qytetarëvë prej 8 vitesh. Për të justifikuar atë që Rama i bën këtij populli të varfër ai gënjën që të duket sikur rritja e çmimeve është e pashmangshme. Kjo është krizë korrupsioni jo energjitike. Është krizë keqmenaxhimi me plan dhe me shkak. Ata shfrytëzojnë taksat e qytetarëve që të bëjnë tendera korruptive. Ai nuk iu shërben qytetarëve të thjeshtë.”-tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spartak Ngjela flet për dosjen që dërguan në PD/ “Basha me shpirt ndër dhëmbë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha SHBA i ka dhënë një dosje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe se ai me shpirt ndër dhëmbë ka kërkuar përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Në emisionin “Breaking” në Top Neës, Ngjela tha më tej se nuk e kuptonte se çfarë kërkonte Berisha me lëvizjen që kishte nisur.

Unë nuk e kuptoj se çfarë po kërkon Berisha. SHBA i dha një mundësi PD-së, largoni personin “non grata” dhe të vazhdojmë bashkëpunimin. Me shpirt nëpër dhëmbë e bëri Basha. Liderit të PD i kanë dhënë edhe një dosje. Ç’faj kanë shqiptarët që Amerika të ka nxjerrë ty “non grata”?”, është shprehur Ngjela.

LEXO EDHE:  Agjencia qeveritare e ngarkuar me tranzicionin nuk e ka njohur fitoren e Biden

LEXO EDHE:  “Kjo është lojë shahu ndërkombëtare”/ Mesazhi i fortë: Pse takimi Kosovë-Serbi në SHBA duhet të zhvillohet



Më tej ai ka deklaruar se ishte në dijeni të vendimit të Bashës, se çfarë qëndrimi do të mbante ai.

Unë e dija se Basha do ta merrte këtë vendim. Basha do të forcohet në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri. Berisha po tenton ta dëmtojë përmes turit. Kur ta godasë turin politika amerikane, do marrë fuqi Basha. Fuqia e Bashës është në dëm të Ramës, balancohen krahët e politikës. Do ketë një konkurrencë normale në politike. Dalin këto të miat”, ka thënë Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rreziku është i madh”/ Tritan Shehu “nxjerr zbuluar” Ramën: Ka vetëm një zgjidhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti I PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimit të këtij të fundit për krizën energjitike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se Rama duhet t’iu tregojë shqiptarëve se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë here.

Duke iu referuar edhe menaxhimit të situatës së pandemisë së Covid-19. Tritan Shehu shkruan se Rama e çoi vendin në greminë.

Po ashtu ai thekson se për këtë situatë të krijuar në vendin tonë, nuk ka tjetër “mjekim”, por vetëm një zgjidhje që sipas tij është largimi i Ramës.

Sot, Rama kur thote: “kriza” energjitike, goditje si Covid, duhet të shpjegoje se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë herë.

Se me Covid-in deri tani na ka bërë ta “paguajmë” me 16 mijë të vdekur, mbi 150 M.Euro të paguara nga xhepi i qytetarëve, shëndet të shkatërruar.

Edhe “fushatën” Covid e filloi një ditë duke projektuar “kodra me varre”, autokolona me arkivole, tanke e autoblinda nëpër rrugë…..pastaj zhdukje, fshehje,”avullim” të tij!

Dhe në fakt e shpuri vendin deri aty, deri në “greminë” me keqmenaxhimin e tij.

Kështu tashmë kemi arritur në “majën” e Botës për numrin e viktimave, për mjekët e humbur, dëmin shëndetësor e ekonomik të qytetarëve.



LEXO EDHE:  “Kjo është lojë shahu ndërkombëtare”/ Mesazhi i fortë: Pse takimi Kosovë-Serbi në SHBA duhet të zhvillohet

LEXO EDHE:  Mosbindja Civlie/ Basha dhe Kryemadhi në polici

Dhe për këtë “krizë” kështu doli, një të djelë, duke ndjellur më të eqen, duke bërë Kasandrën.

Pra realisht rreziku është i madh:

Por këtë herë jo nga “kriza” reale, por nga ajo, që Rama ka në mendjen e tij, ka në projeksionet e tij.

Në atë që ky Kryeminister e Qeveri e dështuar, në amulli e coroditje të plotë, kërkon t’i ofrojë përsëri shqiptarëve.

Për të keqen e tyre!

Dhe kjo do vazhdojë deri sa ky regjim të shembet.

Tjeter “mjekim” nuk ka, as “ilace”, as “vaksina”.

Duhet vetëm “kirurgji”, dhe shumë e gjerë kjo!”-shkruan Tritan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE