Connect with Us

Duka: Mundëm “macen e zezë“ të Shqipërisë, Polonia kishte edhe ndihmën e “Zotit“

Kombëtare

Duka: Mundëm “macen e zezë“ të Shqipërisë, Polonia kishte edhe ndihmën e “Zotit“

Publikuar

-

Shqipëria mori një fitore bindëse ditën e sotme kundër Hungarisë, ku vendosi ai gol i Armando Brojës në minutën e 87. Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një prononcim për mediat dhe tregon kënaqësinë që ndjen nga rezultati i marrë dhe prania e tifozëve në stadium. Gjithashtu, Duka kthehet pas në duelin me Poloninë, ku thekson se loja e zhvilluar ishte e mirë, ndërsa prej gabimeve të bëra në Varshavë janë nxjerrë leksionet e duhura.

“Jam i kënaqur me gjithçka nga ndeshja e sotme. Jam i kënaqur në radhë të parë me praninë e publikut në shkallët e stadiumit. Pavarësisht se në numër të kufizuar krijuan atmosferë dhe jam shumë i bindur që ndihmuan në motivimin e skuadrës. I lumtur me futbollistët dhe me stafin. Absolutisht i lumtur me rezultatin dhe golin e Armando Brojës. Me mirë se kaq s’mund të ishte.

Një fitore ndaj një kundërshtari që ka qenë “mace e zezë” në historinë e Shqipërisë. Nuk kemi arritur asnjëherë të bëjmë një rezultat pozitiv kundër Hungarisë. Është historike fitorja e parë kundër Hungarisë, por është e rëndësishme sepse na mban në lojë për dy ndeshjet jashtëzakonisht shumë të rëndësishme të tetorit.

Padyshim që nuk ka gjë për tu nënvlerësuar për ditën e mërkurë. Tre pikët vlejnë njësoj si në çdo ndeshje tjetër. Nuk duhet të jemi shumë euforik. Të marrim tre pikët të mërkurën dhe të luftojmë në dy ndeshjet në Hungari dhe me Poloninë në shtëpi.

Nuk është çdo gjë për tu harruar ndaj Polonisë. Ne zhvilluam një ndeshje të mirë. Ekipi krijoi, madje mbajtjen e topit e kishte më shumë se Polonia. Ne goditëm 16 herë shënuam njëherë, Polonia goditi 6 herë dhe shënoi 4 herë. Kishte edhe ndihmën e “Zotit”, apo të arbitrit, i cili për mendimin tim bëri gabime shumë të rënda.

Padyshim që ekipi dhe stafi nxorrë mësimet e veta. Nuk mund të bëhen ato gabime në goditje standarde për të pësuar ato lloj golash. Besoj se sot i kishin korrigjuar. Nëse do jemi në të njëjtin nivel lojë si në Poloni, si sot ndaj Hungarisë unë besoj se kemi të ardhme të mirë”, ka deklaruar Armand Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Sprinti final për Shqipërinë dhe ekipet e tjera, ja kur hidhet shorti për “Play-Off-in” e Botërorit

Publikuar

-

Nga

Muaji nëntor gjen kualifikueset europiane për Kupën e Botës drejt fundit. Shqipëria dhe Kombëtaret e tjera të kontinentit të vjetër hyjnë në sprintin final, ku do të luajnë dy ndeshjet e mbetura. Muaji i ardhshëm vendos fatet përfundimtare të ekipeve kombëtare në këto kualifikuese, pasi do të përcaktohen vendet e para dhe të dyta për secilin grup.

Nëse krerët e grupeve presin direkt biletën për në Katar, rruga është më e ndërlikuar për vendet e dyta, të cilat duhet të kalojnë përmes “play off“-it. Shorti për të përcaktuar këtë të fundit është vendosur zyrtarish dhe do të mbahet në Cyrih të Zvicrës më datë 26 nëntor në orën 17:00.



Dy ekipet e kualifikuara nga Liga e Kombëve do u bashkohen 10 skuadrave që kanë mbyllur grupet e kualifikueseve në vendin e dytë, më pas do të ndahen në 3 grupime me nga 4 skuadra. Çiftet që fitojnë gjysmëfinalen do të ndeshjen me njëra-tjetrën në finale për secilin grupim, në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen në Katar. Ndërkohë shanset e Shqipërisë për një vend në “play off“ janë zbehur së tepërmi pas asaj humbjeje kundër Polonisë më 12 tetor.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

LAJM I FUNDIT/ Incidentet në “Air Albania” me Poloninë, vjen dënimi nga FIFA për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Pas incidenteve të sfidës në Shqipëri-Poloni e cila u luajt në stadiumin “AIR Albania”, Komiteti Disiplinor në FIFA ka marrë vendimin se FSHF gjobitet me shumën prej 150 mijë frangash dhe me një ndeshje pa tifozë në shtëpi, ndaj Andorrës më 15 nëntor.

NJOFTIMI I FSHF-së 

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.



Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.”

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Cikalleshi do Rejën te Shqipëria: Hapa para, me De Biazin ishim “çfarë të dali”

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi do të rezultonte pozitiv me Koronavirus para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë, ndërsa tani ndodhet në Turqi duke u stërvitur normalisht me Konyaspor pasi mori përgjigjen që duhej nga testi. Për këtë arsye sulmuesi nuk ka luajtur në finalen e madhe në “Air Albania”. Ndërkohë në një intervistë për “Top Channel”, Cikalleshi shprehet se i njëjti rast i ka ndodhur edhe në Ligën e Kombeve, por në testin e dytë do të dilte negativ dhe hyri në fushë për të shënuar. Gjithashtu Cikalleshi ka prekur edhe temën e trajnerit te Shqipëria, duke kërkuar Rejën.

“Kam pasur raste edhe më para që të dilja pozitiv. Më ndodhi në Ligën e Kombeve kur dola pozitiv, të nesërmen dola negativ. Hyra në fushë dhe shënova tre gola në dy ndeshje, Ligën e Kombeve e mbyllëm në vendin e parë. Pretendova se do të ishte një rast i njëjtë, por doktori më tha se nuk ishte e mundur pasi isha 100% pozitiv. Gjithmonë do të ketë diskutime për Shqipërinë, edhe nëse fitojmë. Tani minimumi të lëmë poshtë nesh Hungarinë, duhet ta mbyllim sa më mirë.



Nuk do të shkojmë të mundur kundër Anglisë, futbolli është i bukur pasi ka surpriza. Reja? Do të doja shumë që të vazhdonte. Jo vetëm në anën personale, por në kompleks Kombëtarja ka bërë hapa përpara. Në kohën e De Biazit ne rrinim vetëm në mbrojtje dhe më pas cfarë të dilte përpara. Tani ne kemi topin në zotërim, qarkullojmë, shënojmë”, tha Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE