LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

6 Shtator 2021, 12:27, Politikë CNA
Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s?ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.

Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

?Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor?, tha ai.

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

?Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur?, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

Lajmet e fundit nga