Connect with Us

Debatet për vaksinimin e fëmijëve/ Specialisti i shëndetit del ‘kundër’: Janë më pak të rrezikuar

Shëndeti

Debatet për vaksinimin e fëmijëve/ Specialisti i shëndetit del ‘kundër’: Janë më pak të rrezikuar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Përfshirja e fëmijëve në planet e vaksinimit ka krijuar debate pro dhe kundër në shumë vende të botës. Por a duhet të vaksinohen fëmijët?

Specialisti i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo, thotë se ekspertët janë të mendimit që vaksinimi duhet fillimisht të aplikohet tek grupet shoqërore që janë më vulnerabël dhe pastaj kjo strategji duhet të shtrihet tek shtresat e tjera.

“Vendimi nuk është përfundimtar. Komitetit i Ekspertëve mendon ka nevojë të bëhet një vaksinim, por vetëm tek grupet vulenrabël. Këtu janë rreth 200 mijë persona. Të tjerët mund të bien ose ka rënë me variantet e virusit dhe pastaj gradualisht të studiohet strategjia për të vaksinuar më shumë se sa ata që quhen vulnerabël”, tha ai.

Mjeku pohoi se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga infeksioni i COVID-19 në krahasim me të rriturit.

“Fëmijët nuk janë të rrezikuar aq sa të rriturit nga COVID”, tha ai në intervistë për Euronews Albania.

LEXO EDHE:  Deputeti plas “bombën” në Kuvend/ Paguhet për çërtifikatë vaksinimi falso

Trupa këshilluese për vaksinat në Britani të Madhe refuzon të jap dritën jeshile për të rekomanduar vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të grupmoshës 12-15 vjeç.

Komiteti bëri me dije se duhet të vaksinohen vetëm fëmijët me kushte specifike shëndetësore. Për fëmijët e shëndetshëm, sipas tyre marrja e vaksinës sjell një përfitim të vogël.

Vendimi për fëmijët e shëndetshëm u bazua në shqetësimin për një efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë të vaksinës Pfizer që shkakton inflamacion të zemrës, të njohur si miokardi.

Përmes këtij rekomandimi Britania mund të ndjekë një qasje të ndryshme nga SHBA, Izraeli dhe disa vendeve evropiane, të cilat janë duke vaksinuar fëmijët.

Megjithatë një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, pasi qeveria britanike tha se do të konsultohej me këshilltarët mjekësorë për të pare të tjerë faktorë, siç është përhapja e virusit në shkolla./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3244  testime, kanë rezultuar positive 475 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

Janë 7360 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Studimet mbi mbrojtjen imunitare/ Nuk duhet të heqim dorë nga vaksinimi

LEXO EDHE:  Covid-19/ 7 pyetje të bëra shpesh për njerëzit e vaksinuar me dy vaksinat e ARN-së!

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (09 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 657
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3244

Testime totale 1,234,808
Raste pozitive 174,643
Raste të shëruara 164,524
Raste Aktive 7360
Humbje jete 2,759

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3268
Durrës 864
Fier 707
Shkodër 610
Vlorë 389
Elbasan 353
Lezhë 291
Gjirokastër 222
Berat 216
Kukës 157
Korçë 148
Dibër 135

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pasojat afatgjata të Covid-19/ Çfarë thonë studimet e fundit

Publikuar

-

Nga

Terapia me antitrupa/ A është efektiv kundër Covid-19?

Simptomat e COVID-19 në disa raste mund të zgjasin me muaj. Virusi mund të dëmtojë mushkëritë, zemrën dhe trurin, gjë që rrit rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata.

Shumica e njerëzve që kanë qenë të prekur nga Covid 19 shërohen plotësisht brenda pak javësh. Por disa njerëz,  edhe ata që kanë një version të butë të sëmundjes , vazhdojnë të përjetojnë simptoma edhe pas shërimit.

Këta njerëz ndonjëherë e përshkruajnë veten si “transportues afatgjatë” dhe kushtet janë quajtur sindromi post , COVID-19 ose ” COVID-19 i gjatë “. Këto çështje shëndetësore nganjëherë quhen gjendje post -COVID-19 . Ato përgjithësisht konsiderohen të jenë efektet e COVID-19 që vazhdojnë për më shumë se katër javë pasi jeni diagnostikuar me virusin COVID-19 .

Njerëzit e moshuar me shumë gjendje serioze mjekësore kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të zgjatura të COVID-19 , por edhe të rinjtë, mund të ndihen keq për javë deri në muaj pas infektimit. Shenjat dhe simptomat e zakonshme që zgjasin me kalimin e kohës përfshijnë:

LEXO EDHE:  Hungari, skepticizëm rreth kartave të vaksinimit

LEXO EDHE:  Vaksinimi për Covid-19 mund të fillojë të hënën

-Lodhje

-Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje

-Kollë

-Dhimbje të kyçeve

-Dhimbje gjoksi

-Probleme me kujtesën, përqendrimin ose gjumin



-Dhimbje muskulore ose dhimbje koke

-Rrahje të shpejta ose të forta të zemrës

-Humbja e erës ose shijes

-Depresioni ose ankthi

-Ethe

-Marramendje kur qëndroni në këmbë

-Simptoma të përkeqësuara pas aktiviteteve fizike ose mendore

-Dëmtimi i organeve i shkaktuar nga COVID-19

Edhe pse COVID-19 shihet si një sëmundje që prek kryesisht mushkëritë, mund të dëmtojë edhe shumë organe të tjera. Ky dëmtim i organeve mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata. Organet që mund të preken nga COVID-19 përfshijnë: zemrën, mushkëritë, trurin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu nis aksionin për vaksinimin anti-Covid/ Troket derë më derë në shtëpitë e qytetarëve të Fierit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga fshati Portëz në Fier, në kuadër të aksionit të vaksinimit në çdo komunitet, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë strukturave vendore për intenfisikimin më tej të vaksinimit antiCOVID.

Eshtë e rëndësishme trokitja derë më derë, të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende duhet që të vaksinohen dhe plani ynë i cili tashmë kalon në këtë fazë të re, ku bashkë me të gjithë personelin shëndetësor, përfshihen edhe të gjithë drejtuesit lokalë, përfshihen administratorë të njësive administrative, përfshihen kryepleqtë, përfshihen ata që kanë kontakte direkte me komunitetin, i jep një vlerë të shtuar të gjithë këtij procesi“, nënvizoi Manastirliu.

Duke e konsideruar një detyrë qytetare, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi derë më derë nga njësitë e lëvizshme do të intesifikohet në gjithë vendin.

Vaksinimi është një detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve, ashtu sikurse është një detyrë e të gjithë komunitetit që të kontribuojë dhe kujdese për të gjithë ata të cilët ende nuk janë vaksinuar dhe ti tregojë shembullin dhe nëpërmjet shembullit mund të arrijmë të shumëfishojmë ata të cilët vaksinohen dhe patjetër duke shumëfishuar përpjekjet tona dhe përpjekjet tona sikurse po e tregojnë janë në të gjithë vendin me personel të dedikuar për njësitë e terrenit, të cilët janë duke vaksinuar derë më derë nëpërmjet njësive të lëvizshme“, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Qentë mund të parandalojnë alergjitë te fëmijët

LEXO EDHE:  Studimet mbi mbrojtjen imunitare/ Nuk duhet të heqim dorë nga vaksinimi



Ministrja e Shëndetësisë tha se aksioni ndaj vaksinimit antiCOVID minimizon rrezikun për çdo qytetar para sezonit të dimrit.

Shumë i rëndësishëm ky proces për të vaksinuar, për kujdesin shëndetësor që na duhet sepse dimri është tek porta. Qoftë COVID-19, qoftë gripi stinor do të ketë një impakt. Ne duhet të reduktojmë rrezikun dhe e minimizojmë atë nëpërmjet bërjes së vaksinës dhe kjo është e rëndësishme për t’u transmetuar tek të gjithë“, u shpreh Manastirliu.

Deri tani në vendin tonë janë kryer 1,789,592 vaksinime, 828,940 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Gjithashtu prej ditës së hënë nis java e vaksinimit të studentëve (11-17 tetor) dhe vaksinimi do të kryhet në fakultetin ku studion, strukturat  shëndetësore me dekanatet dhe rektoratet kanë përpiluar dhe miratuar kalendarin e vaksinimit antiCOVID. Kanë mbërritur në vendin tonë deri tani 2,262,960 vaksina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE