Connect with Us

Dafina Zeqiri u rrah për tradhëti me Ledri Vulën/ Zbulohet se ish i dashuri që e dhunoi është partneri i Luana Vjollcës

Showbizz

Dafina Zeqiri u rrah për tradhëti me Ledri Vulën/ Zbulohet se ish i dashuri që e dhunoi është partneri i Luana Vjollcës

Publikuar

-

cna lajme showbiz

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndaluar këto ditë te historia e saj personale për t’i dhënë fokus një çështjeje shumë me rëndësi, pikërisht dhunës së dikurshme nga ish-i dashuri.

Me të vërtetë ajo s’përmendi emër, por ekzistojnë fakte të shkruara që fjala është për Krenar Çoçaj, i përfolur vitet e fundit për lidhjen me Luana Vjollcën.

Dafina ka reaguar sa i përket rastit të 18-vjeçares nga Ferizaj, që humbi jetën pas rrahjes makabre nga bashkëshorti. E kështu, këngëtarja mes të tjerash ka treguar se edhe ajo vetë ka qenë në një lidhje, ku është abuzuar fizikisht pasi ishte akuzuar për një tradhti, sipas saj, të supozuar.

cna lajme show biz

Duke ndarë përjetimin e saj personal, ajo mes tjerash është shprehur: 

“Si është e mundur! Sa herë që një grua dhunohet, abuzohet, kërcënohet e madje vritet, një nga arsyetimet e atij ‘tipit’ është: Ajo po më tradhtonte/ Ajo donte/ Ajo ma kërkoi një gjë të tillë. Dhe ju i besoni? Ajo e ‘kërkoi’ këtë? Ndaloni së lejuari që të akuzuarit të marrin vëmendje nga gabimet e tyre. Ndaloni abuzuesit nga kryerja e krimeve dhe fajësimi i gruas. Ndaloni akuzuesit që të njollosin një grua. Unë kam qenë në një lidhje shumë abuzive në fillimet e karrierës, dhe gjejeni pak kë e fajësonin. Mua! E njëjta gënjeshtër nën emrin tim: Ajo po më tradhëtonte. Unë kurrë s’kam marrë ndihmë apo përkrahje nga sistemi sepse ishte shumë i korruptuar. Për vite të tëra, unë pranoja komente. Përderisa ai ‘tipi’ vazhdonte me kokën lart, i lumtur, sepse kishte vëmendjen”.

cna lajme showbiz

Po le të ndalojmë pak te historia e artistes me ish-menaxherin e saj dhe rrahja që përfundoi në Gjykatë me protagonistë Dafina Zeqirin, Ledri Vulën dhe Krenar Çoçajn, i cili akuzonte dy artistët pë tradhti.

cna lajme showbiz

Dafina sapo kishte mbërritur në Prishtinë nga Amerika, dhe Krenari ishte ai që e futi në tregun e muzikës. Në atë kohë u fol se ata kishin një lidhje toksike dhe pas një sherri të fortë, Dafina u nxjorr nga shtëpia ku jetonin së bashku në mes të natës.

cna lajme showbiz

Por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut. Në vitin 2017, mediat e Kosovës e zbardhën historinë e plotë të këtij skandali të madh xhelozie, kur Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj u përballën në Gjykatë dhe shkak për këtë ishte bërë këngëtarja.

cna lajme showbiz

Reperi kosovar Ledri Vula dhe biznesmeni që menaxhonte disa nga këngëtarët e rinj të Kosovës, Krenar Çoçaj, u përballën në sallën e gjyqit katër vite më parë pas një sherri mes tyre.

Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzoheshin se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën. Raportohet se ata i kishin zënë rrugën me makinë dhe e kishin nxjerrë këngëtarin nga mjeti i tij në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës, e më pas e dhunuan.

Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore.

cna lajme showbiz

Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e kishte goditur Vulën me revole në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë.

LEXO EDHE:  Arrestohen në flagrancë 2 persona/ Ja përse akuzohen

cna lajme showbiz

Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kishin kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohej edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës. Dy të akuzuarit, Mirena dhe Çoçaj, nuk e pranuan fajësinë për asnjërën nga veprat penale për të cilat akuzoheshin.

cna lajme showbiz

Ndërkaq, përfaqësuesi i Vulës, Tomë Gashi, besonte se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të vërtetohej fajësia e të akuzuarve sepse, sipas tij, në bazë të deklaratës së Vulës, të akuzuarit janë identifikuar si sulmues ndaj tij. I dëmtuari Ledri Vula doli para trupit gjykues në cilësinë e dëshmitarit, dhe e rrëfeu ngjarjen e natës së 7 qershorit të vitit 2012.

cna lajme showbiz

Ai tregoi se në natën kritike kishte shkuar me Getoar Selimin në studion e “BabaStars” për të dëgjuar incizimin e një kënge të këngëtares Ronela Hajati.

cna lajme showbiz

Në studio ishin takuar me Fidan Demollin e më pas që të tre së bashku ishin larguar nga zyra dhe kishin shkuar në drejtim të automjetit të tyre.

cna lajme showbiz

Sipas Ledri Vulës, në momentin që hynë në makinë, Getoar Selimi i kishte bllokuar dyert në mënyrë elektronike, ndërsa kur Gazmend Mirena i kishte bërtitur “Dil jashtë, dil jashtë”, ai “nga hutimi i kishte zhbllokuar dyert”. 

cna lajme showbiz

“Arsyeja pse kam vendosur të dal nga makina, të them të drejtën ,është sepse Gazmendin e kam njohur dhe nuk ma ka marrë mendja që do të më godasë me të parën”, tha Vula.

cna lajme showbiz

Këngëtari u sulmua nga Çoçaj me një shufër metalike, ndërsa Gazmend Mirena e kishte goditur me qytën e pistoletës dhe Ledri Vula ishte rrëzuar në tokë.

cna lajme showbiz

“Kur më ka godit Gazmendi, e di që m’u ka ba zi dhe instiktivisht i kam qit duart në kokë”, tha Vula. Ai u shpreh se të akuzuarit nuk i kishin ndalur goditjet.

cna lajme showbiz

“Në një moment janë ndalur dhe unë jam ngritur në këmbë dhe kur kam tentuar të iki, më kanë goditur edhe një herë nga mbrapa. Pasi kam filluar të vrapoj, ata më kanë ndjekur dhe më ka ra telefoni nga xhepi, jam kthyer me marrë telefonin dhe gjaku më rridhte vazhdimisht. Pastaj e kam parë Getoarin duke tentuar që t’i ndal pasiqë ata tentonin që të më sulmonin nga mbrapa”, shtoi Vula.

Ai u shpreh gjatë seancës gjyqësore se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e Çoçajt për Dafina Zeqirin.

“Motivi i sulmit ishte Dafina, pasi që pas Krenarit kam qenë unë në lidhje me të”, tha Vula.

Në këtë seancë gjyqësore si dëshmitarë okularë, të ftuar ishin Getoar Selimi dhe Fidan Demolli.

Këta të fundit nuk u paraqitën në Gjykatë për dhënien e dëshmisë, pasi Getoar Selimi ndodhej në Shqipëri, ndërsa dëshmitari tjetër Fidan Demolli ishte jashtë vendit në Gjermani.

Ndërkohë, Dafina Zeqiri aktulisht është në një lidhje të bukur me Dj Geek, ndërsa me Ledri Vulën ruan marrëdhënie të mira./ Panorama

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

I vëllai pjesë e “Big Brother”/ Romeo ka një dedikim për të

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Pjesë e emisionit “Big Brother” u bë edhe aktori i humorit Donald Veshaj. Që në prezantimin e tij të parë ai tërhoqi shumë vëmendjen për hyrjen e tij sidomos pas shprehjes “dua një femër më kokën plot”, e cila u konsiderua si një thumb për moderatoren dhe njëkohësisht ish të dashurën e tij Bora Zemani.

Ai së fundmi ka marë një dedikim ngavëllai i tij binjak më të cilin ndan gjithashtu edhe jetën profesionale, kujtojmë këtu show “Binjakët” ku ata ishin bashkë në moderim si edhe projekte muzikore.

LEXO EDHE:  E shkuara “problematike” e vrasësit të 18 vjeçares/ Kishte dhunuar dhe ish të dashurën

LEXO EDHE:  FOTOT-Nga Zaimina Vasjari tek Tayna/ Si u maskuan bukuroshet shqiptare për Halloween



Romeo ka postuar një foto të vëllait të tij dhe krahas saj shkruan- “Prej këtij plerës jam gjysmë sot. Shpirti vëllait, ti e di që jam aty me ty me gjithë enérgjínë time! te dua vella”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Jam fejuar 16 vjeç”/ Banorja e “Big Brother” fajëson të emën për lidhjen e saj të parë

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Në një bisedë të bërë mes Beniadës dhe Monikës, kjo e fundit e ka pyetur atë nëse është në një lidhje dashurie.

Beniada është shprehur se për momentin është single.

Ndër të tjera ajo pranoi se ishte në një fejesë të gjatë me dikë nga mosha 16 vjeçare deri në moshën 23 vjeç. Për këtë fejesë ajo fajëson mamanë e saj pasi ajo ishte shumë e vogël dhe kishte më shumë nevojë për të.

Ajo tha se nuk u lëndua nga ndarja sepse ishte ajo që vendosi të ndahej prej tij.

LEXO EDHE:  “Thirre policinë”/ Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri publikojnë hitin e radhës

LEXO EDHE:  Pas 15 vitesh “braktisi” Top Channel/ Luana Vjollca zbulon projektin e ri



Ishte i fokusuar vetëm tek futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të”, Pas një lidhje 7 vjeçare erdhi një moment qe nuk e duroja dot më as kur më puthte”.

Kujtojmë se Beniada bëri një hyrje spektakolare me një kërcim shumë sensual dhe është një ndër vajzat e cila po ben shumë zhurmë në rrjet.

Për më shumë ndiqni galerinë e mëposhtme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Nuk ndalen konkurentët e “Përputhen”/ “Zaptojnë” ekranet shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Konkurentët e “Përputhen” jemi mësuar t’i shohim kudo nëpër ekrane tani. Një pjesë të ftuar në emsione dhe pjesën tjetër si drejtues të emisioneve.

Ne grupin e këtyre të fundit është bërë pjesë edhe ish konkurentja Shqipe Hysenaj e cila është gati për një kapitull të ri televiziv.

Kjo është bërë publike nga vet Shqipja me anën e një postimi në Instastory.

LEXO EDHE:  Arrestohet nusja e shpallur në kërkim/Rrahu vjehrrën.

LEXO EDHE:  Eja në spital se t'i q* ropt!/ Flet nga arratia burri që dhunoi mjekun në Shkodër



Ajo ka qenë e ftuar shpesh herë në emisione të ndryshme por tashme do e shohim në nje format të sajën.

Shqipja do të jetë pranë autorit dhe moderatorit Luan Aliu në emisionin “N’Shtëpi t’Re”, i cili jepet çdo të shtunë në orën 15:30./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE