Connect with Us

“Berishën e ka votuar populli, se pengojnë dot të shkojë në Kuvend”/ Surprizon deputetja e Ramës

Politikë

“Berishën e ka votuar populli, se pengojnë dot të shkojë në Kuvend”/ Surprizon deputetja e Ramës

Publikuar

-

cna lajme politike

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, e cila pritet të çelën seancën paralamentare me 10 Shtator, si deputetja më e madhe në moshë, ka komentuar çështjen “Berisha”, në raport me Kuvendin.

E pyetur nga Euronews Albania, se si e shikon kërkesën e artikuluar tashmë të ndërkombëtarëve për largim nga parlamenti të Sali Berishës, ajo është shprehur pro shkuarjes së tij në Kuvend.

Sipas Bozos, ai është i votuar nga populli dhe hyrja në Kuvend varet nga dëshira e tij.

SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, ka thënë Bozo.

Më tej ajo është pyetur edhe për qëndrimet e saj për kohën e komunizmit, që sollën një reagim të madh në publik.

LEXO EDHE:  Alket Hyseni “justifikon” pasurinë qindra milion dollarëshe

Nuk ka sistem që i ka të gjitha gjërat e mira. Ai sistem, e kam thënë dhe nuk heq dorë, ka disa arritje të cilat shumë rrallë ose shumë vështirë mund t’i bëjë një vend si Shqipëria me një ekonomi të shkatërruar nga lufta.

 Gjithë Shqipëria bregdetare ishte kënete, e gjeti Shqipërinë me një ekonomi as agrare, me 98 për qind analfabetë.

Në 1960, çdo 3 shqiptarë 1 ishte në shkollë, i dha një vrull shumë të madh zhvillimit të arsimit që krijon trurin. Bëri elektrifikimin, bëri vepra hidroenergjetike, bëri sistemin e vaditjes shumë modern. Kishte anë negative, që janë mbyllja hermetike, e dyta ishte lufta pa mend e klasave, gabimi i tretë ishte lufta në ekonomi; kur i morën fshatarit çdo gjë, kjo ishte katastrofa”, shprehet më tej Bozo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pastrimi i parave/ Ristani: Lobimi i Bashës nuk është një dosje e mbyllur

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani, ka dalë me një deklaratë të fortë për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai ka deklaruar se veprimtaria lobuese e kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk është një dosje e mbyllur, por një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave.

Nuk është dosje e mbyllur është një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave e këmbyer më një akuzë për falsifikim dokumentash, që është e mbyllur dhe jo e pastrimit të parave që nuk është çuar deri në fund.

Ka të dhëna të mjaftueshme për të besuar se ka patur veprimtari të paligjshme sa i takon lobimit të Bashës dhe që e ka penguar Bashën të vizitojë SHBA dhe kjo është baza e presionit për vendimet antistatutore që ka marrë”, ka thënë Ristani në emisionin Debat” në A2 CNN, Ristani.



Sipas tij, çështja është se PD është ndjerë e tradhtuar nga Basha dhe tashmë ka ardhur kulmi dhe ena po derdhet.

LEXO EDHE:  Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Duma: Nuk i dhamë shans Ramës ta përdorte politikisht

LEXO EDHE:  Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Duma: Nuk i dhamë shans Ramës ta përdorte politikisht

I  pyetur  në lidhje me përfaqësinë diplomatike dhe rolin e saj në PD, Ristani ka thënë se PD qëndron krah parimeve demokratikeve të SHBA-së, kurse Bashën e akuzon si antiamerikanin më të madh:

“SHBA qëndron për ne për shkak të parimeve që përfaqëson. sovraniteti i anëtarësisë së një partie, struktura sipas parimeve demokratike janë parime që vijnë nga demokracia amerikane dhe jo vetëm dhe ne e kemi reflektuar te partneriteti me Amerikën.

Për sa kohë që qëndrojmë jemi krah tyre jo si antiamerikani Basha që djeg mandatet, nuk futet në zgjedhje në ka një antiamerikan në parti është lideri aktual, i cili është i akuzuar për pastrim parash për sa i përket veprimtarisë lobuese në SHBA”, është shprehur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rritja e çmimeve/ Rama tenton të qetësojë qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, të ngritura në rrjetin e tij social.

Rama foli për çmimin e energjisë për familjarët, duke thënë se është nën nën koston reale.

Ndër të tjera, Rama, ka ripërsëritur se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta.

 “Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtare. Rreth 600 mijë ton janë nën produktet që vijnë nga importi.



Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi në çmim të rregulluar.

Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave  të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe ofertën jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri.’, është shprehur Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE