LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: 23 vite që kam drejtuar unë, PD ka qenë pro amerikane

6 Shtator 2021, 19:18, Politikë CNA
Berisha: 23 vite që kam drejtuar unë, PD ka qenë pro amerikane

Ish kryeministri Sali Berisha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin ?Now? nga Erla Mëhilli në Euronews.

Pasi u shpreh i vendosur për qenë në Parlament, pavarsisht ultimimatumit të SHBA, pas shpalljen ?non grata?, Berisha u shpreh se çështja e tij nuk e fut aspak në konflikt PD, ndryshe sa diskutohet sot.

?PD nuk futet kurrë në konflikt me asnjë shhet të lirë demokratik nëse mbron parimet e demokracise. 23 vite që kam drejtuar unë PD ka qenë pro amerikane. Është bazuar në respektimin e shoqërisë së lirë amerikanë, dhe parimeve të lira të shoqërisë europiane.

Ndryshe nga mosrespektimi i këtyre parimeve sot Shqipqëria është katandisur në delen e zezë të Ballkanit e Europës dhe më gjërë.

Unë kam një mbështetje të jashtëzakonshme, për qëndrimin që mbaj, është më e gjërë se kurrë në spektrin e saj.

Po më mbështesin me qindra demokratë dhe njerëz që nuk kanë votuar kurrë Sali Berishën?, u shpreh lideri demokrat./CNA.al

Lajmet e fundit nga