LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/ Covid i merr jetën 26-vjeçares, sapo ishte bërë nënë

5 Shtator 2021, 15:05, Kosova & Bota CNA
Tragjike/ Covid i merr jetën 26-vjeçares, sapo ishte bërë

Një 26 vjeçare nga Vitia ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19. E reja kishte lindur pak ditë më parë.

Pas lindjes me operacion, ajo eshte futur në terapi intensive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar dhe anesteziologu, Gazmend Spahija.

 ?Gruaja ka vdekur sot ka ora 02.30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datë 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive edhe të organeve. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë?, ka thënë ai.

Spahija ka treguar se pacientja kishte rezultuar pozitiv me virus më 3 gusht të këtij viti.

Ndërsa, është shprehur se nuk ka informacione nëse ajo ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, ndonse ka thënë se ajo ishte në sjellë në klinikë në gjendje shumë të rënë shëndetësore.

Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën nga COVID-19, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen.

Në mesin e viktimave ka qenë edhe një foshnje 3-muajshe e cila ka vdekur mbrëmë në intensivë./CNA.al

Lajmet e fundit nga