Connect with Us

Teknologjia që ndihmon në drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe

Teknologji

Teknologjia që ndihmon në drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe

Publikuar

-

CNA LAJME TEKNOLOGJI

Një i ri nga Kosova, po synon që përmes një aplikacioni të ndihmojë përdoruesit online të tij, të përmirësojnë drejtshkrimin e gjuhës shqipe prej tyre.

Derisa po kryente doktoratë në gjuhësi kompjuterike në Gjermani, Dalian Zogaj kishte ndjekur rastësisht një seminar të gjuhëve të Ballkanit.

“Atë ditë fillova të kuptoj që për shqipen nuk kishte çfarë të flitej shumë. Shqipja ishte një ndër gjuhët me më së paku vegla dhe resurse në fushën e teknologjisë”, tregon ai.

Që nga ajo ditë, tre vite më parë, Daliani i dha mision vetes që të punonte në krijimin e një vegle/aplikacioni online që do të ndihmonte në drejtshkrimin e gjuhës.

Ai u këshillua me profesorë, literaturë dhe burime të tjera që do ta ndihmonin në këtë rrugëtim.

Shpesh thotë se pati telashe në sigurimin e këtyre burimeve sepse “ose nuk kishte ose ishin individuale dhe jo të qasshme për publik”.

Me t’u kthyer në Kosovë, Daliani nisi punën për apikacionin e quajtur Drejtshkruaj.com.

Ky 32 vjeçar thotë se me këtë aplikacion, synon të shkojë përtej korrigjuesve ekzistues për gjuhën shqipe, me një mision të veçantë që të sugjerojë përdorimin e fjalëve shqipe, në vend të atyre të huaja në tekste.

“Arsyeja e vetme pse ne e quajmë veten shqiptarë i atribuohet një gjëje, një vlere, një thesari që ne mrekullisht kemi arritur ta ruajmë e që vendet përreth, siç e dimë, e kanë humbur ndër shekuj, e ajo është gjuha shqipe”, tha ai.

Daliani është duke punuar akoma në këtë aplikacion dhe planifikon ta lansojë deri në fund të vitit.

Aplikacioni pa pagesë deri në 350 fjalë

Mënyra se si aplikacioni Drejtshkruaj.com pritet të funksionojë, parasheh një formë të thjeshtë të përmirësimit të gabimeve.

Daliani thotë se pret që përdoruesit të kenë një limit të përdorimit falas në ditë, ndërsa përtej këtij limiti, pagesa do të jetë diku 3 deri 4 euro në muaj.

Një tekst i caktuar i shkruar në shqip, futet brenda kutisë në aplikacion. Sistemi më pas automatikisht i detekton gabimet drejtshkrimore.

LEXO EDHE:  Zyrtarizimi i gjuhës shqipe/ Meta mesazh shqiptarëve në Maqedoni

Përveç kësaj, aplikacioni ofron mundësinë që të ofrojë si opsion një fjalë shqipe në vend të një fjale të huaj ose barbarizme.

Sipas Dalianit, ky aplikacion mund të jetë i dobishëm edhe për institucionet përveç se për përdoruesit e tjerë.

“Për secilin sistem ligjor, gjuha dhe mënyra se si përdoret gjuha është e domosdoshme. Të themi, në një vendim të gjykatës të thuash “dem” dhe “dëm”, nënkuptojnë gjëra të ndryshme”, thotë ai.

Ndihma për bizneset e të rinjve, thelbësore për sukses

Përveç problemeve logjistike, Daliani pati telashe dhe vështirësi gjatë punës në aplikacion, pasi kërkohen mjete financiare për krijimin e tij.

Ai thotë se gjatë punës së tij, nuk gjeti shumë përkrahje.

Megjithatë, ndihma që iu dha nga Qendra Inovative e Kosovës në Prishtinë, tanimë po i ndihmon shumë në vazhdimin e punës së tij.

Kjo qendër, atij ia dha në përdorim një zyrë si dhe mundësinë për përfitimin e granteve.

“Tani për tani jemi pesë vetë që po punojmë në këtë aplikacion. Qendra Inovative na ka ndihmuar më së tepërmi… na ka siguruar edhe mundësinë për promovimin e produktit”, tregon Daliani.

Por, biznesi i ri i Dalian Zogajt, është vetëm njëri ndër qindra që ndër vite është ndihmuar nga Qendra Inovative e Kosovës.

Uranik Begu, drejtor i kësaj qendre, tha se për nëntë vite punë, janë ndihmuar rreth 450 biznese të reja.

“Ajo që ne si ICK po mundohemi ta ofrojmë si shërbim, është që sidomos ekipeve të reja po mundohemi t’iu ofrojmë hapësirën e duhur, këshilldhënien, mirëpo edhe ndihmesën financiare përmes granteve, sigurisht ku ato nevojiten”, tha Begu.

Kosova përballet me migrimin të rinisë dhe shkallë të papunësisë brenda kësaj kategorie.

Organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, në hulumtimin e quajtur “Kostoja e Emigrimit të të Rinjve” thekson se nga largimi i popullsisë, gjenerohet një humbje vjetore në produktin e brendshëm bruto, prej 519 milionë euro.

Sipas një studimi të fondacionit FES, papunësia e të rinjve në Kosovë është një problem i madh dhe “ndikimi i saj është shumëdimensional”./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Teknologji

Është Iphone më i shtrenjtë në botë/ Zbuloni arsyen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Së pari, mbani mend se ‘Pro Max” nuk është për të gjithë. Apple ka prezantuar nje model, dhe deri më tani është më i shtrenjtë. Është “Iphone 13 Pro Max Gold”.

Janë katër modele të reja këtë vit: “iPhone 13 Mini”, “iPhone 13”, “iPhone 13 Pro” dhe “iPhone 13 Pro Max”.

Çmimet fillojnë nga 699 dollarë më i liri, por “Iphone pro max gold” do t’ju kushtojë diku nga 999 dollarë në 1,599 dollarë. Kjo sepse ju do të përfitoni ekranin me Super Retina XDR të Apple.Këtë herë ekrani është bashkaur me teknologjinë ProMotion, të huazuar nga iPad Pro.

Gjithsesi le të lemë pas ekranin dhe të përqendrohemi aty ku shumices i intereson të dijë. Ky model i ri I-phone, ka tre lente gjithsej.

Së pari është Telephoto, për fotografi të stilit portret-me një distancë fokale 77 mm, zmadhim optik 3x dhe një hapje f/2.8.



Dhe pastaj është kamera më tipike Wide, me një gjatësi fokale 26 mm, një hapje me anf/1.5 dhe stabilizues optik të imazhit me ndërrim sensori.

LEXO EDHE:  Të shkruajmë drejt gjuhën tonë shqipe!

LEXO EDHE:  Zyrtarizimi i gjuhës shqipe/ Meta mesazh shqiptarëve në Maqedoni

Sipas the Sun, një nga veçoritë më të mira të reja është fotografia makro, një shtesë e kërkuar prej kohësh. Kjo përdor lenten ultra të gjerë për t’u përqëndruar në objekte në një distancë minimale prej 2 cm.

Në të njëjtën logjikë, Macro punon edhe për video.Mund të afroheni shumë dhe të kapni nivele të detajeve që thjesht nuk do t’i shihni me syrin e njeriut.

Marrja e fokusit të duhur dhe një imazhi të qëndrueshëm është pak e ndërlikuar për shkak të faktit se sa afër jeni me objektin, por e kuptoni atë shumë shpejt. Një nga pikat kryesore të Apple gjatë fjalimit kryesor ishte “Modaliteti kinematografik”. Së pari, kjo ju lejon të xhironi pamje me thellësi të rregulluar të fushës, e cila duket shumë e lezetshme.

Për adhuruesit e vërtetë të kamerës, ekziston mundësia për të filmuar në ProRes, format video me cilësi të lartë të Apple (duke arritur në 8K) për redaktim dhe transmetim profesional./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Sulmet kibernetike/ NASA jep udhëzimin si ti parandalojmë

Publikuar

-

Nga

cna lajm teknologji

Sot pothuajse i gjithë njerëzimi është i përfshirë nga pasiguria digjitale.

Për këtë arsye NASA na prezanton mënyrën më të thjeshtë që rezulton se është mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë, fikja dhe rindezja e telefonave dhe kompjuterave, mund të pengojë hakerët që të vjedhin të dhënat.

Rindezja e shpeshtë e telefonave nuk do të ndalojë ushtrinë e kriminelëve kibernetikë ose firmat e paguara për spiunazh që kanë mbjellë dyshime në lidhje me sigurinë dhe privatsinë digjitale. Por metoda e rindezjes së shpeshtë të telefonave mund ta bëjë më të vështirë vjedhjen e të dhënave nga hakerët.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi vitin e kaluar një udhëzues mbi “praktikat më të mira” për sigurinë e pajisjeve mobile, në të cilin rekomandon rindezjen çdo javë të pajisjeve mobile si një mënyrë për të frenuar hakerimin.

Sipas Dily Mail, Neal Ziring, drejtori teknik i Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, tha se telefoni i tij inteligjent është programuar që të fiket dhe rindizet automatikisht çdo natë. Ky veprim i thjeshtë, thotë ai, e vështirëson punën dashakeqe të hakerëve.

LEXO EDHE:  Gjenevë, aty ku veturat luksoze “flasin” edhe shqip!

LEXO EDHE:  Gjenevë, aty ku veturat luksoze “flasin” edhe shqip!



Këshillat për rindezjen e telefonit inteligjent në mënyrë periodike pasqyrojnë pjesërisht një ndryshim në mënyrën se si hakerët më të mirë po bëjnë veprimë në pajisjet celulare, shkruan CNA.al.

Zakonisht, pasi hakerët futen në një pajisje ose rrjet, ata kërkojnë mënyra për të qëndruar brenda sistemit duke instaluar një program të dëmshëm në sistemin e skedarëve në rrënjët e programit operues të sistemit.

Zoti Ziring thotë se ajo metodë është bërë më e vështirë pasi kompanitë prodhuese të telefonave, si Apple dhe Google, kanë siguri të fortë për të bllokuar programe keqbërëse në sistemet e tyre operuese.

Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e aplikacioneve që instaloni. Shkarkoni vetëm ato që ju nevojiten. Kur një aplikacion nuk ju duhet më, fshijeni. Duke bërë këtë zvogëloni mundësinë e sulmeve kibernetike”, shprehet ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Fëmijët “pre” e një sfide kriminale/ Reagon “TikTok”

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

TIKTOK -ut i është dashur të ndalojë një sfidë të bërë virale që inkurajon fëmijët të vjedhin nga shkollat ​​e tyre.

Ky trend i dëmshëm në TikTok quhet “shuplaka mashtruese”.

Sipas The Sun, fëmijët që e aplikojnë duhet të perdorin termin “mbaroi” për vjedhjen me sukses të diçkaje.

“Sfida mashtruese” shfaqet shpesh në video të fëmijëve që vjedhin gjithçka munden nga shkolla.

Në lidhje me këtë situate, TikTok njoftoi se çdo video e lidhur me sfidën do të hiqet nga platforma.

Aplikacioni gjithashtu theksoi se përdoruesit e TikTok duhet të jenë të sjellshëm me shkollat ​​dhe mësuesit e tyre.



Faqja zyrtare në Twitter TikTok shkroi: “Ne po heqim këtë përmbajtje  dhe po ndjekim “hashtags” për ta ndaluar këtë situatë. Gjithashtu do të jemi të vëmendshëm në raste përseritje”.

LEXO EDHE:  Vendosja e gjuhës shqipe/ Sfidat e institucioneve të Maqedonisë

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i ligjit për gjuhën shqipe/ Reagon kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri

Më vonë shtoi: “Ju lutemi tregohuni të sjellshëm me shkollat ​​dhe mësuesit tuaj.”

Thuhet se ata të cilët e kishin aplikuar këtë trend kishin grumbulluar qindra miliona shikime.

Shumica e videove janë redaktuar për tu bërë pjesë e këngës, së Lil B “Ski Ski BasedGod”, shkruan CNA.al

Një zëdhënës i TikTok na tha: “Ne presim që komuniteti ynë të jetë i sigurt, dhe ne nuk lejojmë përmbajtje që promovon ose mundëson aktivitete kriminale”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE