Connect with Us

“S’isha më e forta as më e shpejta”/ Yuri Kim, mesazh nga Mali i Korabit

Aktualitet

“S’isha më e forta as më e shpejta”/ Yuri Kim, mesazh nga Mali i Korabit

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Nga maja e Malit të Korabit, ku dhe është ngjitur,  Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka bërë apel për çuarjen e qëllimeve deri në fund.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se ngjitja në majën më të lartë, i kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit, për të shkuar deri në fund dhe për mos të hequr dorë.

Nuk e di nëse është sepse rrënjët e familjes sime janë në male, por unë gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë pavarësisht vendit. Ndërsa verës po i vjen fundi, unë jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme. Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën e majës më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra e lartë! Unë nuk isha më e shpejta ose më i forte, dhe u desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne qëndruam dhe arritëm në majë. Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit në qëllimin tuaj, të qenit i rrethuar nga miq që ju inkurajojnë dhe qëndrojnë me ju deri në fund, dhe kurrë mos hiqni dorë. Njëra këmbë para tjetrës, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku,” shkruan Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Spartak Ngjela flet për dosjen që dërguan në PD/ “Basha me shpirt ndër dhëmbë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha SHBA i ka dhënë një dosje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe se ai me shpirt ndër dhëmbë ka kërkuar përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Në emisionin “Breaking” në Top Neës, Ngjela tha më tej se nuk e kuptonte se çfarë kërkonte Berisha me lëvizjen që kishte nisur.

Unë nuk e kuptoj se çfarë po kërkon Berisha. SHBA i dha një mundësi PD-së, largoni personin “non grata” dhe të vazhdojmë bashkëpunimin. Me shpirt nëpër dhëmbë e bëri Basha. Liderit të PD i kanë dhënë edhe një dosje. Ç’faj kanë shqiptarët që Amerika të ka nxjerrë ty “non grata”?”, është shprehur Ngjela.

LEXO EDHE:  “Shumë sfida para nesh”/ Kim dhe Soreca takohen para zgjedhjeve. Çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  Kushtetuesja dhe reformat/ Yuri Kim “godet” ashpër politikanët: Duhet të përgjigjen, i detyrohen shqiptarëve



Më tej ai ka deklaruar se ishte në dijeni të vendimit të Bashës, se çfarë qëndrimi do të mbante ai.

Unë e dija se Basha do ta merrte këtë vendim. Basha do të forcohet në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri. Berisha po tenton ta dëmtojë përmes turit. Kur ta godasë turin politika amerikane, do marrë fuqi Basha. Fuqia e Bashës është në dëm të Ramës, balancohen krahët e politikës. Do ketë një konkurrencë normale në politike. Dalin këto të miat”, ka thënë Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rreziku është i madh”/ Tritan Shehu “nxjerr zbuluar” Ramën: Ka vetëm një zgjidhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti I PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimit të këtij të fundit për krizën energjitike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se Rama duhet t’iu tregojë shqiptarëve se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë here.

Duke iu referuar edhe menaxhimit të situatës së pandemisë së Covid-19. Tritan Shehu shkruan se Rama e çoi vendin në greminë.

Po ashtu ai thekson se për këtë situatë të krijuar në vendin tonë, nuk ka tjetër “mjekim”, por vetëm një zgjidhje që sipas tij është largimi i Ramës.

Sot, Rama kur thote: “kriza” energjitike, goditje si Covid, duhet të shpjegoje se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë herë.

Se me Covid-in deri tani na ka bërë ta “paguajmë” me 16 mijë të vdekur, mbi 150 M.Euro të paguara nga xhepi i qytetarëve, shëndet të shkatërruar.

Edhe “fushatën” Covid e filloi një ditë duke projektuar “kodra me varre”, autokolona me arkivole, tanke e autoblinda nëpër rrugë…..pastaj zhdukje, fshehje,”avullim” të tij!

Dhe në fakt e shpuri vendin deri aty, deri në “greminë” me keqmenaxhimin e tij.

Kështu tashmë kemi arritur në “majën” e Botës për numrin e viktimave, për mjekët e humbur, dëmin shëndetësor e ekonomik të qytetarëve.



LEXO EDHE:  Yuri Kim bën lëvizjen e papritur/ Mbledh ‘kokë më kokë’ në Presidencë Metën, Ramën dhe Bashën

LEXO EDHE:  Yuri Kim bën lëvizjen e papritur/ Mbledh ‘kokë më kokë’ në Presidencë Metën, Ramën dhe Bashën

Dhe për këtë “krizë” kështu doli, një të djelë, duke ndjellur më të eqen, duke bërë Kasandrën.

Pra realisht rreziku është i madh:

Por këtë herë jo nga “kriza” reale, por nga ajo, që Rama ka në mendjen e tij, ka në projeksionet e tij.

Në atë që ky Kryeminister e Qeveri e dështuar, në amulli e coroditje të plotë, kërkon t’i ofrojë përsëri shqiptarëve.

Për të keqen e tyre!

Dhe kjo do vazhdojë deri sa ky regjim të shembet.

Tjeter “mjekim” nuk ka, as “ilace”, as “vaksina”.

Duhet vetëm “kirurgji”, dhe shumë e gjerë kjo!”-shkruan Tritan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

FOTO-Stuhi ere në Tiranë/ Rrëzohet pema në liqenin artificial

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Që prej ditës së djeshme Shqipëria është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm më erëra të forta.

Kjo ka bërë që sot të rrëzohet një pemë në liqenin artificial në Tiranë.



Fatëmirësisht rrëzimi i pemës nuk ka shkaktuar asnjë të lënduar vetem disa dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE